ORL

Tapa e dyllit të veshit, çfarë ështe dhe si kurohet

Tapa e dyllit të veshit është mbledhja e sekrecionit të dyllit në brendësi të kanalit të jashtëm të dëgjimit. Në pjesën më të madhe të rasteve formohet pas përdorimit jokorrekt të kunjave të pambukut apo objekte të ngjashme që përdoren për pastrimin e veshëve dhe që e shtyjnë dyllin më në thellësi të kanalit, duke shkaktuar formimin gradual të masës së tij.

Dylli është me ngjyrë të verdhë-portokalli, që sekretohet nga gjëndra e dyllit të kanalit të jashtëm të dëgjimit. Ajo është një përzierje ë përbërë kryesisht nga acide yndyrore të ngopura dhe jnë zinxhir të gjatë, që nga kolesteroi tek qelizat e lëkurës së vdekur.

Funksioni kryesor i saj është lubrifikimi i kanalit të jashtëm të dëgjimit, duke krijuar një ambient të lagësht dhe të ngrohtë. Gjithashtu ka dhe funksionin e kapjes së pluhurave dhe pjesëve të tjera të dëmshme, që i ndalon të arrijnë të dëmtojnë daullen e veshit, dhe ta mbrojnë nga agjentët infektivë si bakteret, viruset e kërpudhat.

Ai del jashtë kanalit të dëgjimit falë një procesi të ngjashëm të një shiriti transportues që ndodh përmes një funksionimi korrekt të qelizave epiteliale. Për më tepër ky proces ndihmohet dhe nga lëvizja e nofullave apo dhe gjatë përtypjes.

Klinikisht, tapa e dyllit shfaqet me një reduktim të dëgjimit në veshin e prekur dhe mund të shoqërohet me:
Zhurma në vesh
Dhimbje të veshit
Dhe ndjesinë e rëndesës

Ajo është një dukuri e zakonshme tek njerëzit, dhe diagnoza është shumë e thjeshtë dhe kryhet në klinikë sipas referimit të pacientit dhe përdorimit të otoskopit.

Nuk këshillohen trajtime në shtëpi të tapës së dyllit, pasi do e përkeqësonit më keq situatën. Trajtimi mjekësor është i thjeshtë dhe përdor ceruminolitikë, që nga uji e tek zgjidhjet e tjera.

SHKAQET
Tapa e dyllit formohet kur dylli nuk largohet në mënyrën e përshtathme jashtë apo kur prodhohet sasi e madhe e tij.

Përtej teorisë, eksperienca na ka treguar se shkaku kryesor i formimit të tapës së dyllit është përdorimi jokorrekt i kunjave të veshëve prej pambuku apo pajisje të tjera që e pastrojnë kanalin e jashtëm të dëgjimit vetëm në sipërfaqe, por në të njëjtën kohë shtyjnë dyllin në brendësi të veshit, duke shkaktuar mbledhjen e tij në vazhdimësi dhe formimin e tapës.

Mes faktorëve të riskut që mund të çojnë në këto kushte janë:

Sekrecioni i tepërt i dyllit, që shpesh ka shkak gjenetik.

Futja e ujit në kanalin e jashtëm të dëgjimit: në disa raste, kur ka tashmë akumulim të dyllit po nuk është formuar tapa, gjatë larjes në pishinë, në det apo në dush mund të futet ujë në brendësi të kanalit të jashtëm të dëgjimit dhe të shkaktojë fryrje të dyllit që ndodhet. Dylli, i cili në fakt ka veti përthithëse të një sasie të madhe uji, formon kështu tapën.
Infeksionet e veshit

Mosha, tapa e dyllit formohet më shpesh tek fëmijët dhe të moshuarit
• Tek fëmijët sepse gjendrat e dyllit shpesh prodhojnë sasi të madhe të tij në kanalin e jashtëm të dëgjimit që është ende i vogël dhe jo i zhvilluar.
• Tek të moshuarit, kur dylli prodhohet më i thatë e bën edhe më të vështirë eleminimin e tij nga kanali i jashtëm i dëgjimit.
• Përdorimi i protesave akustike, duke e bërë të vështirë daljen jashtë të dyllit, duke e mbajtur në brendësi të kanalit të jashtëm të dëgjimit.
• patologji dermatologjike që rrisin prodhimin e dyllit dhe që provokojnë një prodhim të madh të lëkurës së vdekur, ku më të rëndësishme janë:
-Psioriaza
-Dermatiti seborrheik

• ulja e kalibrit të dëgjimit, që e bën të vështirë daljen e dyllit. Ajo shkaktohet nga”
Ekzostoza, (përhapje e kockës rrethuese me karater beninj)
Osteomat (tumori beninj i kockës rrethuese)
Keqformim i kanalit të jashtëm të dëgjimit

• Mbledhja e pluhurave (të jetosh apo punosh në ambientet me shumë pluhur e bëjnë dyllin veçanërisht të trashë dhe kompakt, ëpr më tepër që në këto mjedise veshi është i nxitur të prodhojë një sasi të madhe të dyllit për të mbrojtur timpanin. E gjithë kjo favorizon formimin e tapës së dyllit)

SIMPTOMAT
Simptoma kryesore që vjen prej formimit të tapës së dyllit është humbja e dëgjimit, apo një reduktim i tij në veshin e prekur. Mund të jetë në madhësi të ndryshme, duke nisur nga një nivel i vogël i rënies së dëgjimit, deri të humbja e plotë e dëgjimit në raste të rralla.

Simptoma të tjera të tapës së dyllit që mund të shoqërojnë reduktimin e dëgjimit janë:
• tringëllimat në vesh (perceptimi i zhurmave që në të vërtetë nuk janë, si fishkëllimë,gumëzhitje që bëhet shumë të bezdishme për pacientin)

• autofoni (ndjesia e zhurmshme e zërit të vetes kur flet)
• ndjesia sikur e ke veshin plot
• dhimbje veshi
• marramendje
• kruajtje brenda kanalit të dëgjimit

KOMPLIKACIONET
Komplikacionet kryesore që vijnë nga prania e tapës së dyllit janë:
• infeksionet e veshit , mbledhja e dyllit mund të çojë në rritjen e bakterve dhe mikororganizmave të tjerë që shkaktojnë infeksion. Në raste të tilla mund të kenë këto simptoma:
– Dhimbje e fortë e veshit që nuk venitet me kalimin e kohës
– Rrjedhje të sekrecioneve nga veshi
– Ethe

• Shpimi i timpanit të veshit; në të vërtetë është një komplikacion që vjen shpesh nga përdorimi jo i duhur i kunjave të pambukut për astrimin e veshit, apo mjete shumë të holla dhe të thella që depërtojnë në kanalin e jashtëm të dëgjimit.

DIAGNOZA
Diagnoza e tapës së dyllit është zakonisht klinike dhe konfirmohet nga mjeku me përdorimin e otoskopit.

Mjeku dyshon për tapën e dyllit pasi dëgjon ankesat e pacientit dhe klinikën mjekësorë të tij . Në pjesën më të madhe të rasteve referohet nga pecienti një humbje e papritur e të njëanshme të dëgjimit, shpesh pasi ka bërë dush, në pishinë apo një ditë në det, që mund të lidhet edhe me ndjesinë e mbushjes së veshit, shpesh me autofoni dhe tringëllima në vesh.

Konfirmimi vjen falë përdorimit të otoskopit, një mjet që të jep mundësinë të vëzhgosh me kujdes të madh kanalin e dëgjimit të jashtëm, membranën timpanike dhe nëse është e pranishme tapën e dyllit. Kjo e fundit njihet shumë lehtë me otoskop.

MJEKIMI DHE KURA
Ka mënyra të ndryshme teknike për të hequr tapën e dyllit, por në çdo rast, këshillohet të mos tentoni ta hiqni vetë në shtëpi, pasi mund të përkeqësoni situatën. Por duhet të shkoni patjetër tek një mjek.

Zbutësit dhe cerumenolitikët
Cerumenolitikët janë preparate topikë që mund të aplikohen në vesh përmes pikave. Janë të nevojshme për të zbutur dhe për ta bërë më të lehtë heqjen e dyllit.

Zakonisht përdoren 2-3 herë në ditë për 3-5 ditë, dhe më pas vijohet me daljen e dyllit, që tashmë është më i butë dhe më i lehtë për tu hequr.

Me ujë
Kjo mënyrë konsiston në lavazhin e kanalit të jashtëm të dëgjimit me përdorimin e një shiringe. Gjatë kësaj procedurë mjeku tërheq auriklin (llapën e veshit ) të pacientit lart dhe pas në ëmnyrë që të horizontalizojë kanalin e jashtëm të dëgjimit, dhe më pas të vendosë lehtësisht grykën e shiringës lart dhe pas në mënyrë që uji të të rrjedhë si ujëvarë përgjatë kanalit aurikolar. Solucioni rrjedh jashtë kanalit, duke marrë me vete dyllin dhe papastërtitë.

Solucionet që përdoren përgjithësisht për këtë metodjë janë uji i ngrohtë, solucioni fiziologjik, solucioni i me sodë apo me ujë dhe uthull që ndihmon në parandalimin e infeksioneve dytësore.

Metdoja me ujë mund të bëhet vetëm ose me një para-trajtim ceruminolitik, por e rëndësishme është që të bëhet vetëm nga një personel mjekësor.

Curettage

Heqja fizike e tapës së dyllit nga kanali i jashtëm i dëgjimit është një mjet i quajtur curette, një farë shkopi plastik me një formë si lak në krye, që ndihmonë për të hequr tapën e dyllit, dhe duke reduktuar në të njëjtën kohë falë formës së saj rrezikun e traumave apo çarjes së daulles së veshit.

Megjithatë nuk këshillohet që për këtë mënyrë të përdorni kunjat e zakonshme të veshëve.

 

 

Konet e veshëve
Vitet e fundit kanë marrë mjaft popullaritet këto kone që i vihet flaka, por sot në literaturë nuk ka prova të qarta për këtë metodë, ndërsa kërkohet një kujde i madh pasi rrezikoni të digjeni./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago