Gjinekologji/ Andrologji

Kontrolli gjinekologjik, parandalimi më i mirë se kurimi

Kontrolli gjinekologjik është diçka për të cilin secila femër duhet që të kujdeset dhe ta konsiderojë atë si një obligim. Të jeni një femër e bukur dhe moderne nuk do të thotë që vetëm të dukeni bukur, apo të visheni bukur, por më e rëndësishmja është që të keni kujdes për shëndetin tuaj, e posaçërisht për shëndetin e pjesëve tuaja intime.Duke patur parasysh shpeshtimin e disa infeksioneve më pak të rrezikshme të organeve riprodhuese, sëmundjeve të ndryshme seksualisht të transmetueshme, e deri tek sëmundjet shumë serioze, siç është kanceri i mitrës dhe vezoreve është shumë i rëndësishëm kontrollimi gjinekologjik si masë parandaluese për këto sëmundje.Depistimi nënkupton përdorimin e një testi apo kontrolli për të parë nëse ka prani të ndonjë sëmundjeje, para se të shfaqet ndonjë simptomë. Testet e depistimit të kancerit janë efikase kur e diktojnë sëmundjen në fazë të hershme, e cila çon në një trajtim më efikas. (Qëllimi i testeve diagnostikuese është gjetja, diagnostikimi dhe identifikimi i shkaqeve të simptomave. Testet diagnostikuese mund të përdoren edhe për të kontrolluar një femër që konsiderohet se është i ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të kancerit.)

Nga të gjitha llojet e kancerit gjinekologjik, vetëm për kancerin cervikal ekziston një test diagnostikues; pap test-i, i cili mund ta zbulojë kancerin në fazë të hershme, ku trajtimi mund të jetë më efikas. Si rregull, duhet të konsultoheni me një mjek të përgjithshëm nëse keni hemorragji, dhimbje në zonat abdominale apo pelvike, apo sekrecione jo normale. Gratë që kanë kaluar menopauzën e që kanë hemorragji të pazakonta vaginale apo shenja gjaku duhet të vizitohen menjëherë, pasi ky mund të ishte tregues i kancerit endometrioz. Simptomat e kancerit të vezoreve mund të jenë të paqarta e të theksohen me kalimin e kohës. Nëse keni simptoma të tilla si; fryrje barku dhimbje në zonën pelvike apo një ndjenjë diskomforti, ndjesinë e të qenit i fryrë menjëherë pas ngrënies, një shtim apo pakësim të pashpjegueshëm të peshës, ndryshime në daljen jashtë apo urinim të shpeshtë për më shumë se dy javë, konsultohuni me mjekun tuaj. Identifikimi i hershëm i çfarëdolloj problemi rrit shkallën e mbijetesës dhe kurimit.

Pap test-i nuk e zbulon kancerin e vezoreveRreth 10-20 % e rasteve të kancerit të vezoreve kanë një predispozitë gjenetike. Nëse dikush në familjen tuaj ka pasur kancer të vezoreve para se të arrinte menopauzën apo nëse keni pasur disa anëtarë të familjes me kancer gjiri, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog.Gratë që kanë trashëguar një mutacion gjenetik të njohur si Sindroma Lynch kanë një risk prej 80% të kancerit endometrioz. Edhe në këtë rast, është e rëndësishme të flisni me mjekun rreth historisë së familjes suaj për të parë nëse nevojitet t’i nënshtroheni një vlerësimi më të thellë me ekspertët tanë gjenetikë.

 

Depistimet Gjinekologjike Rutinë (grupmosha 18-39):

• Kontrolle rutinë që përfshijnë matjen e gjatësisë dhe peshës çdo 3-5 vjet ose më shpesh në varësi të shëndetit të përgjithshëm, kushteve paraprake, faktorëve të riskut dhe simptomave.

• Kontrollet e përvitshme të tensionit të gjakut

• Testet e Glukozës në Gjak për personat me faktorë të caktuar risku, si obeziteti apo çekuilibri hormonal.

• Ekzaminimi i Përvitshëm Pelvik për të gjitha femrat seksualisht aktive dhe femrat mbi 21 vjeç, që nuk janë seksualisht aktive.

Depistimet gjinekologjike rutinë (grupmosha 40-49):

• Kontrollet rutinë çdo 1-3 vjet, duke përfshirë matjen e gjatësisë dhe peshës ose më shpesh në varësi të shëndetit tuaj të përgjithshëm, kushteve paraprake, faktorëve të riskut dhe simptomave Kontrolle të përvitshme të tensionit të gjakut ose më shpesh nëse rezultatet nuk janë normale

• Teste të Glukozës në Gjak për ata me faktorë risku si obesiteti ose çekuilibri hormonal.

• Depistim i tiroideve çdo 3-5 vjet ose më shpesh nëse rezultatet nuk janë normale.

• Mamograma depistuese në moshën 40 vjeç ose më herët nëse ka faktorë risku të pranishëm dhe çdo vit pasardhës.

• Ekzaminimi i Përvitshëm Pelvik. Rekomandimet mund të variojnë për gratë, të cilave u janë hequr organet riprodhuese

Depistimet gjinekologjike rutinë (grupmosha 50-64):

• Kontrolle rutinë që përfshijnë matjen e gjatësisë dhe peshës çdo 3-5 vjet ose më shpesh në varësi të shëndetit të përgjithshëm, kushteve paraprake, faktorëve të riskut dhe simptomave.

• Kontrolle të përvitshme të tensionit ose më shpesh nëse rezultatet nuk janë normale.

• Teste të Glukozës në Gjak për ata me faktorë risku si obesiteti ose çekuilibri hormonal.

• Diagnostikimi i tiroideve çdo 3-5 vjet ose më shpesh nëse rezultatet nuk janë normale.

• Mamograma çdo vit ose më shpesh për faktorë risku të caktuar, kushte paraprake apo nëse rezultatet e një mamografie të mëparshme nuk kanë qenë normale.

• Ekzaminimi i Përvitshëm Pelvik. Rekomandimet mund të variojnë për gratë, të cilave u janë hequr organet riprodhuese.

Depistimet gjinekologjike rutinë (mosha 65 e sipër):
• Kontrolle të përvitshme që përfshijnë matjen e gjatësisë dhe peshës ose më shpesh në varësi të shëndetit të përgjithshëm, kushteve paraprake, faktorëve të riskut dhe simptomave.

• Kontrolle të përvitshme të tensionit ose mshpesh nëse rezultatet nuk janë normale.
• Teste të Glukozës në Gjak për ata me faktorë risku si obeziteti ose një çekuilibër i caktuar hormonal.

• Diagnostikimi i tiroideve çdo 3-5 vjet ose më shpesh nëse rezultatet nuk janë normale.

Në të gjitha grupmoshat si më lart rekomandimet nga mjeku të domosdoshme përfshijnë gjithashtu:

• Pap Test-i rekomandohet çdo 1-3 vjet në varësi të kushteve paraprake, faktorëve të riskut apo simptomave. Rekomandimet mund të variojnë për gratë, të cilave u janë hequr organet riprodhuese.

• Çdo ekzaminim apo test tjetër që mund të vendosë mjeku juaj i përgjithshëm apo gjinekologu juaj në bazë të moshës suaj, historisë, kushteve paraprake ose faktorëve të tjerë.

Testimi i Dendësisë së Kockës ose DEXA një herë ose më shpesh nëse keni faktorë të caktuar risku apo simptoma. Testi i Dendësisë së Kockës mund të rekomandohet edhe më herët nëse janë të pranishëm disa faktorë risku. Mamografia çdo vit ose më shpesh për faktorë risku të caktuar, kushte paraprake apo nëse rezultatet e një mamografie të mëparshme nuk kanë qenë normale.Ekzaminimi i Përvitshëm Pelvik. Rekomandimet mund të variojnë për gratë, të cilave u janë hequr organet riprodhuese. Çdo femër duhet të bëjë së paku një herë në vit vizitë gjinekologjike.

Diagnostikimi i hershëm i shumë prej sëmundjeve shpëton jetë. Gjithashtu, femrat që dëshirojnë të ngelin shtatzënë, ju rekomandoj që të marrin një diagnozë dhe një trajtim të shpejtë, sepse me kalimin e kohës, shanset për të ngelur shtatzënë pakësohen për shkak të zvogëlimit të funksionit të vezoreve për shkak të moshës.

 

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago