Agorafobia është ankthi që shkaktohet nga hapësirat në vende të hapura të mbushura me shumë njerëz.
Nga ana klinike, subjekti që vuan sulmohet nga një ndjesi ankthi, bezdi e fortë, kur ndodhet në situata jo shumë familjare, një gjendje që i jep përshtypjen se nuk e ka të lehtë të dlë dhe askush nuk mund ta ndihmojë. Në pjesën më të madhe të rasteve agorafobia është një problem që shfaqet pas një sulmi paniku, kriza të vogla ankthi dhe stres post-traumatik.
Ajo ndryshon nga personi në person, dhe në rastet më të rënda përveç ankthit mund të shfaqë dhe simptoma fizike, apo sulme paniku të rregullta, me djersë të ftohta, rritje të rrahjeve të zemrës (takikardi), marrje mendsh dhe ndjesi mbytjeje.
Ashtu si fobitë e tjera agorafobia mund të ketë pasoja negative në përditshmërinë e personit, përsa i përket kufizimit të jetës shoqërore dhe në punë. Fatmirësisht, ky shqetësim përballohet përmes një psikoterapie, që synon tejkalimin e fobisë.
ÇFARË ËSHTË AGORAFOBIA
Përkufizimi për agorafobinë
Agorafobia është frika e hapësirave dhe vendeve të hapura, nga të cilat është e vështirë ose e sikletshme të largohesh. Për më tepër personat që vuajnë prej saj:
Kanë vështirësi të dalin nga shtëpia nëse nuk janë të shoqëruar
Kanë bezdi të udhëtojnë vetëm në transportin publik, si autobus apo aeroplane
Përpiqen të evitojnë vendet publike më të frekuentuara, si restorante, tregje, koncerte, kinema e qendra tregtare
Përveçse shoqërohen me shfaqje të ndryshme të ankthit agorafobia shpesh përfshin simptoma somatike si djersitje, ethe, të nxehtë, rrahje zemre të shpeshta, marrje mendsh, ndjesi e mungesës së oksigjenti dhe frikë nga vdekja.
Për pasojë, personat që vuajnë nga agorafobia kanë tendencën të mos ekspozojnë veten ndaj stimulit fobik dhe përfundojnë duke adoptuar strategjinë e shmangies apo praninë e vazhdueshme të një familjari.
Agorafobia është një shqetësim që çon në paaftësi pasi ata që vuajnë shpesh:
Bëhen të varur tërësisht nga muret e shtëpisë
Detyrohet të dalë nga shtëpia vetëm kur është i shoqëruar.
PER DIJENI: Agorafobia vjen nga greqishtja “agorà”, që do të thotë “shesh” dhe “fobia”, pra frika, “Frikë nga sheshet”.
SHKAQET DHE FAKTORËT E RREZIKUT
Cilat janë shkaqet?
Agorafobia është një çrregullim në të cilin stiumili fobik përfaqësohet nga ideja e të qënit të rrethuar dhe të privuar nga liria hapësinore përreth vetes.
Shkaqet nuk dihen ende të gjitha. Në pjesën më të madhe të rastit, ky shqetësim duket se vjen nga një eksperiencë traumatike që mund të ketë ndodhur në fëmijëri apo adoleshencë. Nëse instikti natyral për të eksploruar dekurajohet, gjenerohet një bllokim që ndikon gjithashtu edhe në përceptimin e vetes dhe mundësive të tua. Në moshë të rritur, ky reagim mund të theksohet nga vetëvlerësimi i ulët.
SIMPTOMAT DHE KOMPLIKACIONET
Agorafobia është shumë komplekse pasi nuk ka të bëjë vetëm me frikën e hapësirave të mëdha apo turmave. Në fakt, frika për të qenë në situata veçanërisht stresuese, apo pamundësia për tu larguar e të marrësh ndihmë çon në këtë çrregullim fobik.
Dikush që vuan nga agorafobia mund të ketë frikë në situata specifike si:
Të ndodhet në një hapësirë të madhe të hapur, si supermarket, parkim apo ura
Të dalë nga shtëpia pa shoqëruar
Të presë në radhë apo të rrijë mes njerëzve
Të udhëtojë në transportin publik
Të vizitojë një qendër tregtare
Të frekuentojë vende publike të tejmbushura, si restorante, tregje, koncerte, kinema etj.
Ka dhe raste ku sëmundja e perceptuar lidhet me frikën në sitauta të përgjithshme, si kriminaliteti, incidentet apo sëmundjet.
Cilat janë simptomat?
Simptomat dhe shkalla e agorafobisë ndryshon rast pas rasti:
Disa persona kanë ankth apo bezdisje të lehtë vetëm kur janë në ambiente pak familjare.
Të tjerë kanë një ndjesi të madhe ankthi, dhe në raste ekstreme sulme paniku.
Si shqetësime të tjera fobike, agorafobia mund të sjellë dhe reagim fiziologjik si:
Rrahje të shpeshta zemre
Ethe dhe mornica
Djersë të ftohta apo nxehtësi
Kruajtje
Marrje mendsh e të vjella
Ndjezi të fikti
Dhimbje koke
Konfuzion dhe ndjesia e “kokës bosh”
Vështirësi në frymëmarrje
Shqetësime vizive, si lodhje e syve apo iluzione optike.
Fishkëllima në vesh
Tharje goje
Të qara
Mpirje
Urgjencë urinimi
Ndjesi shtypjeje ose dhimbjeje në gjoks
DIAGNOZA
Agorafovia mund të jetë një çrregullim që ndikon në aktivitetin e përditshëm. Për këtë arsye simptomat kufizojnë jetën normale çdo ditë dhe nëse janë të pranishme për më shumë se gjashtë muaj, këshillohet ti drejtoheni mjekut, psikiatrit apo psikologut. Në çdo rast diagnoza e agorafobisë mund të përcaktohet dhe gjatë një konsulte të pacientit për një tjetër problem të lidhur me ankthin.
Ndërkaq mjeku:
I kërkon pacientit përshkrimin e simptomave dhe ato që e nxisin
Përpiqet ta qetësojë kur ka simptoma të rënda
Përjashton shqetësime të tjera ankthi apo patologji të përgjithshme.
Sipa Manualit Diagnostikues dhe Statistikor të shqetësimeve mendore, agorafobia përcaktohet mbi disa kritere:
Frika është e paarsyeshme, e tepruar, e vazhdueshme dhe e shkaktuar nga një situatë specifike apo një ankth parashikues për të.
Në rastet e ekspozimit ndaj stimulit, nxitet një përgjigje ankthioze, tek të rriturit ajo mund të marr trajtën e një sulmi paniku papritur.
Të rriturit e dinë që frika e tyra është e pamotivuar dhe jopropocionale krahasuar me kërcënimet apo rrezikun e perceptuar.
Merren masa dhe strategji për të shmangur situata të ngjashme, si dhe të kenë tendencë për të përballuar përvojat e reja me një ndjesi të caktuar ankthi.
Reagimi i ankthshëm, parashikimi apo shmangia e personave ndërhyjnë në jetën dhe lidhjet e përditshme dhe shkaktojnë shqetësime të mëdha.
Gjithashtu, për të formuluar diagnozën, agorafobia vazhdon për disa kohë, zakonisht për 6 muaj ose më shumë, dhe ka simptoma që nuk mund ti atribuohen ndonjë kushti tjetër mendor, si çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) apo shqetësimet e stresit post-traumatik (DPTS)
TRAJTIMI
Agorafobia mund të përballohet me mundësi të ndryshme terapeutike apo kombinimin mes tyre. Zgjedhja varet nga personi dhe shkalla e kuadrit klinik. Ndërhyrjet më efikase përfshijnë teknikat e relaksimit, meditimit dhe psikoterapisë konjitive-sjellëse e orientuar në kalimin e frikës nga hapësirat e mëdha.
Objektivi është të shtyjë pacientin në racionalizimin e frikës duke u përpjekur të përqëndrohet në mundësitë e reagimi ndaj mendimeve të ankthshme dhe të përballojë besimin negativ të lidhur me agorafobinë.
Ilaçet
Në kombinim me trajtimin psikologjik, mjeku psikiatër mund të japë dhe recetën farmaceutike për të kontrolluar simptomat e lidhura me shqetësimin fobik, siç është ankthi.
Ilaçet që përdoret përgjithësisht janë benzodiazepine, beta-bllouesit, antidepresivët triciklik, frenuesit selektiv të rikthimit të seretoninës (SSRI), dhe frenuesit e monoamino oksidazës (MAOI)
Duhet theksuar se ilaçet zgjidhin problemin përkohësisht dhe jo në mënyrë definitive./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…