Okulistike

Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj?

Jo rrallë herë sytë konsiderohen si një hartë për problemet dhe shqetësimet tona. Jo vetëm shërbejnë si një pasqyrë për të njohur gjendjen shpirtërore dhe emocionet e çastit, por mund të zbulojnë edhe më shumë rreth problemeve të ndryshme shëndetësore.

Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët shprehen që zbulojnë gjendjen shëndetë­sore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare. Zhdukja e vetullave tregon për probleme me gjëndrat tiroide, sytë e “lagësht” paraqesin infek­sione, e bardha e syve (bardhema) me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjesh­mëria në dritë flet për çrregullimet në imunitet.

Sipas mjekëve specialistë kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sepse shenjat e para të sëmundjes mund të vërehen para se të shfaqen simptomat. Shumica e sëmundjeve mund të detektohen me pajisje profesionale, që mundësojnë kontrolle të plota. Përveç kontrollit rutinë, ju mund të monitoroni shëndetin e syve, duke ruajtur një ushqim të balancuar.

Hulumtimet tregojnë që ushqimi i pasur me karotenoide (pigmente organike) reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syve, si pasojë e plakjes. Ushqimet e pasura me antioksidantë si spinaqi, lakra dhe lakra e gjelbër, po ashtu ruajnë shikimin.

Ushqimi i pasur me luteinë dhe zeaksantinë (vitaminat e syve), të njohura si vitamina për sy, reduktojnë rrezikun nga katarakti ose pëlhura në sy. Gjenden në brokoli, misër, bizele, panxhar dhe kungull të njomë. Ilaçi më i mirë për sytë e lodhur janë boronicat, ndërsa kajsitë, të pasura me betakarotene dhe likopenë mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.

Bebëzat e çrregullta

Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor. Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë

Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cila dëmton funksionimin e gjendrave në sy dhe gojë.Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40­at me sëmundjet autoimune; si artriti reu­matoid dhe lupusi. Përveç kësaj, sytë e thatë shpesh janë edhe tek femrat në të 50­at për shkak të ndryshimeve hormonale.

Sytë e mjegulluar

Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një op­eracion të thjeshtë. Kjo sëmundje është karak­teristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më së shpeshti është efekt anësor i dia­betit, tumoreve dhe ilaçeve.

Kruajtja

Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake, por edhe grimcave të ajrit.

Fryrja

Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shen­jë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq.

Unaza gri

Nëse rreth irisit shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis (unazë që vesh kor­nean), respektivisht në kolesterol dhe triglic­eride të larta, acide yndyrore nga gjak, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.

Zhdukja e vetullave

Është shumë normale që vetullat të rrallohen me kalimin e viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjën­drat tiroide, hipertireozë (tiroidet shumë aktive) ose hipotireozë (puna e reduktuar e tiroideve).

Sytë duken të lëngshëm

Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës fjala është për infeksion bakterial. Nëse ju tur­bullohet edhe shikimi, kjo mund të sugjerojë në sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak të kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter.

Tufëzat e verdha

Ksantelazma ose pjesët e verdha në kapakët e syve paralajmërojnë që niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë. Përveç kësaj, hulumti­met e mëparshme kanë vërtetuar që meshkujt me ksantelazmë kanë rrezik më të lartë nga së­mundjet e zemrës.

Sytë e skuqur

Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.

Sytë e verdhë

Nëse e bardha e syve është e verdhë e jo e bardhë, siç edhe duhet të jetë, kjo mund të jetë shenjë e verdhëzës, problemeve me mëlçi dhe tëmth. Mënyra më e lehtë që të shikohet më të vërtetë gjendja e organizmit janë analizat e gjakut.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago