Psikologji

PSIKOLOGJI/ Stresi Post Traumatik në situatë lufte, bazuar në historinë e Alvin Berisha

Duke u bazuar ne ngjarjet e fundit të 11-vjeçarit Shqipëtar Alvin Berisha që endej prej pesë vitesh në kampin “Al- Hol” në Siri  i cili ka mundur të shpëtojë dhe të kthehet shëndoshë ë mirë pranë të atiti Afrim Berisha dhe dy motrave, të cilët e prisnin me dëshpërim , ju sjellim një artikull mbi stresin post-traumatik që kalojne fëmijët në situatë lufte dhe pas saj.

 

Konfliktet e armatosura kanë një ndikim shkatërrues në shëndetin mendor të popullsive të prekura. Çrrregullimi i stresit post traumatik (PTSD) dhe depresioni janë çrregullimet mendore më të shpeshta në pasojat e luftës si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Ekspozimi ndaj ngjarjeve traumatike është faktori më i rëndësishëm i rrezikut në këtë rast. Fëmijët nën stres ekstrem mund të përballen me një gamë problemesh psikosociale dhe të shëndetit mendor. Djemtë dhe vajzat gjithashtu mund të tregojnë agresion dhe tërheqje në sjelljen e tyre me moshatarët dhe anëtarët e familjes.

 

Kur fëmijët pësojnë vështirësi të forta, të shpeshta ose të zgjatura pa përkrahje adekuate të kujdestarit ose prindit, si në rastin e Alvin i cili u rrembye nga e ëma dhe u mbajt prej 5 vitesh ne nje vend ne situatë lufte si Sirai, kjo mund të ketë pasoja të rënda dhe të qëndrueshme negative në zhvillimin konjitiv dhe rregullimin emocional, që potencialisht mund të sjellë ndikim gjatë gjithë jetës në shëndetin mendor dhe fizik të një fëmijës. Sidoqoftë, fëmijët në situate lufte dhe pas , tregojnë gjithashtu një rezistencë të jashtëzakonshme dhe mund të rikuperohen nëse ofrohet mbështetja e duhur. Për të kuptuar zhvillimin e një fëmije në një mjedis lufte dhe pas lufte, duhet të aplikojmë një qasje socio-ekologjike, e cila merr parasysh jo vetëm pasojat e drejtpërdrejta të luftës për fëmijën individualisht, por edhe variablat e tjera duke përfshirë familjen dhe komunitetin. Luftërat e sotme pothuajse ekskluzivisht prekin vendet me burim të ulët dhe zakonisht shoqërohen me një numër faktorësh rreziku në nivele të ndryshme ekologjike dhe sociale, p.sh. varfëria ekstreme, mungesa e burimeve për sigurimin e shëndetit, prishja e sistemit shkollor, si dhe rritja e niveleve të dhunës familjare dhe komunitare. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj akumulimeve të tilla të stresorëve. Theksojmë  që mamaja e Alvin vdiq gjatë një shpërthimi në Siri , kjo sigurish që ka krijuar trauma në psikologjinë e Alvin. Mungesa e kujdesit prindëror në një situatë lufte nxitë dhunë tëk fëmijët.

 

Në përfundim konkludojmë se fëmijët që jetojnë në ose largohen nga rajonet e luftës kanë një probabilitet të lartë të vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Kjo për shkak se ata përballen me një akumulim të faktorëve të rrezikut në nivele të ndryshme socio-ekologjike. Praktikat e prindërimit duket se luajnë një rol vendimtar për mirëqenien psikologjike të fëmijëve në një situatë lufte.. Kjo mund të ndalojë një rreth të egër të traumave të luftës, psikopatologjinë dhe dinamikën jofunksionale të familjes. Në Siri, para luftrave, nuk  kishte ndonjë kujdes shëndetësor mendor në dispozicion jashtë spitaleve mendore në Alepo dhe Damask. Tani, falë një njohje në rritje të nevojës për mbështetje, shëndeti mendor dhe mbështetja psikosociale është futur në institucionet shëndetësore parësore dhe të mesme, në qendrat e komunitetit dhe grave, dhe në programe të bazuara në shkollë , por nuke qënë se Alvin u mor nga e ëma e tij dhe u larguan drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e ISIS dhe pasi e ëma vdiq vogëlushit i duhej që të përballojë i vetëm realitetin mizor që ofron Siria, me luftime të ashpra nga të gjitha anët  në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS , është e sigurt që nuk ka marrë shërbimin e duhur psikosocial. Gjithsesi , Alvi sot ndodhet pranë të famijarëve të tij të tijë dhe është duke marrë “shërbimin” e parë që i nevojitet , ngrohtësinë pëekrahjen dhe dashurine familjare që i ka munguar prej kohësh , ndërkohë do marrë dhe shërbimet mjekësore dhe të shëndetit mendore duke i dhënë fund përfundimisht ferrit të kaluar prej 5 vitesh/
Nga Irena Danjolli

 

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago