Ftohja dhe gripi shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk shërbejnë për të luftuar ato.
Por çfarë janë antibiotikët?
Antibiotikët janë ilaçe që trajtojnë apo parandalojnë disa lloje infeksionesh bakteriale, veprojnë duke vrarë bakteret e duke ndaluar riprodhimin dhe shpërndarjen e tyre.
Por nuk funksionojnë për çdo gjë.
Antibiotikët nuk funksionojnë për infeksionet virale si ftohja apo gripi dhe nuk funksionojnë as për pjesën më të madhe të formave të kollës apo dhimbjeve të fytit. Madje dhe disa infeksione bakteriale përmirësohen dhe zgjidhen spontanisht pa nevojën e përdorimit të antibiotikëve, falë punës së çmuar të sistemit tonë imunitar.
Marrja e antibiotikëve kur nuk është e nevojshme, favorizon të ashtuquajturën rezistencë bakteriale, apo aftësinë e mikroorganimzave për tu mbrojtur nga këto ilaçe.
Të marrësh antibiotikë kur nuk duhen nuk është vetëm e padobishme por edhe kundërprodhuese, pasi nuk do të funksionojnë kur të keni vërtetë nevojë. Gjithashtu marrja e tyre kur nuk është i nevojshëm shkakton efekte anësore si skuqje, dhimbje stomaku dhe diarre.
POR KUR DUHET TË PËRDOREN ANTIBIOTIKËT?
Infeksionet më të përhapura janë për shkak të viruseve. Këto ilaçe nuk shërbejnë kundër viruseve, pasi pjesa më e madhe e shqetësimeve që kanë origjinë virale shërohen spontanisht pa asnjë mjekim.
Përshkrimi i një antibiotiku duhet të bëhet vetëm pasi është parë një vlerësim i kujdesshëm i diagnozës dhe situatës së pacientit, që bëhet pa dyshim vetëm nga mjeku. Në të shkuarën tendenca ka qenë për t’i përshkruar më shpesh, për shembull për të trajtuar infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, otitet tek fëmijët dhe dhimbjet e fytit, por sot nuk këshillohen kaq shpesh sepse:
Pjesa më e madhe e infeksioneve janë me natyrë virale, pra antibiotiku nuk është i nevojshëm
Nuk shpejtojnë procesin e shërimit dhe ekspozojnë pacientin ndaj rrezikut të efekteve kolaterale
Një përdorim i parekomanduar rrit rrezikun e rezistencës bakteriale.
Në tabelën më poshtë keni të ilustruar rastet kur mjeku ndoshta mund tju rekomandojë përdorimin e antibiotikut dhe ato kur nuk është i nevojshëm.
Kur duhet të marrë antibiotik apo tia jap fëmijës tim?
Mjeku ju jep antibiotik vetëm në rastet e infeksioneve me origjinë bakteriale, si për shembull
Kushte jo të rrezikshme, por që nuk do të shëroheshin pa përdorimin e antibiotikut (për shembull disa forma të akneve)
Kushte jo të rrezikshme, por potencialisht ngjitëse për personat e tjerë
Situata kur terapia është në gjendje të përshpejtojë në mënyrë drastike shërimin duke parandalur komplikimet (infeksionet e veshkave)
Situata kur ka rrezik të madh për pacientin (për shembull polmoniti)
Pra, kini parasysh nëse ju apo fëmija juaj do të kishte nevojë për antibiotik, ai do të merret vetëm me përshkrimin e mjekut.
Pse mjeku nuk më ka dhënë antibiotik?
Mjeku nuk ju ka dhënë antibiotik nëse infeksioni është shkarkuar nga një virus dhe është më e sigurtë të shërohet në mënyrë spontane pa ilaçe. Infeksionet me origjinë virale më të përhapura shërohen vetë sipas tabelës së mëposhtme:
Nëse infeksioni nuk kurohet gjatë këtyre intervaleve kohore, apo shfaqen simptoma të tjera sigurisht që duhet të shkoni tek mjeku
Rrjedhje hundësh, bllokim hundësh
Sprajt apo tableta zhbllokuese, që jepen për disa ditë terapi, i nevojshëm larja e hundëve me ujë fiziologjik dhe hipertonik
Dhimbje fyti
Tableta apo spraj anagjezik. Paracetamol dhe ibuprofen
Kolla (tek të rriturit)
Shurup kundër kollës për të ndalur kollën e thatë
Mukolitik ose ekspektentues për të shkrirë gëlbazën
Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje kyçesh apo kockash
Paracetamol apo ibuprofen
Kolla tek fëmijët
Kërkoni këshillën e mjekut apo farmacistit.
Mënyra më e mirë për të kuruar ftohjen, kollën apo dhimbjen e fytit është të pini shumë lëngje dhe të pushoni./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…