Të njohim ilaçet/suplementet

Mjekimi i një plage të operacionit, si bëhet?

Duke folur për plagët e operacionit bëhet fjalë për prerjen e lëkurës me një instrument prerës që jep akses në vendin ku bëhet ndërhyrja kirurgjikale. Kjo plagë më pas mbyllet duke përdorur qepje, elemente ose ngjitës kirurgjikal në përfundim të operacionit.

Strukturat që përfshihen mund të jenë në apo nën lëkurë por edhe indet e thella më të buta, si muskujt. Lokalizimi i zonës ku ndërhyhet dhe mënyra e se si veprohet janë zgjedhje të kirurgut në bazë të patologjisë që është zgjedhur për të operuar pacientin dhe në bazë të vetë karakteristikave të pacientit. Tipi i plagës, lokalizimi dhe zgjatja e saj mund të përcaktojë dhe kohëzgjatjen e shërimit, shkallën e dhimbjes, rreziqet e komplikimevet dhe llojin e shenjës.

PROCESI I SHERIMIT
Shërimi i një plage kirurgjikale është i ndarë në një proces trefazik që shkakton trupi ynë sa herë që ka një dëmtim. Tre fazat e procesit mund të përshkruhen në këtë formë:

Faza inflamatore: e njohur dhe si faza mbrojtëse, është një reagim që organizimi jonë vepron menjëherë pas një dëmtimi dhe zgjat rreth 3-4 ditë. Karakterizohet nga dy procese në veçanti, përkatësisht hemostaza (që konsiston në ndërprerjen e gjakrrjedhjes) dhe inflamacioni. Në këtë fazë plaga është e skuqur, edematoze, shpesh e nxehtë dhe ka sasi të ndryshme të eksudatit.

Faza rindërtuese: nis pas rreth 4 ditësh nga dëmtimi dhe zgjat rreth 2-3 javë. Kjo fazë karakterizohet nga revaskulizimi i indeve dhe nga depozitimi i fibrave të kolagjenit. Në fund të kësaj faze zhvillohet procesi i kontraktimit të plagës,i përcaktuar nga veprimi i qelizave të specializuara (miofibroblaste) që ndërtojnë ura midis skajeve të plagës dhe më pas kontraktohen me qëllim mbylljen përsëri.

Faza e pjekurisë: kjo është faza finale e procesit të shërimit dhe nis pas ditës së 21-të nga operacioni. Bëhet fjalë për një proces veçanërisht të gjatë, që mund të zgjasë me muaj ose vite, dhe karakterizohet nga rimodelim i vazhdueshëm i indeve të shenjës.

Indet e dëmtuara mund të shërohen në mënyrë të vazhdueshme sipas tre mënyrave, duke përcaktuar dhe shkallën e humbjes së indeve.

Mënyra e parë: Shërimi ndodh kur kufijtë e plagës janë në kontakt të ngushtë me njëra-tjetrën dhe humbja e indeve është e kufizuar. Rezultati i këtij procesi shërimi është një shenjë e vogël.

Mënyra e dytë: Kur plaga është e madhe dhe ka kufij të largët, të ndarë nga një humbje e rëndësishme e indeve që kërkon një proces intensiv të përhapjes së qelizave. Në këtë rast rezultati karakterizohet nga një shenjë e madhe shpesh e tërhequr.

Mënyra e tretë: e njohur dhe si mbyllja sekondare e vonuar, karakterizohet nga një proces i gjatë shërimi për shkak të kundërindikimit për mbylljen e menjëhershme të plagës. Kjo ndodh në rastet e plagëve të vaskuluara dobët ose në raste infeksionesh.

Plagët kirurgjike përgjithësisht shërohen përmes një procesi shërimi sipas mënyrës së parë, përveçse në ato raste kur shfaqen komplikime infektive apo neurotike.

SI KLASIFIKOHEN PLAGET E OPERACIONEVE
Centers for Disease Control and Prevention i klasifikon plagët e operacioneve në katër tipologji të ndryshme në bazë të shkallës së kontaminimit të plagës.

E pastër, kur bëhet fjalë për plagë që vijnë nga një ndërhyrje kirurgjike në një zonë të painfektuar, pa përfshirë traktin respirator, gastrointestinal apo gjenito-urinar.

Te pastra-te kontaminuara, kur ndërhyrja kirurgjike ka të bëjë në traktin respirator, gastrointestinal apo gjenitourinar, në kushte të kontrolluara dhe pa një kontamimin domethënës të plagës.

Të kontaminuara, bëhet fjalë për ndërhyrje që bëhen mbi një traumë të fundit e të hapur. Në këtë rast bëhet referencë për ndërhyrjet që përfshijnë mosrespektimin e asepsis ose përhapje të konsiderueshme të përmbajtjes gastrointestinale ose ndërhyrje që përfshijnë një proces inflamator akut jo purulent (për shembull, një gangrenë e thatë).

E pisët ose e infektuar, kur bëhet fjalë për ndërhyrje mbi trauma të gjata me mbajtjen e indeve dhe ndërhyrje që përfshijnë procese infektive. Gjatë këtyre ndërhyrjeve, mikroorganizmat që shkaktojnë infeksion pas operacionit janë të pranishëm në fushën operative para operacionit.

KUR ZËVENDËSOHET MJEKIMI

Duke qenë se është një plagë e thellë ajo e operacionit, rreziku i infeksioneve është shumë i lartë. Pikërisht për këtë arsye 48 orë pas operacionit mjekimi i plagës nuk duhet zëvendësuar. Në momentin që do të bëhet ndërrimi i plagës duhet të jetë patjetër mjeku që do të japë të dhëna duke parë situatën e plagës.

PSE DUHET MJEKIMI I PLAGËS

Plaga e operacionit ka nevojë për mbrojtje me veshje të përshtatshme që vendoset në fund të operimit në sallën e operacionit dhe duhet të lihet në vend për 48 orët e ardhshme, përjashto rastet kur janë të ndotura dukshëm me gjak, apo material tjetër. Objektivi kryesor i mjekimit është ajo e

kontrollit të gjarrjedhjes pas operacionit
përthithjen e ekstrudit nëse është i pranishëm
lehtësimin e dhimbjes
mbrojtjen e indeve të reja duke u rikonstruktuar./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago