ORL

Çfarë është Septumi Nazal dhe problemet që provokon

Septumi nazal është muri ndarës i zgavrës së hundës në dy gjysma të barabarta i përbërë nga një skelet qëndror mbështetës i mbuluar nga të dyja anët me një membranë të trashë.

Në shumë raste forma e saj është shkak për krijimin e sinusitit kronik. Pjesa më e madhe e Septimit nazal është e përbërë nga kërcet dhe e mbuluar nga lëkura e pasur me enë gjaku. Por në rastet kur ky septum është i devijuar nga vija ndarëse në mënyrë të barabartë ai jep një sërë probleëmesh si vështirësi në frymëmarrje, dhe që çon më pas në infeksione të vazhdueshme.

Dr. Andrea Palmieri, mjek ORL në Spitalin Amerikan në Tiranë, jep më shumë detaje për këtë patologji kaq të përhapur në një intervistë në faqen zyrtare të Spitalit.

Simptomat

Jo gjithmonë devijimi krijon shqetësime, prandaj jo të gjithë e dinë që i kanë.

Në raste të tjera, pacientët i drejtohen mjekut për shkak të vështirësive në frymëmarrje, për shkak të skuqjes ose “Apnea e gjumit”.

Epitaksi (gjak nga hundët) dhe sinozit me ose pa sekrecione ose me ose pa dhimbje koke janë simptomat e tjera që e çojne pacientin tek mjeku specialist.

Kini kujdes që të mos e teproni me ilaçet ose spray lirues. Përdorimi i këtyre medikamenteve mund të rrisë intensitetin e simptomave, të krijojë varësi dhe efekte anësore të rëndësishme.

Diagnostikimi

Vizita duhet të realizohet me endoskopi, e cila lejon të kuptojmë nëse ka sekrecione patologjike. Nëse është e nevojshme, për më shumë informacion duhet të kërkohet një torografi e kompjuterizuar mbi septumin, por edhe për sinuset paranazale.

Septoplastika kryhet me anestezi të përgjithshme, në mënyrë endoskopike pa ndryshime estetike të hundës, pa hematoma në fytyrë dhe zgjat më pak se një orë. Normalisht, për 2 ditë problemi zgjidhet dhe mund të riktheheni aktivitetit tuaj normal.

Pasi të jetë bërë diagnoza, mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është drejtimi i septumit me ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni zgjat më pak se një orë, bëhet në endoskopi dhe me kirurgji mininvazive. 1 natë qëndrimi në spital, 1 ose 2 netë me tampon ose fasho nazale shumë të rehatshme dhe pa dhimbje. Nëse është e nevojshme gjatë operacionit, mund të hiqen polipet e hundës dhe sinoziti.

Shkalla e dhimbjes për një septoplastikë nga 0 në 10 është 2-3.

Kur këshillohet ndërhyrja?

Ndërhyrja këshillohet kur simptomat janë të përsëritura dhe shqetësuese, si psh;

Vështirësi në frymëmarrje
Gërhitje –
“APNEA e gjumit”
Sinozit dhe Rinosinozit

Hunda, është vendimtare për funskionimin e duhur e të gjithë sistemit të frymëmarrjes. Ky organ, jo vetëm filtron, pastron, lagështon dhe ngroh ajrin në hyrje, ftoh dhe bën tharjen e ajrit që del.

Nëse nuk funksionon mirë për shkak të devijimit të septiumit nazal, shkaktohet një gjendje acarimi, e cila vazhdon dhe në një afat të shkurtër mund të krijojë probleme me frymëmarrjen dhe të ketë gjakrrjedhje nga hundët, ndërsa për një kohë të gjatë mund të çojë në hipertrofi të turbullt, sinozit, zhvillimin e polipinaleve dhe dhimbje koke. Për ti dhënë fund devijimit të septumit mund të çojë në gërhitje dhe Apnea të gjumit.

Septumi nazal mund të jetë i dejivuar që në lindje ose gjatë zhvillimit të fytyrës, por mund të shkaktohet edhe pas një traume, shpjegon Dr. Andrea Palmieri.

Edhe plakja luan një rol të rëndësishëm, me kalimin e viteve çrregullimet e frymëmarrjes bëhen serioze. Problemi konsiston në një devijim të shtresës së hollë (e përbërë nga kocka dhe kërce) midis 2 zgavrave të hundës, kjo zhvendosje kufizon kanalin në njërën anë dhe zvogëlon rrjedhën e ajrit dhe kompromenton funksionimin e të gjithë hundës.

Të mos ngatërrohet me Rinoplastikë për qëllime estetike

Shumë pacientë përfitojnë nga korrigjimi i septumit nazal për të rimodeluar pamjen e jashtme të hundës. Septoplastika (funksionale) duhet të dallohet nga Rinoplastika (estetike).
Sidoqoftë, rreth 70% e ndërhyrjeve të Rinoplastikës estetike ka nevojë të korrigjojë septumin nazal. Rinoplastika estetike është një operacion i rëndësishëm, i cili nëse mund të kryhet nga kirurgë pa përvojë, mund të çojë në probleme serioze estetike të fytyrës dhe funksionale për frymëmarrjen. Ndërhyrja zgjat rreth 2 orë, dhe duhen pak muaj për të stabilizuar hundën./ Spitali Amerikan

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago