Regjim ushqimor

Hemorroidet, regjimi ushqimor dhe ilaçet

Një regjim ushqimor korrekt është hapi i parë për të lehtësuar simptomat e bezdisshme të shkaktuara nga inflamacioni i hemorroideve, duke nisur që nga konsumi i vakteve të lehta të pasura me fibra (perime, fruta e drithëra integrale) dhe ujë.

Kombinimi i tyre krijon një feçe të butë, e cila mund të dalë lehtësisht jashtë, dhe duke reduktuar kështu sforcimin e dhimbshëm gjatë këtij procesi. Për më tepër është thelbësore për parandalimin e episodeve të tjera.

Për sa i përket ujit është e rëndësishme të konsumoni të paktën 1.5-2 litra ujë, ndërkohë që regjimi ushqimor duhet të përfshijë të paktën 30 g fibra në ditë, dhe rekomandohet që konsumi të rritet gradualisht për të shmangur fenomene si meteorizmi.

Çfarë nuk duhet të hani
Të gjithë pacientët që vuajnë nga inflamacioni i hemorroideve rekomandohet të kufizohet ose shmanget konsumi i ushqimeve pikante, djathrave të stazhionuara, salçiçet, butakët, çokollata, alkooliket dhe dozat e larta të kafeinës që gjendjen tek kafej, dhe pijet me gaz me bazë koka kolën.

STILI I JETËS
Një aktivitet fizik i rregullt është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e organizmit, qoftë për sistemin kardiovaskular dhe për funksionalitetin e zorrëve. Një jetë aktive e bën më të thjeshtë mbajtjen e një peshe të duhur, dhe favorizon lëvizshmërinë e zorrëve, duke reduktuar rrezikun e kapsllëkun.

Pacientët e predispozuar për inflamacion të hemorroideve rekomandohet:
Të shmangë qëndrimin ulur në tualet për një kohë të gjatë
Dalja jashtë gjithmonë kur është nevoja, pa e shtyrë më vonë në kohë
Gjatë defekimit vendosini këmbët mbi një stol të vogël, pozicioni më favorizues për daljen jashtë të feçes.
Shmangni qëndrimin për një kohë të gjatë pa ndryshuar pozicionin (ulur apo në këmbë qoftë)
Shmangia e sforcimeve shumë intensive
Kujdesi për higjienën intime
Përdorni të brendshme pambuku ose fibra të tjera natyrale
Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë

Kremrat dhe ilaçet e tjera
Nga këndvështrimi i trajtimit me ilaçe fillimisht ndërhyhet në nivel lokal, me aplikimin e kremrave me bazë përbërës aktivi kortizonin dhe anestezikë lokal, si Proctoclyn, Proctosedyl, Proctosoll etj, ose preparate analoge në formën e suposteve me qëllim lehtësimin e shqetësimeve kryesore të shkaktuara nga hemorroideve.

Kur gjatë simptomave ka dhe gjakderdhje duhet të shmangni përdorimin e kortizonit i cili do të vononte shërimin duke përdorur ilaçe që nuk e kanë këtë substancë, si Ruscoroid apo Preparation H.

Kur ilaçet me efekt lokal nuk janë efikase atëherë duhet të drejtoheni drejt ilaçeve që merren nga goja me funksion kapilaroprotektiv, në gjendje të mbrojë muret e enëve të gjakut duke reduktuar kështu fryrjen, gjakosjen dhe dhimbjen. Të kësaj kategorie janë flavonoidët, për të cilët nuk ka nevojë për recetë mjekësore.

AKULL NË HEMORROIDE? JO

Gjerësisht besohet se për të lehtësuar simptomat e hemorroideve vendoset akull, por asgjë nuk është e vërtetë.

Të vendosësh akull në hemorroide provokon në fakt një rritje në tonin e sfinkterit anal, duke favorizuar tkurrjen e enëve të gjakut tashmë të përflakur dhe irrituara. Akulli në fakt, duke favorizuar ngushtim të enëve të gjakut, rrit më tepër presionin e gjakut në vend duke përkeqësuar kuadrin klinik.

Prandaj këshillohet përdorimi i kompresave të vakëta, për 10-15 minuta, duke e përsëritur 2-3 herë në ditë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago