Dieta FMD është krijuar nga doktor Valter Longo, drejtor i Longevity Insitute në Universitetin e Kalifornisë. Projekti i tij ishte të përcaktonte një regjim ushqimor që krijonte mundësinë e djegies së yndyrnave të trupit, ngadalësimin e plakjes dhe përmirësimin e shëndetit dhe qelizave të pankreasit.
Lexo edhe- Çfarë është dieta FMD që vonon plakjen?
Por si funksionon kjo dietë dhe ushqimet që duhet të konsumoni dhe jo. Ajo ndahet në tre faza:
Faza e I që përfshin dy ditë është “lësho stresin dhe qetëso veshkat”
Faza e II, tresni yndyrën e ruajtur dhe ndërtoni muskujt.
Faza e II zgjat tre ditë dhe djegia e kalorive, përqëndrimi tek hormonet dhe shëndeti i zemrës.
Në fazën e parë duhet të hani:
Orizin kaf
Makaronat e orizit kaf
Quinoa
Tërshërë
Mango
Mollë
Fiq
Portokall
Mish viçi
Mish gjeli
Thjerrëza
Në këtë fazë nuk duhet të hani:
Ushqime me sheqer të rafinuar
Grurë
Misër
Lëngje
Fruta të thata
Mish me yndyrë të lartë
Produktet me bazë qumështin, përfshire dhe djathin
Kjo fazë përfshin mëngjesin, drekën dhe darkën dhe mesvaktet me fruta. Mëngjesi duhet të jetë me drithëra, fruta e perime. Kjo rutinë sipas ekspertit mëson trupin të përdorë ushqimin si energji në vend që ta depozitojë në formë yndyre.
Në fazën e dytë duhet të hani:
Zarzavate me gjethe jeshile, si kale, sallata jeshile
Brokoli
Lakër
Qepë
Asparag
Mish viçi
Mishi i bardhë, pule
Peshk me pak yndyrë
E bardha e vezëve
Nuk duhet të hani:
Fruta apo lëngje frutash
Drithëra, përfshi dhe misrin dhe grurin
Sheqer të rafinuar
Mish me yndyrë të lartë
Produktet me bazë qumështin, përfshire dhe djathin
Në këtë fazë theksi është tek ushqimet që do të ndërtojnë muskuj. Ashtu si faza e parë dhe kjo ka tre vaktet kryesore dhe dy mesvakte. Në vaktet kryesore duhet të përfshihet proteina dhe perime, ndërsa mesvaktet mund të konsumoni mishin e viçit ose pulës.
Në fazën e tretë mund të hani:
Arra, fruta të thata dhe gjalpi i tyre
Avokado
Arrë kokosi
Ullinj
Salmon
Manaferrat
Asparag
Bathë
Lulelakër
Quinoa
Alga deti
Mish viçi dhe mëlçia e pulës
Nuk duhet të hani:
Portokalle
Pjeshkë
Mango
Mish lope
Mishin e shpendëve
Misër dhe grurë
Sheqer i rafinuar
Produktet me bazë qumështin, përfshi dhe djathin
Kjo fazë përfshin mëngjes me fruta, ushqime proteinike, drithëra dhe perime. Dreka përmban burim yndyre me perime dhe fruta dhe darka burim yndyre, perime dhe produkte amidoni. Mesvaktet përfshijnë yndyrë të shëndetshme dhe perime.
Mos harroni, gjithmonë duhet të keni parasysh nëse doni të nisni një dietë duhet të ndiqni këshillat dhe rekomandimet e mjekut./ MeMjekun.com
Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…
Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…
Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…
Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…
Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…
Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…