Dermatologji

Trajtimi i Psoriasis, terapitë dhe kundërindikacionet

Trajtimi i psoriasis varet nga situata klinike e pacientit. Nuk ekziston një kurë e përcaktuar por trajtime të ndryshme për të kontrolluar sëmundjen dhe simptomat.

Shenjat e saj janë inflamacioni, skuqja, tharja e lëkurës dhe djegiet. Trajtimet e Psoriasis konsistojnë në terapitë topike, fototerapi dhe foto kemioterapi, ilaçe sistematike nga goja dhe terapitë biologjike.

TRAJTIMI I PSORIASIS
Terapitë topike
Janë trajtime fillestare që aplikohen në pjesën më të madhe të pacientëve. Konsiston në aplikimin e kremit dhe locionit për lezionet e lëkurës.
Mes ilaçeve më të përdorura për psoriasin janë analogë të vitaminës D, kortikosteroide topike, Keratolitikët, Retinoidet tipike dhe Katrani i karbonit.

Analogë të vitaminës D janë kalcitrioli, kalcipotrioli dhe tacalcitoli. Më efikasi është kalcipotrioli. Përgjigja klinke e këtyre analogeve është më e ngadaltë se kortikoidet me fuqi më të lartë. Por është më e sigurtë dhe ideale për trajtime afatgjata.

Ato këshillohet të përdoren me një kortikosteroid për përdorim topik, pasi kombinimi është më efikas se marrja vetëm e analogut të vitaminës D.

Por dhe pse janë më të sigurtë analogët e vitaminës D kanë dhe një efekt të padëshirueshëm shumë të rëndësishëm. Mund të iritojnë lëkurë e acaruar, kështu që duhet të keni parasysh që të mos ekspozoheni në diell pasi ta keni aplikuar.

Kortikosteroidët topikë
Ky grup ilacesh reagon kryesisht duke pastruar lëkurën dhe duke reduktuar inflamacionin. Përdoren ato me fuqi të ulët për zonat më delikate siç është fytyra, dhe ato më të fuqishmet për lëkurën e kokës dhe zona më të mëdha si dora dhe këmba.

Në fillim këshillohet të aplikohen ata me fuqi më të lartë për të vijuar më pas me ato më delikate. Për më tepër është e nevojshme që të ndërlidhen me terapi të tjera si ajo me analogët e vitaminës D.

Por sërish duhet të keni kujdes dhe me këtë kategori ilaçesh, pasi kanë një efekt kolateral topik dhe sistemik. Mes këtyre efekteve lokale janë për shembull rrallimi i epidermës, zbardhje e lëkurës për shkak të frenimit të melanociteve, acne rosacea dhe purpura.

Efektet sistemi janë më pak të shpeshtë por më të rënda. Mes tyre janë aksi hipotalamik-hipofizës dhe Sindromi Cushing.

Për të shmangur këto efekte këshillohet aplikimi maksimumi dy herë në ditë.

Keratolitikë: acidi acetilsalicilik (aspirina)
Aspirina apo acidi acetilsalicik jo vetëm që kufizon eleminimin e pllakave të dëmtuara të lëkurës, favorizon rinovimin e indeve dhe fuqizon efikasitetin e ilaçeve që përdoren duke lehtësuar përthithjen e tyre. Kështu që bëhet fjalë për një trajtim plotësues.

Retinoidët topikë
Këta janë analogë të vitaminës A. Tazaroteni është për momentin i vetmi i disponueshëm për trajtimin e psoriasis dhe përdoret bashkë me kortikosteroidët.

Për shkak se shkakton irritim të lëkurës, duhet shmangur përdorimi në fytyrë. Si të gjithë analogët e vitaminës A, është i ndjeshëm ndaj dritës dhe teratogjenik, pra nuk këshillohet për gratë shtatzënë.
Katrani i karbonit

Ky është trajtimi më antik i Psoriasis. Ky preparat me bazë katranin e karbonit aplikohen për rrudhat e lëkurës, edhe pse era e tyre nuk është fortë e kënaqshme dhe njollos lehtësisht rrobat.

Gjithashtu janë të ndjeshme ndaj dritës dhe duhet shmangur ekspozimi në diell pasi ti keni aplikuar.

Fototerapia dhe foto kemioterapia
Kjo bëhet kur pacienti nuk i përgjigjet në mënyrën e duhur terapive topike, apo kur shenjat janë shumë të përhapura.

Fototerapia bëhet me rrezet UVB dhe bashkëlidhet me tazarotenin, analogët e vitaminës D ose trajtimet sistemike.

Foto kemioterapia njihet dhe me emrin PUVA. Ajo konsiston në kombinimin e rrezeve UVA pas administrimit topik apo oral të një psoraleni që vepron si një foto-sensibilizues. Përdorimi i tij është një alternative tek pacientët ku UVB nuk japin rezultate. PUVA, në fakt ka një efikasitet më të lartë dhe efekt më të zgjatur edhe pse shoqërohet me basalioma (karçinomë e qelizave bazë) dhe melanoma.

Ilaçet sistematike orale
Trajtimi sistematik jepet në rastet kur nuk ka reagime ndaj terapive të tjera. Ajo bazohet në marrjen e imunosupresantëve dhe retinoidëve.

Përsa i përket kategorisë së parë më i përdoruri është metotreksati, veçanërisht në trajtimet afatgjata. Pacienti kontrollohet në mënyrë konstante për shkak të efekteve të rënda kolaterale. Shtatzënia duhet të shmanget të paktën tre muaj pas trajtimit.

Mes ilaçeve të imunosupresantëve është dhe përdorimi i ciklosporinës orale. Ka një efikasitet të ngjashëm ose më të lartë se metotreksati, por është nefrotksik dhe shkakton hipertension. Kështu që kërkohet një vëzhgim konstant i pacientit. Kjo rekomandohet për trajtime afatshkurtra.

Retinoidët
Acitretina, analoge e vitaminës A mund të konsiderohet një alternativë për pacientët që vuajnë nga psoriasis pustulare dhe imunosupresioni dhe që për pasojë nuk mund të marrin ilaçe të kategorisë së imunosupresantëve.

Mund të kombinohet me UVB ose PUVA, por ësht ëmë pak efikase se ciklosporina. Për më tepër që ruan teratogjenezën deri në dy vite pas trajtimit.

Terapitë biologjike
Këto janë për pacientë që nuk mund ti trajtohen asnjë lloj tjetër trajtimi që përmendëm më lart.

Ustekinumab është një ilaç biologjik specifik për psoriasin. Ajo kërkon një vëzhgim konstant për të kontrolluar efektet e padëshiruara, pasi efektet afatgjata nuk dihen./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago