Një mënyrë e ëmbël dhe natyrale për të sjellë në botë një fëmijë ku i vogli vijon të mbetet në kontakt me plaçentën. Por ama jo të gjithë e mbështesin lindjen natyrale.
Në vitet e fundit është rritur në fakt interesi për natyralitetin e lindjes. Nëna të ndryshme për shembull kanë zgjedhur të sjellin në jetë fëmijën e tyre në shtëpi, sigurisht të ndjekura nga një obstetër ekspert gati për çdo emergjencë.
Mendohet në fakt se shtrimi në spital dhe pamundësia për të ndjekur momentet natyrale që vijën pas lindjes së fëmijës mund të shkaktojnë traumë te i porsalinduri dhe tek nëna. Ai që e beson këtë sigurisht që e njeh Lotus Birth, mënyra e lindjes që parashikon që kordoni ombelikal të mos hiqet menjëherë.
Çfarë është Lotus Birth?
Pas fekondimit në brendësi të barkut të nënëns zhvillohet fetusi dhe placenta, të formuara nga e njëjta qelizë (dhe me të njëjtën ADN). Në lindje, me prerjen e kordonit, fëmija ndahet nga placenta. Por Lotus Birth që e ka marrë emrin nga një infermiere kaliforniane që e kërkoi për herë të parë në 1974 kur lindi fëmijën e saj, siguron që kjo të mos ndodhë, duke mbështetur atë që shihet si një mënyrë më e ëmbël, e ndjeshme për të ardhur në jetë. I porsalindur ri ende i lidhur me plaçentën pak ditë pas lindjes, zakonisht 3 ose 4, dhe ndahet në mënyrë natyrale (ajo që themi në gjuhën e përditshme kur plaçenta është shkëputur nga fëmija ‘i ra kërthiza’).
Avantazhet e Lotus Birth
Kush mbështet këtë mënyrë lindjeje e kupton që ndarja e bebes nga nëna është vetë pak traumatike, kështu që fëmijës i jep një periudhë tranzicioni gjatë së cilës do të marrë dhe të gjithë gjakun nga kordoni në momentin e lindjes, shumë i rëndësishëm ky për sistemin imunitar dhe vjen në botë me të gjithë qetësinë e mundshme.
Një tjetër aspekt është frymëmarrja: në lindje kalohet nga mjedisi i placentës në ajër që e thith nga mushkëritë. I porsalinduri duhet ende të mësojë të marrë frymë vetë, dhe nëse placenta nuk është shkëputur do të mësojë ta bëjë këtë gradualisht. Në të kundërt do të duhet ta mësojë shpejt të marrë ajër nga hunda, çka i shkakton ndjesinë e mbytjes.
Si të zgjedhim Lotus Birth?
Informacioni, kur e zgjedh këtë metodë për shëndetin e fëmijëve është i domosdoshëm. Hapi i parë që duhet bërë nëse jeni kurioz për Lotus Birth është sigurisht të mbledhësh sa më shumë të dhëna. Ose librat që flasin për këtë, ose dhe komentet e nënave që kanë bërë këtë zgjedhje. E rëndësishme është që të dy prindërit të jenë dakord. Më pas një obstetër në momentin e lindjes është i disponueshëm për ta mbështetur e gjithashtu dhe në ditët pas lindjes, duke mbajtur dhe kontrolluar me kujdes dhe placentën.
Si ta mbash placentën?
Imagjino fëmijën tënd të porsalindur, kordoni që del nga barku dhe është i lidhur me placentën. Si do veproni me të porsalindurin? Placenta vendoset në një kullesë ose tas, dhe thjesht e mbështjell me pambuk afër fëmijës. Mos përdorni plastikë! Kujdesi placentar është një proces i thjeshtë. Do të duhet të vishni fëmijën me veshje që lidhen nga përpara për të lënë të lirshëm kordonin. Pas 24 orësh nga lindja këshillohet që të spërkatni me kripë detin nga të dy anët, duke e përsëritur këtë procedurë çdo ditë. Nëse kordoni gjatë tharjes bie në mënyrë natyrale, mund ta lani me delikatesë e më pas ta thani me tampon. Shkëputja nuk duhet bërë me zor por në mënyrë natyrale.
Disa nëna e dekorojnë placentën me aromë apo lule. Por mos u shqetësoni pasi placenta nuk vjen erë të keqe, sepse thahet dhe nuk dekompozohet./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…