Dermatologji

Vitiligo që prek lëkurën, simptomat dhe terapia

Vitiligo është një shqetësim i pigmentimit i shkaktuar nga shkatërrimi i melanociteve (qelizat që prodhojnë pigmentin) e lëkurës.

Ajo shkakton shfaqjen e shenjave të bardha në pjesë të ndryshme të trupit, por që mund të prekë dhe sytë, gojën, hundën, apo edhe mukoza.

Ndonjëherë dhe flokët që rriten në zonën e prekur nga vitiligo bëhen të bardha. Dhe pse dihet që vjen nga shkatërrimi i qelizave përgjegjëse të ngjyrës së lëkurës, por ama nuk dihet se nga se shkaktohet. Në përgjithësi shfaqet para të 40-tave dhe janë shenjat më të zakonshme në vendet ku lëkura është më e ekspozuar ndaj diellit.

SHKAQET

Shkaqet në bazë të zhvillimit dhe kushteve të saj janë ende të panjohura dhe pse komuniteti shkencor ka propozuar teori të ndryshme për këtë.

Ka të dhëna të rëndësishme mbi faktin se personi me vitiligo ta ketë të trashëguar gjenetikisht, duke u bërë të ndjeshëm ndaj depigmentimit. Teoria më e pranuar është ajo e depigmentimit të shkaktuar nga një shqetësim autoimun, pra një sëmundje ku sistemi imunitar reagon kundër organeve dhe indeve të veta. Organizmi prodhon proteina të quajtura, citokina, që në rastin e vitiligos ndryshojnë qelizat që prodhojnë pigmentin, duke shkaktuar vdekje të këtyre qelizave. Njët tjetër teori është ajo që melanocitet shkatërrohen vetë. E fundit, disa persona që kanë shfaqet vetëm një rast, si prekja nga dielli apo një stres emocional që ka sjellë shpërthimin e vitiligos, por ama nuk është provuar shkencërisht.

SIMPTOMAT
Në përgjithësi, vitiligo shfaqet fillimisht me shenjat e bardha në lëkurë. Zonat më të shpeshta që preken janë ato të ekspozuara në diell si duart,këmbët, krahët, fytyra dhe buzët.

Vitiligo zakoninsht ndjek një nga këto tre format:
Forma fokale: depigmentimi i rrethuar në një zonë pak a shumë

Forma segmentale: zonat e depigmentuara prekin vetëm një anë të trupit

Forma e gjeneralizuar: tipi më i zakonshëm. Depigmentimi në të dy anët e trupit në mënyrë simetrike

Forma e gjeneralizuar mund të nisë në çdo moshë por ka tendencë të përparojë për gjatë gjithë jetës. Prodhon një dengjyrim të fortë simetrik në përhapjen e saj.

A MUND TË PËRKEQËSOHET?

Format fokale dhe segmentale të vitiligos qëndrojnë vetëm në një anë të trupit dhe nuk përhapen. Ndërsa forma e përgjithshme është e paparashikueshme. Tek disa njerëz format e bardha nuk shpërndahen, në përgjithësi, por shqetësimi është në zhvillim të përhershëm dhe me kohën depigmenton zona të tjera të trupit.

Tek disa persona të tjerë përhapet ngadalë, në harkun kohor të disa viteve. Tek të tjerët zhvillohet më shpejtë.

DIAGNOZA

Diagnoza bazohet në analiza objektive, anemnezë dhe analizat në laborator. Kur dyshohet për vitiligo do të shfaqen shenjat e bardha në lëkurë, në zonat që përmendëm më lart, që janë më të ekspozuara ndaj diellit.

Në rastet kur dyshohet vitiligo mjeku do të kërkojë historinë mjekësore të personit, pra anemnezën. Faktorë diagnostikues të rëndësishme përfshi dhe histori familjare të kësaj sëmundjeje, djegies nga dielli apo trauma të tjera të lëkurës para fillimit të depigmentimit, stresi apo sëmundje fizike dhe çngjyrosja e parakohshme, në përgjithësi para 35 vjeç.

Mjeku do të shohë dhe lidhjen ose ekizstencën e sëmundjeve autoimune në familje dhe do të dojë të dijë nëse lëkura ka qenë një subjekt veçanërisht sensibël.

Ndoshta mund të kërkohet dhe një kampion i vogël i lëkurës (biopsia) për ta vëzhguar në mikroskop. Në prani të vitiligos, kampioni i lëkurës do të jetë plotësisht pa melanocitet. Nga ana tjetër prezenca e qelizave inflamatore në këtë kampion mund të tregojë shkaqe të tjera të depigmentimit.

Për shkak se vitiligo mund të shoqërohet me anemi perkutane (e shkaktuar nga pamjaftueshmëria e përthithjes gastroenterike e vitaminës B12) apo hipertiroidizmi, mund të kërkohen dhe analizat e gjakut për të kontrolluar qelizat e kuqe dhe funksionin e tiroides.

TË JETOSH ME VITILIGO

 

Duhet të dini se vitilgo nuk është e rrezikshme, por mund të ketë pasoja emocionale dhe psikologjike. Pikat e bardha të vitiligos mund të ndikojnë në vetëvlerësimin dhe mirëqënien psiqike të personit. Kjo bëhet me shpeshtë veçanërisht nëse zonat ku ndodhet vitiligo janë të dukshme, si fytyra, duart, krahët dhe këmbët apo dhe në organet gjenitale.

Disa pacientë përdorin produkte kozmetike për të fshehur shenjat pasi kjo i ndihmon të ndjehen më mirë me veten.

TRAJTIMI

 

Duhet të kuptoni që qëllimi i trajtimit është të zvogëlojë kontrastin mes zonës së vitiligos dhe lëkurës së shëndetshme. Ekzistojnë tre lloje terapish në varësi të vendit ku zhvillohet sëmundja, përhapjes dhe preferencës individuale. Flasim për terapi farmakologjike, terapi kirurgjike dhe ajo ndihmëse.

Terapia farmakologjike

Terapitë e shumta me ilaçe, kryesisht topike, mund të zvogëlojnë dukshëm vitiligon.

Terapia topike: kremëra të ndryshëm, gjithashtu dhe me bazë kortikosteroide mund të ndihmojnë në rigjenerimin e pjesëve të bardha, veçanërisht kur aplikohet në fazat e para të vitiligos.

Fototerapia: terapitë me lazer të lehtë (solari që e njohim në të përditshme) përdoret edhe për vitiligon, por rezultati sigurisht që nuk do të jetë i përhershëm.

Fotokemioterapia me psorolen: ndryshe njihet dhe si terapia PUVA (Psoralen dhe ultraviolet) dhe është e efektshme në shumë raste. Qëllimi i saj është ripigmentimi i njollave. Por është një terapi e gjatë dhe kërkon vëmendje ndaj efekteve anësore, që ndonjëherë mund të jenë serioze. Psoralen është një ilaç që ka substanca që reagojnë ndaj rrezeve ultraviolet duke shkaktuar errësim të lëkurës.

Depigmentimi: ky trajtim përfshin zbardhjen e të gjithë lëkurës, në mënyrë që të eliminohet kontrasti me njollat. Ky trajtim mund të zgjidhet nga njerëzit që njollat i kanë të përhapura në mbi 50% të trupit të tyre. Pacienti aplikon një ilaç monobenzeni dy herë në ditë në zonat e pigmentuara derisa të arrihet ngjyra e vitiligos. Por duhet të kenë kujdes që dy orë pas aplikimit të mos kenë kontakte me persona të tjerë sepse ilaçi depigmenton dhe ata. Gjithashtu është një trajtim i përhershëm dhe këta persona do të jenë të ndjeshëm ndaj dritës së diellit.

Terapia kirurgjikale

Ky hap ndërmerret nëse terapitë e tjera që përmendëm më lart nuk do të jenë efikase. Bëhet fjalë për transplant autologjik i lëkurës, ku lëkura nga një zonë e shëndetshme implantohet në zonën e prekur.

Tjetër mënyrë është mikropigmentimi (tatuazhi), që funksionon më së miri për buzët, veçanërisht në subjektet me lëkurë të errët. Zona e tatuazheve nuk do të ndryshojë ngjyrën krahasuar me zonat përreth gjatë ekspozimit në diell.

Terapitë ndihmëse
Në këto terapi përfshihet trajtimi i anës emocionale të personit të prekur nga vitiligo dhe këtu futen trajtimi me kremëra, kozmetike dhe grupet ndihmëse psikologjike mbështetëse./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: vitiligo

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago