Intervista

Disfonia apo të ngjirurit e zërit të fëmijës. Pse duhet trajtimi logopedik

Të ngjirurit e zërit të fëmijës, apo disfonia është ndryshimi i zërit që karakterizohet nga një zë më i ulët dhe tinguj që dalin të paqartë. Në rastet më të rënda ajo mund të sjellë një afoni të plotë, pra humbje të zërit.

Pas përcaktimit të diagnozës trajtimi bëhet përmes tre mënyrash, logopedik, mjekësor dhe kirurgjik në varësi të shkakut. Përsa i përket trajtimit logopedik pas diagnozës së formuluar përmes vizitës foniatrike, logopedi e ndihmon fëmijën të shfrytëzojë potencialin e zërit pa e sforcuar shumë, dhe favorizon përvetësimin e standardeve të higjienës vokale. Logopedi Erges Eskiu shpjegon për MeMjekun.com më shumë rreth trajtimit logopedik të disfonisë, pra ngjirjes së zërit tek fëmijët.

 

Dr. Erges, si nis trajtimi logopedik i një fëmije me diagnozën e të ngjirurit të zërit?
-Ngjirja e zërit ose ndryshe disfonia është një çrregullim i emetimit të zërit me shkaqe organike ose funksionale. Në rastet kur kemi të bëjmë me shkaqe organike si prsh malformacioni kongenitale, sëmundje endokrine ose metabolike, inflamacione, tumore që përfshijnë organet që marrin pjesë në prodhimin e zërit, si përshembull, i pulmonit, i gojës, laringut, faringut ose hundës, duhet trajtuar sëmundja me mjekun specialist dhe më pas mund të vij te logopedi.  Në rastet kur kemi të bëjmë me disfoni funksionale, të cilat karakterizohen nga defekte të funksionit fonator. Pra, nëse kemi të bëjmë me një kontraktim të madh të muskulaturës fonike ose nëse ka dobësim zëri si pasojë e rrënies së tonit të zërit si fillim këshillojmë uljen e kohës së të folurit, masazhimin e organeve fonatore, tinguj te mbytur për të bërë të mundur kthimin e muskulaturës fonatore ose kordave vokale në gjendjen normale prsh mmmm nnnn. Vokalica të vogla të tipit a a a a, i i i i, e e e e, janë të nevojshme për të ndihmuar rekuperimin, por më zë pak më poshtë se norma, që fëmija të mos lodhë akoma më tepër muskujt fonator.

-Cilat janë shenjat e para që vihen re tek fëmijët?
– Shenjat e para janë, ngjirja e zërit, lodhje e zërit, dhimbje në laring.

 

Lexoni edhe- Të ngjirurit e zërit tek fëmijët/ Shkaqet, simptomat dhe kura

 

-Në terapinë logopedike fëmija veç të tjerash, mëson si të shfrytëzojë zërin pa u sforcuar, të përvetësojë standardet e higjienës vokale, udhëzohet nga logopedi të shmangë vendet mbytëse dhe të reduktojë komunikimin në vende të mëdha. Duke qëndruar tek kjo a keni hasur vështirësi në mirëkuptimin e prindërve, nëse keni pasur raste të trajtimit të tillë?
-Realisht nuk kemi patur raste me disfoni të fëmijët në departamentin tonë, që të mund të them në kemi patur vështirësi me mirëkuptimin e prindërve.
Nëse do i referohemi rasteve të tjera ndodhë, që prindërit të jenë të mirëkuptueshëm e bashkëpunues, por ndodh edhe që prindërit nuk e kanë mundësinë reale të merren me fëmijën për të ndjekur udhëzimet e logopedit ose ka nevojë për kohën e vetë për t’u trajnuar në mënyrë, që të bashkëpunimi të jetë më i efektshëm.

-Cilat janë këshillat tuaja për prindërit e fëmijëve, që vuajnë nga të ngjirurit e zërit?
– Këshillat janë kontrolli me mjekun ORL për të parë se nga vjen problemi, më pas tek logopedi, minimizimi i të folurit, ndjekja e këshillave të mësipërme nën udhëzimin e logopedit, por edhe përdorimi i mjaltit, ose lengu i limonit për qetësimin e kordave vokale dhe stimulimin e tyre. / MeMjekun.com

MSC. Erges Eskiu, Logoped
Nr. Tel: +355 69 74 08 147

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago