Të ngjirurit e zërit do të thotë një ndryshim i zërit që karakterizohet nga ndryshimet në ton dhe tingull vokal (një zë më i ulët dhe tingujt që dalin të paqartë) e që në rastet më të rënda mund të sjellë një afoni të plotë, pra humbje të zërit.
Në një tjetër artikull folëm për ndryshimin e zërit tek të rriturit, por tek fëmijët kjo gjendje është shumë e shpeshtë dhe në pjesën më të madhe të rasteve ka ënjtje ose irritim të kordave vokale për shkak të përdorimit të zërëit të lartë, duke bërtitur për shembull për kohë shumë të gjatë.
Lexo edhe – Si te ktheni zerin qe “ka ikur”
Të ngjirurit e zërit shfaqet me ënjtje të noduseve vokale apo polipeve në kordat vokale që e përkeqësojnë këtë gjendje, duke krijuar një reth të rrezikshëm vizion në gjendje të vetëushqehet (në prani të një zëri të reduktuar, fëmija sforcohet më shumë për të folur, duke i përkeqësuar kushtet)
Shkaqe që shkaktojnë ngjirje të zërit në moshën fëminorë janë:
Laringiti
Inhalimet (gëlltitja) e trupave të huaja
Trauma e laringut
Në disa raste tonaliteti i ngjirur i të qarës mund të shfaqet që nga lindja dhe mund të jetë një e dhënë e mundshme e një anomalie morfologjike të laringut; për këtë është shumë e rëndësishme të merrni në konsideratë, që në fazat e para të zhvillimit
Nëse i porsalinduri apo fëmija qan me tonalitet të ngjirur
Nëse fëmija përshpërit për të kuptuar veten, ose ka një zë shumë të ulët.
SHKAQET
Të ngjirurit e zërit është në dy lloje, akut dhe kronik. Le ti marrim me radhë shkaqet e mësipërme
Ngjirja akute
Laringiti: Sëmundjet e laringut janë të përhapura tek fëmijët nën moshën 3 vjeç në përgjithësi, dhe zgjidhet pa pasoja patologjike të veçanta; simptomat, zakonisht gjatë natës janë:
Kolla tipike si e ngjirut
Vështirësi të papritura në frymëmarrje
Ndjesia e mbytjes
Ndonjëherë shoqërohet me ethe
Mungesë zëri
Në çdo moment që të dyshoni për këtë duhet ti drejtoheni mjekut specialist për të udhëzuar prindërit mbi kurimin që duhet të ndjekin. Në këtë kategori hyjnë edhe inflamacionet/infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja apo gripi.
Inhalimi i trupave të huaj: kjo ndodh kur objekte që fëmija i ka futur gabimisht në gojë, apo edhe ushqimi, në vend që të kalojë përmes traktit tretës kalon në atë respirator, duke shkaktuar një pengesë të pjesshme ose tërësore, që e bën të vështirë kalimin e ajrit. Në këtë moment trupi aktivizon një mekanizëm mbrojtës duke tentuar të nxjerrë objektin jashtë përmes kollitjes; kollitet, merr frymë, por toni i zërit është shumë i ulët ose nuk arrin të flaë. Në rast të pengesës totale të rrugëve të frymëmarrjes fëmija bëhet cianotik, apo mavi siç themi në gjuhën e përditshme, dhe nuk arrin as të kollitet dhe as të marrë frymë. Nëse pengesa është e pjesshme dhe fëmija kollitet dhe merr frymë është e rëndësishme ta inkurajoni të vijojë të kollitet duke ruajtur qetësinë e duke pritur që situata të zgjidhet.
Por nëse pengesa është e plotë dhe fëmija nuk arrin të marrë frymë, dhe po bëhet cianotik, duhet patjetër ta çoni në Urgjencë për të ndërhyrë.
Trauma në laring:në këtë kategori bëjnë pjesë një grup heterogjen kuadri klinik që shkaktohen nga shkaqe të ndryshme dhe shfaqen në nivele të ndryshme.
Kontuzionet e laringut janë lezione, pa gërvishtje të lëkurës, që shfaqen me ndryshime të zërit apo vështirësi në frymëmarrje sipas shkallës dhe përhapjes së edematozës, apo hemorragjisë të krijuara pas një traume.
Zhvendosjet shkaktohen nga trauma të jashtme që mund të përrfshijnë lidhjet apo muskujt që fiksojnë laringun në kockën hyoide (kocka në formë U në qafë), ato shfaqen me gëlltitje të dhimbshme, shoqëruar me ngjirje të zërit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Fraktura të skeletit të laringut, që mund të jenë të shpeshta në rastet e aksidenteve rrugore apo aksindentesh në shtëpi. Në këtë rast fëmija do të ketë kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në vesh, çrregullime të zërit, emision të pështymës së kuqërremtë.
Traumat e brendshme mund të jenë komplikimet e një intubimi endotrakeal gjatë një ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë rast ndryshimi i zërit shfaqet nga disa ditë në disa muaj pas operacionit.
Ngjirja kronike
Një inflamacion i zgjatur, si për shembull vazhdon të bërtasë e të sforcoë zërin kur ka një zë tashmë të vuajtur, mund që në disa raste të përcaktohë shfaqjen e noduleve apo polipeve të kordave vokale të cilat do të duan ndërhyrje kirurgjikale.
Shkaqe të tjera më pak të zakonshme të të ngjirurit kronik tek fëmijët janë:
Refluksi acid: rikthimi i acidit gastrit mund të shkaktojë inflamacion të kodrave vokale, duke u shfaqur në formën e simptomave atipike si ngjirja dhe kolla e thatë.
Paralizë e kordave vokale.
Sinozit kronik apo alergji
Hipotiroidija
Prania e papilomave HPV në kordat vokale
Radioterapia (në rastet e tumoreve të grykës)
Faktorët e rrezikut
Mes faktorëve të tjerë të riskut kujtojmë edhe konsumin e duhanit dhe ajrin e ndotur, qëndrimi ën ambiente me ajër shuë të thatë dhe kollë kronike.
KUR DUHET TË SHQETËSOHENI
Sa herë shqetësimet shfaqen tek fëmijët në mënyrë të përhershme, si në rastin e ngjirjes kronike, është e rëndësishme të konsideroni praninë e disa shenjave:
Timbrin e zërit të ngjirur: fëmija ka një ton zëri të ngjirur apo gërvishtës, dhe kur nuk ka asnjë patologji respiratore, si për shembull një grip i thjeshtë.
Tensione muskulare: gjatë dialogut me fëmijën ka një tension muskular që përcakton vështirësi në në të folur.
Dalja e venave: gjatë bisedës mund të shfaqet dalja e venave, apo që në të përditshme i themi i dolën damarët.
Gulçimi: fëmija mbetet pa frymë, derisa faza apo dialogu të përfundojë.
Lodhje e zërit: vërehet një lodhje vokale që mbyllet përgjithësisht me një ulje të zërit.
Ndryshimet në intensitetin e zërit: toni i zërit nuk është uniform
Në këtë rast është e rëndësishme të shkoni te pediatri për të marrë udhëzimet si ta parandaloni.
DIAGNOZA
Si fillim duhet bërë një hetim i plotë anamnezës, i ndjekur në hapat e para nga pediatri, për të zbuluar detajet që lidhen me çrregullimet e zërit dhe historinë klinike të fëmijës si:
Kohëzgjatje dhe rëndim i problemit
Simptomat aktuale dhe ato shoqëruese
Zakonet në jetë
Mjeku do të vijojë me inspektimin e fytit, laringoskopia (analizë që tregon kordat vokale dhe lëvizjet e tyre gjatë frymëmarrjes) analizat e gjakut.
TRAJTIMI
Në varësi të shkakut mund të ndërhyhet përmes
Terapisë logopedike: pas diagmozës së formuluar përmes vizitës foniatrike mund të shkoni në një logoped që ndihmon fëmijën të shfrytëzojë potencialin e zërit pa e sforcuar shumë, dhe favorizon përvetësimin e standardeve të higjienës vokale, pra shmangia e vëndeve mntytëse, reduktimi i komunikimit në vende të mëdha ku është i detyruar të bërtasë, të zvogëlojë distancën me biseduesin teksa flet, të mos flasë gjatë një sforcimi fizik, etj.
Trajtimi mjekësor: ka të bëjë me një terapi specifike, zakonisht me bazë antibiotikun dhe antiinflamatorët, sipas këshillave të mjekut, për trajtimin e infeksioneve dhe inflamacioneve të laringut.
Trajtimi kirurgjik: ndodh në raste të jashtëzakonshme si trauma, apo disa polipe, dhe përfshin zbatimin e procedurae kirurgjike specifike, që më pas ndiqet me një rehabilitim logopedik./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…