Ortopedi dhe Fizioterapi

Skolioza, sëmundja e dixhitalizimit që po deformon fëmijët. Këshillat e fizioterapistit

Skolioza është një nga sëmundjet që po përhapet gjithnjë e më shumë dhe kjo për shkak të modernizimit të shoqërisë. Duke qenë se deformimi i shtyllës kurrizore nis që në moshën 10 vjeç, fëmijët janë më të rrezikuarit dhe më të prekurit. Shto këtu dhe faktin se janë gjithmonë në rritje trupore, lojërat elektronike, telefonët, iPad, çantat e rënda në shkollë por edhe mungesa e aktiviteteve fizike. Fizioterapisti Dr. Fatjon Hajdari jep këshillat e tij për këtë sëmundje në MeMjekun.com.

Çfarë është skolioza?
Skolioza është një anomali strukturale e trupit të njeriut ose ndryshe deformimi i shtyllës kurrizore në formë S. Është një deformim që po vihet në dukje gjithmonë edhe më shumë tek fëmijët. Sipas një udhëzimi të OBSH, 1 në 3 fëmijë është i prekur nga ky deformim, ndaj duhen edhe kontrolle sa më të shpeshta për ankesat e fëmijëve. Ky deformim fillon që në moshat 10-vjeçare edhe vazhdon me rritje trupore të fëmijëve. Ky deformim vjen si pasojë e modernizimit të shoqërisë, nga lojërat elektronike, telefonët, iPad, si edhe nga çantat e rënda të shkollave edhe më e rëndësishme mungesa e aktiviteteve fizike të fëmijëve. Më të prekur janë fëmijë të moshës 10 -18 vjeç ku edhe është më e dukshme pjesa e deformimit.

Cilat janë simptomat?

Simptomat që fëmijët referojnë janë dhimbje koke, dhimbje mesi e vazhduar, mungesë e elasticitetit të trupit, përhapja e dhimbjes si edhe kohëzgjatja e saj. Faktor tjetër edhe pjesa e gjumit, sa të qetë e bën.

Si ta identifikojmë?

Identifikimi i këtij deformimi është i thjeshtë që mund të bëhet edhe nga prindërit në shtëpi duke i kërkuar fëmijës të ulë të dyja duart përpara edhe të kap gishtat e këmbëve, ku shihet edhe shtylla kurrizore nëse është e pozicionuar mirë. Nëse nuk e kryen dot atëherë duhet të vazhdoj me ekzaminimet e tjera. Ku kemi lokalizimin e dhimbjes më të shprehur si edhe përhapjen e saj. Mënyrën e të ecurit është shumë e rëndësishme. Pjesa tjetër e ekazminimeve i takon mjekëve specialistë, kur një radiografi është gjëja e parë që do të kryhet për pacientin.

Si trajtohet?

Pjesa më e rëndësishme është trajtimi i të gjithë fëmijëve me deformim të shtyllës kurrizore pas diagnostikimit. Fizioterapia është hapi i parë që çdo prind duhet të bëjë pas diagnostikimit, ku mund të lirojmë pjesën e muskulatures së kontraktuar dhe qetësimin e dhimbjes.

Pjesë shumë e rëndësishme është edhe trajtimi me terapi ushtrimore kur duhet të jemi shumë të rregullt dhe rigoroz në kryerjen e ushtrimeve që ndikojnë direkt mbi këto probleme. Ndaj edhe terapia ushtrimore duhet të zgjasë me muaj të tërë për të arritur në rezultatin e dëshiruar.

Çfarë këshillash keni për prindërit dhe fëmijët?

Disa këshilla për prindërit për të gjithë fëmijët: këshilloheni sa më shumë fëmijën tuaj të qëndrojë në një pozicion të caktuar edhe të drejtë. Mos lejoni femijen tuaj të qëndrojë shtrirë duke lujatur me lojëra elektronike apo duke parë televizor. Futeni fëmijën tuaj në kurse sportive pas shkolle. Mos e lejoni që çanta e fëmijës të jetë e varur vetëm në njërin krah. Edhe mos i shoqëroni fëmijët me makina në shkollë por me ecje, sa herë të mundeni.

 

Dr. Fatjon Hajdari, Fizioterapist
Klinika e Fizioterapise “RED”
Nr. tel: +355 69 33 11 384

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: skolioza

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago