Megalomania, apo mendjemadhësia siç e hasim shpesh në gjuhën e përditshme në fakt është një shfaqje psikopatologjike e karakterizuar nga një vlerësim i tepruar i vetes dhe aftësive të tua.
Personi megaloman personalizon sjelle tipike superioriteti, tenton të udhëheqë dhe merr përsipër detyra joproporcionale me fuqitë e tij.
Megalomania është shprehje e një dëshire patologjike për tu ndjerë i denjë për tu admiruar në sytë e të tjerëve që ndërton marrëdhënie, shoqërore, të afërmish apo dashurie.
Por ama ndryshe nga sa shfaqet, personi fsheh një brishtësi ekstreme. Një mënyrë e nevojshme për të kaluar këtë sjellje është psikoterapia.
Në ndonjë rast megalomania mund ta ketë origjinën nga një raport konfliktual me veten: dhe kjo nis që në fëmijëri përmes ekspozimit ndaj gjykimeve negative, shoqëruar me përçmim, përbuzje apo dhembshuri të njerëzve të tjerë. Megalomania pra mund të jetë një lloj mburoje sa i përket pamjes negative që ka personi për veten, me një vetëbesim të ulët dhe pasiguri të thellë.
Herë të tjera, vetëvlerësimi varet nga një konceptim i madhështisë indivudale që torturon megalomanin dhe mund të shfaqet si rezultat i pritshmërive të larta nga modeli që i referohet.
Gjithashtu megalomania mund të jetë një simptomë e shqetësimeve paranojake dhe maniake. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka një patologji të vërtetët themelore, por tendenca të karakterit të prepotencës dhe dëshirës për të imponuar në mënyrë autoritare pamjen dhe mendimin e tij.
Megalomania shfaqet me konceptin e vlerësimit me çdo kusht superior ndaj çdo personi tjetër. Kjo i shkakton personit që vuan të kërkojë tek të tjerët të konfirmojnë cilësitë e tij; dhe pasoja direkte e një sjellje të tillë është dëshira për të mos pranuar ose kundërshtuar këdo që është i talentuar apo tregon një inteligjencë afër ideales që ka imagjinuar.
Megalomani, mes të tjerash jeton në një gjendje të vazhdueshme të tepruar maniake, domethënë të një entuziazmi dhe vetëvlerësimi të ekzagjeruar. Kjo sjellje e bën më mendjemadh, arrogant dhe egoist.
Por në të vërtetë, megalomani ka një vlerësim shumë të ulët për veten, dhe është vulnerabël ndaj kritikës më të vogël. Nëse rritet niveli i stresit personi mund të ketë menjëherë një rënie në depresion dhe të pësojë një gjendje inercie, aose e kundërta të shfaq tendencën e të sfiduarit të botës (hiperaktiviteti maniak)
Me kohën, megalomania mund të krijojë një largim nga realiteti i botës që rrethon personin, i cili humb masën e duhur të vlerave, të gjërave dhe veprimeve të veta.
Në rrafshin dignostikues, megalomani shfaq si tipare histrionike, dhe narcisisite të personalitet. Histroniku bën gjithçka për të tërhequr vëmendjen drejt vetes dhe për të marrë admirimin e të tjerëve. Ndërsa narcisisti nga ana tjetër ka një vetëvlerësim të jashtëzakonshëm për veten dhe e konsideron atë si një njeri të jashtëzakonshëm.
Megalomania mund të trajtohet me psikoterapi të tipit konjitiv-sjellje.
Qëllimi i kësaj terapie është të hetojë origjinën e një sjelljeje të tillë për të kuptuar nga vjen koncepti negativ të pamjes së vetes. Psikoterapia duhet të përballet dhe me mekanizmat e mbrojtjes që mund të lindin në kundërshtim me madhështinë, siç është gjendja e inercisë apo hiperaktiviteti maniak. Në fund, trajtimi duhet të zgjidhë varësinë e ngulitur të personit nga opinionet e të tjerëve, duke e ndihmuar të kalojë konfliktit mes pamjes sociale të dukshme për ndaj të tjerëve dhe pamjes së brendshme që përkon me identitetin e tij.
Sipas kërkesave specifike të pacientit, mjeku mund të udhëzojë trajtimin me ilaçe me bazë antidepresiv ose stabilizues të humorit. Ndërsa kur personi ka ide delirante mund të jepen dhe antipsikotikë./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…