Gjinekologji/ Andrologji

Menopauza, cilat janë simptomat dhe në çfarë moshe fillon

Menopauza është pjesë natyrale e plakjes, e cila zakonisht ndodh kur gruaja është mes moshës 45 dhe 55 vjet, ndërkaq zakonisht shfaqet kur nivelet e estrogjenit në trup fillojnë të zvogëlohen.

Gjatë kësaj kohe, menstruacionet rrallohen ose ndalen papritmas, ndërsa menjëherë pas menopauzës femrat nuk mund të mbesin shtatzënë.

Rreth një në 100 femra e përjetojnë menopauzën para moshës 40 vjet, e kjo ndryshe njihet edhe si menopauza e parakohshme.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e menopauzës?

Simptomat e menopauzës mund të dallojnë nga individi në individ.

Simptomat menopauzale mund të shfaqen muaj apo vite para se të ndalen menstruacionet, ndërkaq mund të zgjasin deri në katër vjet pasi t’i keni përfunduar menstruacionet.

Simptomat përfshijnë:

– Skuqje të lëkurës
– Menstruacione të çrregullta
– Vështirësi për të fjetur
– Ankthi dhe humbje vetëbesimi
– Disponim i ulët dhe depresion
– Djersitje gjatë natës
– Tharësi vagjinale ose mungesë komforti gjatë seksit
– Epsh më të vogël seksual
– Probleme me përqendrim apo kujtesë
– Shtim të peshës

Çfarë e shkakton menopauzën?

Menopauza shfaqet kur hormonet gjinore të trupit fillojnë të ndryshojnë, e kjo ndodh në mënyrë natyrale me moshën.

Vezoret tuaja e reduktojnë sasinë e estrogjenit që prodhohet dhe ndalojnë së liruari vezë çdo muaj.

Nuk ka ndonjë shkaktar të saktë se përse ndodh menopauza e hershme para moshës 45 vjet.

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

2 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago