Mirëqenie

Si të pastroni mëlçinë dhe të bini në peshë

Shumë pak njerëz e dinë rëndësinë e mëlçisë së shëndetshme për të qenë të shëndetshëm dhe për të rregulluar metabolizmin e trupit. Sipas Fondacionit Kanadez të Mëlçisë, ky organ jetësor i trupit tonë kryen më shumë se 500 detyra mes të cilave:

Lufton infeksionin
Neutralizon toksinat
Prodhon proteina dhe hormone
Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Favorizon koagulimin e gjakut

Një nga karakteristikat më interesante të mëlçisë është aftësia e saj për tu rigjeneruar dhe për tu pastruar vetë; pikërisht për këtë njerëzit nuk kujdesen për veten derisa shfaqen problemet e para.

Stili i jetës, kequshqyerja dhe stili i jetës sendentare pengojnë procesin e detoksifikimit natyral të këtij organi të rëndësishëm që ndikon në rritjen e obezitetit dhe zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Për këtë arsye prej vitesh tashmë promovohen teknika të ndryshme pastrimi që ndikojnë në stimulimin e funksionit të mëlçisë dhe përmirësimin e funksionimit.

Pse lëngjet ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë dhe humbjen në peshë?
Siç e përmendëm mëlçia ka një sërë funksionesh. Lëngjet natyrale janë një aleat i mrekullueshëm që eleminon toksinat e mbledhura në mëlçi e për pasojë rënien në peshë.

Duke bashkuar vetitë e një sërë lloje frutash dhe perimesh, këto pije nxisin funksionimin e mëllcisë në procesin e metabolizimit të yndyrnave, përveçse eleminon depozitimin e tyre në trup.
Si të mos mjaftojë, përqëndrimi i lartë i ushqyesve forcon sistemin imunitar, sjell energji dhe kontribuon në parandalimin e një sërë sëmundjesh. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.

Lëng me limon, selino dhe majdanoz

Perimet me gjethe jeshile si selinoja dhe majdanozi kanë vitamina të rëndësishme, minerale dhe antioksidantë që lehtësojnë procesin e pastrimit dhe pengojnë veprimin e radikaleve të lira.

Në këtë rast bashkohen me një agrume të fuqishme si limoni, i njohur për vetitë e tij mjekësore, veçanrëisht për pastrimin e trupit dhe rritjen e mbrojtjes.

Çfarë ju duhet?
3 limonë
Një gotë me majdanoz të grirë
5 kërcell selinoje
1.5 l ujë

Përgatitja:
Vendosini në frulator të gjithë përbërësit për disa sekonda, derisa të merrni një masë homogjene. Pini dy gota esëll në mëngjes, para ngrënies së vakteve kryesore, mëngjesi, dreka apo darka, për dy ditë rresht.

Lëngu i boronicës dhe panxharit
Kjo është një pije e fuqishme që të lehtëson ndjesinë e trupit të rëndë, pastron mëlçinë dhe ju ndihmon të bini në peshë.

Përqëndrimi i lartë i antioksidantëve dhe vitaminave përmirësojën funksionin e këtij organi vital, e në të njëjtën kohë e mbron nga radikalet e lira që mund ta dëmtojnë.

Çfarë ju duhet
3 panxhare
Gjysmë gote me boronica, ose 60 gr
Lëngu i limonit
Ujë i ftohtë ose akull

Përgatitja:
Fillimisht nxjerrim lëngun e panxharit pasi e kemi kaluar në centrifugë. Në një frulator vendosim boronicat, lëngun e limonit dhe ujin derisa të kemi një përmbajtje homogjene. Shtojmë më pas dhe lëngun e panxharit dhe e kalojmë sërish në frulator për disa sekonda.

Për rezultate të mira këshillohet të pini në mëngjes esëll./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago