Të njohim ilaçet/suplementet

Çfarë duhet të dimë për fashimin e plagës?

Fashimi (Bandazhimi ) është një procedurë e mbështjelljes së një plage të trupit. Në përgjithësi përdoret garzë, pëlhurë, fashë apo materiale të tjera. Lezioni mund të ketë ndodhur në muskul, siç është kontraktimi, ose një plage që rrjedh gjak në mënyrë të konsiderueshme.

Fashat janë përdorur gjatë në histori. Besohet se Hipokrati, mjeku i Greqisë antike ku bazohen ende disa aspekte të mjekësisë aktuale, ka qenë i parë që ka vendosur një fashë për të kuruar ulçerën venoze.

Sidoqoftë qytetërimi antik, si egjipitianët e përdornin për të tjera qëllime. Aktualisht, pothuajse e gjithë popullsia në botë përdor përditë fashat për të trajtuar një dëmtim apo gërvishtje.

PSE DUHEN FASHAT?

Siç e dimë fashat mund të jenë të llojeve të ndryshme dhe mund të kenë përdorim të shumëfishtë. Shumë shpesh përdoren për të mbrojtur plagët, duke parandaluar infeksionin dhe duke ndihmuar në ndalimin e hemorragjisë.
Për më etpër, fashat përdoren shpesh dhe për të kufizuar lëvizshmërinë e një kyçi, siç ndodh në rastet e ndrydhjes. Në të njëjtën mënyrë ndihmojnë të mbahet në pozicion allçia për të mbajtur një pjesë të trupit.

Fashat janë të nevojshme dhe për të ndihmuar qarkullimin në vena, veçanërisht tek personat që kanë për shembull edemë në këmbë.

Funksionet e fashave

Si përmbledhje mund të themi se fashat mund të jenë:
Përmbajtëse: përodren për trajtime të caktuara, kur duhet të mbani një mjekim apo ilaç.
Kompresive: ndihmojnë në shtrëngimin fort të një gjymtyre, për shembull për të ndalur hemorragjinë.

Korrigjuese: duke u përdorur në fiksimin e një gjymtyre për të favorizuar shërimin, si në rastin e një kocke.

Normalisht fashat bëhen në mënyra të ndryshme në bazë dhe të qëllimit. Për shembull, fasha unazë përdoret për të mbajtur një ilaç në krah apo në këmbë dhe për këtë qëllim përdoret në formë rrethore siç e ka dhe emrin, si unazë.

Më pas është fasha spirale, që përdoret shpesh për të mbajtur mabjtësen në dorë, krahë apo këmbë. Në këtë rast fasha që përdoret është elastike dhe vendoset në formë spirale.

Fasha me kapëse është shumë e ngjashme me atë spirale. Ndryshimi është që shkon deri në fund dhe dy cepat kapen me kapëse. Përdoret sidomos tek gjymtyrët e poshtëm për të favorizuar rikthimin venoz.

A KANË NDONJË RREZIK?

Si çdo trajtim apo teknikë tjetër, bandazhimi mund të ketë disa komplikime. Sidomos nëse përdoret pa njohuri apo nuk kanë trajtimin e udhëzuar.

Kur një fashë përdoret shumë e shtrënguar, mund të ketë sindromin e shtypjes, pasi gjaku i oksigjenuar nuk mund të arrijë të gjitha pjesët e trupit. Pjesët që mbeten të izoluara bëhen të ftohta dhe mavijosen. Gjithashtu lëkura mund të njomet dhe infektohet nëse fasha është vendosur në zonë të lagësht.

SI PËRFUNDIM

Fashat janë një teknikë shumë e nevojshme për trajtimin e shumë lezioneve, që nga plagët më të thjeshta tek frakturat kockore. Megjithatë, ideale është që të ndiqen gjithmonë nga një profesionist që njeh teknikën dhe udhëzimet terapeutike rast pas rasti./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago