Gjinekologji/ Andrologji

Mpiksje të gjakut gjatë menstruacioneve? Këto janë shkaqet

Prania e mpiksjes së gjakut gjatë menstruacioneve zakonisht është një fakt normal, por megjithatë është një aspekt që duhet mbajtur në kontroll për të kuptuar nëse lidhet me probleme të tjera.

Asnjëherë nuk është ide e keqe të kërkosh këshillën e gjinekologut. Çdo trup është unik dhe çdo grua e përjeton ciklin menstrual në mënyra të ndryshme, prandaj prania e mpiksjes së gjakut nuk duhet të jetë alarmante.

Cilat janë mpiksjet e gjakut që shfaqen gjatë menstruacioneve? Për të kuptuar më mirë se çfarë janë mpiksjet e gjakut që shfaqen herë pas here gjatë periudhës së menstruacioneve, duhet të kemi në konsideratë disa aspekte:

Muret e mitrës ndryshojnë gradualisht pamjen për të përgatitur trupin për një shtatzëni të mundshme. Ato bëhen më të trashë dhe janë të mbuluara me inde të reja për të mirëpritur fetusin në rast ngjizjeje.

Nëse nuk ndodh ngjizja, muret e mitrës zvogëlohen gradualisht duke çuar në menstruacione.

Kur kemi një plagë, gjaku mpikset. Bëhet fjalë për një mekanizëm mbrojtës për të shmangur humbjen e tepër të gjakut. Sidoqoftë, gjatë ciklit, është e nevojshme që gjaku të rrjedhë vazhdimisht për të nxjerrë indet e dendura. Për këtë arsye mitra gjeneron një antikoagulant natyral.

Nëse cikli është i bollshëm dhe fluksi i gjakut kalon kapacitetet e trupit për të prodhuar antikoagulant ndodhin mpikjes menstruale.

Zakonisht këto mpikjse kanë përmasat nga 5 mm në 4 cm dhe janë më të shpeshta të gratë që kanë cikël menstrual të dendur. Tek ato me fluks më të lehtë nuk janë të pranishme.

Tjetër e dhënë që duhet të merret në konsideratë është se normalisht mpikjes ndodhin gjatë natës. Ndonjëherë formojnë një masë që të tremb.

SHKAQET Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit tek gratë mund të jetë problem i madh. Është e zakonshme që tek gratë që kanë fluks të lartë menstrual të ketë rënie të nivelit të këtij elemtni. Më pak hekur është i pranishëm në organizëm, më shumë probleme do të ketë mita të gjenerojë antikoagulimin e saj natyra; Për këtë arsye mungesa e hekurit çon në mpiksje gjaku. Mbani në kontroll periodikisht nivelin e hekurt dhe konsultohuni me mjekun nëse duhet marrë suplement.

Çekuilibër i vogël hormonal

Mpiksja e gjakut gjatë menstruacioneve është më e pranishme tek adoleshentet dhe tek nënat që sapo kanë lindur. Kjo ndodh për shkak të çrregullimeve të vogla mes estrogjenit dhe progresteronit, një fenomen që mund të ndodhë dhe pak para menopauzës.

Aborti spontan

Kjo është diçka që gratë në moshë fertiliteti duhet ta kenë në konsideratë. Prania e papritur e mpiksjes së gjakut me ngjyrë në të verdhë ose gri, fatkeqësisht mund të jetë e lidhur me një abort spontan. Është e panevojshme të thuhet, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku ose gjinekologu

Endometrioza

Ajo është një sëmundje e heshtur që godet miliona gra. Kur cikli menstrual është shumë i dhimbshëm është një ngjarje që duhet të merret në konsideratë.

Endometrioza prek organet riprodhuese femërore dhe karatekrizohet nga formimi i një shtrese shumë të dendur rreth mitrës dhe organeve përreth. E gjithë kjo shkakton dhmbje dhe praninë e mpiksjes së gjakut gjatë menstruacioneve.

Sëmundjet gjinekologjike

Sëmundja inflamatore e legenit, për shembull shoqërohet zakonisht me një dhimbje të fortë barku në zonën e legenit dhe me mpiksje gjaku gjatë ciklit menstrual.

Ajo shkaktohet nga ngjitja më lart e baktereve të vaginës në organet e brendshme dhe që shkakton inflamacion të mitrës, gypit të Fallopit, peritoneumit dhe vezoreve. Ajo është një sëmundje e dhimbshme dhe një nga problemet gjinekologjike më të zakonshme. / MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago