Mirëqenie

Diabeti insipid, shkaqet, simptomat dhe rreziqet

Kur flasim për diabetin i referohemi zakonisht një gjendje patologjike të karakterizuar nga ndryshimi i metabolizmit të sheqernave, me pasoja të shfaqjes së një glicemie të lartë dhe simptomave të tjera të lidhura me të.

Diabeti insipid është një sëmundje e rrallë, që me diabetin e zakonshëm (diabeti melit) ndan vetëm emrin dhe një simptomë, poliurinimin (rritje e sasisë së urinës së emetuar) por ka një mekanizëm shumë të ndryshëm: niveli i glukozës në gjak është normal, ashtu si metabolizmi dhe transporti në organizëm, por problemi është tek paaftësia e veshkave për të ripërthithur lëngjet gjatë formimit të urinës, që për pasojë bëhet më e bollshme në sasi.
Në të dy rastet e diabetit të zakonshëm dhe atij insipid ka rritje të sasisë së urinës por:
Në rasti e pacientit me diabetin e zakonshëm urina e tij, nëse provohet ka shije të ëmbël, pasi rritja e sasisë së sheqerit në gjak përkon dhe me rritje të tij në urinë.

Tek pacienti me diabetin insipid sasia e sheqerit është ajo që del normalisht, por përkundrazi është më e holluar.

SHKAQET E DIABETIT INSIPID
Klasifikimi kryesor i diabetit insipid parashikon dy shkaqe të ndryshme:
Diabeti insipid qendror: Në këtë rast veshkat janë në gjendje të funksionojnë normalisht në procesin e ripërthithjes së ujit (pra përqëndrimit të urinës), por problemi lokalizohet në nivelin e sistemit nervor qendror, ku hipofiza nuk prodhon sasinë e duhur të ADH (ose vazopresinës), hormoni normalisht i lidhur me një nxitje korrekte të ripërthithjes së ujit.

Diabeti insipid periferik (ose nefrogjen): Hipofiza prodhon një sasi normale të ADH, por receptori në nivelin e veshkave nuk i përgjigjet në mënyrë e duhur. Rezultati është pa ndryshim, paaftësia për të ripërthithur ujin.

Tre janë shkaqet më të zakonshme të diabetit insipid qendror:
Një tumor në tru që dëmton hipotalamusin ose hipofizën
Trauma në gjendje të dëmtojnë hipotalamusin apo hipofizën
Komplikacione kirurgjike

Diabeti insipid nefrogjenik mund të jetë prezent që në lindje (kryesisht për arsye gjenetike) ose të zhvillohet më shumë gjatë gjithë jetës (i fituar). Në rastin e dytë shkaqet mund të jenë:
Efekti anësor i litiumit, një ilaç që përdoret për të kuruar shqetësimet bipolare
Kalcium i lartë në qarkullim
Mungesa e kaliumit në qarkullim
Infeksionet e veshkave
Gur në veshka

SIMPTOMAT
Pacienti mund të ankohet për një ndjesi të përhershme të thatësisë, pavarësisht se sa pi, për më tepër nevoja e shpeshtë për të urinuar shkakton dhe ndërprerje të gjumit dhe aktivitetit të përditshme, dhe në këtë rast shfaqet lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqëndrim, gjë që mund të ndikojë më tej në stilin e jetës.

Në urinën e analizuar shfaqen hipotonike, pra pak koncetrat. Sasia e solucioneve të pranishme (si për shembull vetë glukoza) duke qenë e pandryshuar në lidhje me një lëndë normale, rezulton të jetë më e holuar për shkak të sasisë së lartë të lëngut ku mbartet. Një gjendje e tillë quhet hipostenuria.
Nëse humbja e lëngjeve bëhet veçanërisht e rëndësishme pacienti mund të rrezikojë një çekulibrim të elektroliteve, ulje të tensionit dhe një ndryshim të tonicitetit qelizor dhe indit.

Simptomat tek fëmijët
Etja e tepërt mund të jetë e vështirë të njihet tek foshnjet, të cilët e shfaqin në formën e të qarës pa pushim, nervozizmit, rritjes së ngadaltë, rritjes së temperaturës së trupit, humbje peshe të pashpjegueshme.

Tek fëmijët pak më të ritur simptomat e diabetit insipid përfshijnë urinimin në shtrat, humbje të oreksit dhe lodhje.

DIAGNOZA
Në thelb dy analiza bëhen për të diagnostikuar diabetin insipid:
Analiza e vlerësimit (që duhet ndjekur në mënyrë të kontrolluar rreptësisht) një pacient që nuk pi lëngje, kur veshat dhe mekanizmat e prodhimit të urinës janë të paprekur, për të mbajtur lëngje. Prandaj përcaktohet një rritje e përqëndrimit të urinës (e dobët në lëngje). Tek diabeti insipid (qoftë qëndror apo nefrogjen) kjo nuk ndodh. Tek insipidi qëndror për mungesë të ADH që është përgjegjës për ripërthithjen, dhe tek nefrogjen për mungesë të aftësisë për tiu përgjigjur ADH-së së prodhuar. Pasi të jetë vendosur diagnoza tek një pacient bëhet një analiza e dytë për të treguar origjinën e kësaj patologjie.

Administrimi i ADH së jashtme: një diabet i tipit qëndror veshka është në gjendje të përgjigjet dhe për këtë arsye mund të përqëndrojë urinën si tek një pacient normal. Ndësa në rastin e diabetit nefrogjen rritja e ADH në qarkullim nuk është në gjendje të prodhojë ndonjë efekt. Dhe kjo analizë duhet të kryhet në një mënyrë të kontrolluar pasi vasopresina ADH mund të ketë efekte të ndryshme anësore.

TRAJTIMI
Trajtimi është tërësisht me ilaçe:
Në diabetin insipid qëndror është e mjaftueshme në shumicën e rasteve ti sigurohet organizmit ADH e jashtme (në formën e desmopresinës), në format më të lehta kërkohet thjetsht të rritet sasia e lëngjeve të konsumuara për të kompensuar ato që humbin për të shmangur rrezikun e dehidratimit.

Në rastin e diabetit insipd nefrogjen mund të përdoren mjekime diuretike në gjendje të balancojnë funksionimin e veshkave në mënyrë që të jetë sa më afër asaj të një pacienti normal, shpesh shoqëruar me disa këshilla për regjimin ushqimor për të reduktuar humbjen e lëngjeve./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago