Ortopedi dhe Fizioterapi

Sëmundja e Përdhes, simptomat dhe terapia

Përdhesi është një sëmundje metabolike që shkakton inflamacion të kyçeve. Ata që vuajnë prej saj kanë dhimbje të forta dhe ënjtje, dhe nëse nuk kurohet, mund të bëhet më e shpeshtë dhe më e dhimbshme.

Shkaku i saj është tek depozitat e kristaleve në acidin urik për shkak të
Stilit të gabuar të jetës
Ilaçeve
Shkaqe të tjera (që shpesh nuk identifikohen)

Normalisht, acidi urik, një substancë që prodhohet si mbeturinë nga organizmi e tretet plotësisht në gjak; precipitimi në formën e kristaleve ndodh kur niveli qarkullues i tyre bëhet i madh dhe veshkat nuk janë në gjendje ti eleminojnë në mënyrë efikase (të njëjtat kristale mund të shkaktojnë dhe shfaqen e gurëve në veshka)

Në pjesën më të madhe të pacientëve episodi i parë akut shfaqet në gishtin e madh të këmbës, por mund të prekë edhe:
Kaviljen
Këmbët
Gjunjtë
Kyçet e duarve
Gishtat
Dhe bërrylat

Shfaqet e para në përgjithësi përmirësohen në pak ditë, por nëse neglizhohet kjo gjendje për vite bëhet shkak për shfaqje më të shpeshta e të dhimbshme.

Por lajmi i mirë është se me përdorimin e ilaçeve specifike dhe një përmirësim të stilit të jetës mund të parandalohen shfaqje të tjera.

FAKTORET E RISKUT
Mes faktorëve të riskut për sëmundjen e Përdhes kujtojmë:
Familjariteti (prindër që kanë pasur probleme me nivel të lartë të acidit urik në gjak apo Përdhes)
Meshkujt janë më të rrezikuar se femrat
Të rriturit janë më në rrezik se fëmijët
Përdorim i tepërt i alkoolit, pasi alkooli kufizon aftësinë e organizmit për të larguar acidin urik që për pasojë niveli i tij rritet në gjak
Mbipesha
Probleme të tjera me shëndetin si tensioni i lartë apo hipertiroidja.
Kushte të karakterizuara nga qarkullim i lartë qelizave, si psoriasi, anemia hemolitike, etj)
Ekspozimi i gjatë ndaj plumbit, që rrit nivelin e acidit urik në gjak.

Edhe disa ilaçe risin rrezikun e nivelit të lartë të acidit urik në gjak, (hiperuricemisë)

Ilaçet diuretike janë klasa më e rrezikuar,pasi zvogëlojnë aftësinë e trupit të eleminojë acidin urik në gjak, duke lehtësuar grumbullimin e tij dhe formimin e kristaleve.

Gjithashtu dhe salicilatet si aspirina e rrisin nivelin e acidit urik në gjak, apo pacientët në terapi me ciklosporinë.

SIMPTOMAT
Simptomat më të zakonshme të Përdhes janë
Fillim i papritur i një dhimbje intensive
Skuqje, enjetje dhe nxehtësi në kyçin e goditur
Rritje e ndjeshmërisë, (nuk e duron dot mbulimin e zonës)
Rrallë ndodh të shfaqen edhe ethe dhe lodhje

Në pjesën më të madhe të të prekurve pjesa që goditet është gishti i madh i këmbës e më pas kyçet.

Simptomat shfaqen për herë të parë në përgjithësi natën ose në mëngjes, kur shënohet staza venoze dhe temperatura e trupit është më e ulët. Zhvillimi i saj është i shpeshtë dhe zgjat disa orë, ndërsa simptomat mund të zgjasin nga 3 deri në 10 ditë.

Kur problemi nuk trajtohet mund të rishfaqet, ndoshta me intensitet më të vogël të simptomave, por me një rritje progresive të frekuencës.

Zhvillimi i Përdhes kalon në katër faza:

Hiperuricemia asimptomatike, kur zbulohet niveli i lartë i acidit urik në gjak, por nuk ka asnjë simptomë. Në këtë fazë nuk nevojitet ndonjë trajtim farmaceutik, por duhet vlerësuar regjimi ushqimor dhe stili i jetës.

Shfaqja akute e Përdhes, kur hiperuricemia tejkalon pragun, dhe kristalet e acidit urik depozitohen në kyçe, duke shkaktuar simptomat klasike të inflamacionit, dhimbje, ënjtje, skuqje dhe nxehtësi.

Intervali Përdhes, që është periudha pa simptoma mes një shfaqjeje dhe asaj pasardhëse.

Përdhes tofacea, faza më e dobët që arrihet në mungesë trajtimi në dhjetë vjet. Kyçet mund të pësojnë dëme të përhershme dhe veshkat gjithashtu mud të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme

LEZIONET E PËRDHES

Nivelet e larta për një kohë të gjatë të acidit urik mund të shkaktojnë formimin e tofeve, depozitave të forta e të dhimbshme të kristaleve të acidit urik. Shkalla varet nga kohëzgjatja dhe grada e hiperuricemisë, e cila nga ana e saj mund të përfshijë dhe veshkat.

Zakonisht ato vendosen në pjesët kërcore të kyçeve të prekura nga Përdhes. Acidi urik i tepërt mund të depozitohet edhe në veshka duke krijuar gurët e veshkave.

DIAGNOZA
Pas një anamneze dhe një vizite të detajuar tek mjeku ai do ju kërkojë gjithashtu dhe anlizat e gjakut për të kontrolluar nivelin e acidit urik, megjithëse vetëm kjo e dhënë nuk është e mjaftueshme për diagnozën e Përdhes sepse:

Gjatë shfaqjes akute kjo vlerë mund të mos jetë e lartë
Nuk ekziston një vlerë pragu përtej së cilës shfaqen simptomat, ndërkohë që disa njerëz mund të mos kenë Përdhes, por një hiperuricemi shumë të lartë dhe edhe sot nuk është gjetur shkaku.

Nëse kyçi është i përskuqur mjeku mund të kërkojë një kampion të lëngut sinovila (të kyçit) duke përdorur anestezi lokale, për analizën në mikroskop; nëse nuk shihen kristale të acidit urik brenda këtij lëngu diagnoza e Përdhes nuk përjashtohet 100% por do të ishte më pak e mundshme.

Radiografitë në disa raste evidentojnë acidin urik të depozituar në formën e kristaleve dhe dëmet e mundshme të kockës për shkak të inflamacionit, por kjo është më e nevojshme gjatë Përdhes kronike dhe më pak gjatë fazës akute.

Rezonanca magnetike dhe ekografia mund të jenë të nevojshme për menaxhimin e artropatisë së Përdhes, duke dhënë analizën e përbërjes dhe vaskularizimin e kristaleve.

KURA DHE TERAPITE
Qëllimet e terapisë janë:
Lehtësimi i dhimbjes së shkaktuar nga shfaqja
Reduktimi i inflamacionit të kyçeve
Parandalimi i shfaqjeve të tjera duke reduktuar nivelin e acidit urik në gjak

Shfaqja akute e Përdhes
Gjatë kësaj faze këshillohet
Marrja e barnave që ju ka dhënë mjeku
Pushim për të lehtësuar kyçet e prekura
Praktikoni kompresat e akullit
Hidratohuni sa më shumë, pini shumë lëngje

Mes barnave më të zakonshme që përdoren janë antiinflamatorët dhe paracetamoli, por nuk duhet përdorur aspirina sepse i ndalon veshkave të eleminojnë acidin urik.

Për alternativë mund të përshkruhet kortizoni, që mund ta merrni barnë nga goja apo intra-artikolare.

Kolchicina është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen dhe për të ndalur shfaqjen, veçanërisht efikase nëse merret brenda 12 orëve nga shfaqja.

Për të kuruar Përdhesën, mjeku mund tju japë dhe ilaçe që reduktojnë nivelin e acidit urik në gjak, ku më i njohuri është Allopurinol, për të cilin komuniteti shkencor në fakt është i ndarë nëse duhet të jepet gjatë fazës akut. Zakonisht nuk jepet gjatë shfaqjes sepse mobilizohen depozitat indore të acidit urik, duke kaluar në qarkullim, dhe mund të precipitojnë në vendet e inflamacionit duke e riaktivizuar inflamacionin sërish. / MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: perdhes

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago