Perikarditi është një inflamacion i perikardit, membranës në formë thesi që rrethon zemrën. Kjo membranë përbëhet nga dy shtresa, e me styre përmbajën një vëllim shumë të vogël lëngu që shërben për lubrifikim dhe që i krijon mundësinë dy shtresave të rrëshqasin mbi njëra tjetrën pa problem.
Kur vihet re një perkardit vëllim i këtij lëngu rritet. Në rastet më të rëndë mund të mbulojë zemrën, duke ndalur funksionimin e saj. Në pjesë më të madhe të rasteve, megjithatë nuk sjell pasoja të rënda dhe zgjidhet spontanisht. Rastet më të rënda duhet të trajtohen me ilaçe dhe vetëm shumë rrallë me ndërhyrje kirurgjike. Perikarditi prek moshat mes 20 dhe 50 vjeç.
Ka dy lloje perikarditi: akut dhe kronik
Perikarditi akut: karaterizohet nga një shfaqje e papritur. Zgjat më pak se gjashtë javë dhe shpesh provokon hemorragji perikardiake. Simptomat janë ato të ngjashme me një infarkt por vetëm një pjesë e vogël e pacientit ka relapse.
Perikarditi kronik: Ndodh pas një trashje të perikardit ose një akumulimi të lëngut. Zgjat më shumë se gjashtë jave dhe mund të shkaktojë pamjaftueshmëri të ventrikulit të djathtë e cila shprehet me edemë në nivelin e barkut, pretibialit dhe kyçit të këmbës
Në 80% të rasteve është e pamundur të gjesh shkaqet që çojnë në perikardit. Megjithatë është e zakonshme që origjina e saj të jetë nga një infeksion, në përgjithësi viral. Më rrallë shkaktohet nga një infeksion bakterial, dhe akoma më rrall nga një infeksion mykotik. Në raste të tjera perikarditi shfaqet i shoqëruar me një nga patologjitë e mëposhtme:
Sëmundje autoimune
Kancer, përfshi dhe leuceminë
SIDA
Hipotiroidja
Ethet reumatike
Në rastet e tjera precedent i menjëhershëm është një sulm kardiak apo një kururgji në toraks, apo traumë torakale. Ndonjëherë perikarditi është i lidhur edhe me një inflamacion të miokardit, shkaktuar nga radioterapia në gjoks apo marrja e disa ilaçeve.
Një simptomë tipike e perikarditit akut është dhimbje intensive dhe shpuese në zonën e gjoksit. Vërehet në anën e majtë, prapa sternumit. Megjithatë disa pacientë kanë vetëm një dhimbje të lehtë dhe konstante. Të tjerë përjetojnë një ndjesi presioni në gjoks me intensitet të ndryshëm.
Në pjesën më të madhe të rasteve, dhimbja shtrihet dhe në shpatullën e majtë dhe në qafë. Dhimbja bëhet më intensive kur kollitesh, kur merr frymë thellë apo mbështetesh në shpinë. Përkundrazi, dhimbja zvogëlohet kur jeni ulur dhe lehtësisht çoni trupin para.
Në perikarditin kronik dhimbja në gjoks është një simptomë mëse e zakonshme. Qoftë në patologjinë klinke dhe në atë akute mund të shfaqen disa simptoma si
Palpitimet e zemrës
Temperaturë e lehtë
Kollë
Fryrje të këmbëve
Ndjesi marramendjeje
Të përziera
Dobësi dhe lodhje
Rastet më të lehta të perikarditit në përgjithësi zgjidhen vetë. Megjithatë në momentin që diagnostikohet patologjia, në pjesën më të madhe të rasteve ka nevojë për trajtim me ilaçe. Në përgjithësi jepen analgjezikë që përdoren zakonisht pë dhimbjet dhe reduktimin e inflamacionit.
Mjeku mund të përshkruajë dhe colchicine që redukton inflamacionin kardiak dhe parandalon përsëritjen. Megjithatë ky ilaç nuk jepet për persona që vuajnë nga mëlçia apo veshkat apo dhe për pacientë që përdorin disa mjekime.
Kur këto ilaçe nuk kanë efekt, kalohet në hapin pasardhës që është përdorimi i kortikosteroidëve. Nëse shkaku i perikarditit është një infeksion bakterial në përgjithësi pershkruhen edhe antibiotikë.
Së fundmi, në rastet më të rënda sidomos kur dyshohet për një tamponazh kardiak, është i nevojshmë kullimi, përmes një procedure që quhet perikardiocenteza. Shumë rrallë është e nevojshme një perikardioktomi apo zhdukja e përhershme e perikardit./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…