Laborator dhe Radiologji

Ekzaminimi i fundusit okular, çfarë është dhe pse duhet

Ekzaminimi i fundusit okular, i quajtur ndryshe dhe oftalmoskopia apo fondoskopia, është një ekzaminim që i jep mundësi specialistit të shohë strukturat e vendosura në pjesën e pasme të syrit, pra retinën, beben e syrit, nervin optik si dhe trupin qelqor.

Bebja e syrit është një hapësirë përmes së cilës mund të vëzhgohet në brendësi të syrit. Dilatimi pra është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për të përmirësuar shikimin, dhe për të bërë këtë përdoren pikat e syrit.
La pupilla è un foro attraverso il quale sarà possibile osservare all’interno

Ekzaminimi zgjat rreth 5-10 minuta. Pajisja që ndihmon në vlerësimin e strukturave të ndryshme të syrit është oftalmoskopia. Ajo arrin të njohë një sërë patologjish, përmes një procedure të thjeshtë, jo invazive në pjesën më të madhe të rasteve.

PËR ÇFARË SHËRBEN?

Ekzaminimi i fundusit okular përdoret për një pasqyrim të sëmundjeve tgë syrit, apo për të diagnostikuar patologji të retinës, nervit optik apo trupit qelqor, mes të cilave”

Papillema: ënjtja e papillës së nervit optik, që reflekton një rritje të presionit intrakranial, një emergjencë mjekësore.
Lezion i korroides dhe retinës dytësore ndaj infeksioneve, si kandidaza, toksoplazmoza, histoplasmoza, tuberkulozi miliar etj.

Dëmet e vazave të gjakut si në rastin e diabetit (retinopatia diabetike) apo tensioni i lartë arterioz i kontrolluar keq
Glaukoma
Shkëptuja e retinës
Melanoma okulare
Katarakti
Shkëputja posteriore e trupit qëlqor.

Ekzaminimi gjithashtu është i nevojshëm në rastet e faktorëve të riskut dhe patologjive ekstra-okulare si tensioni i lartë, diabeti dhe sëmundje të tjera që prekin vazat e gjakut.

OFTALMOSKOPI

Siç e thamë më lartë oftalmoskopi është pajisja me të cilën bëhet ekzaminimi i fundusit okular. Ajo është një pajisje me lente sferike që të jep mundësinë të tejkalosh strukturat e përparme të syrit duke dhënë një shikim të situatës pas tij. Ai mund të jetë dy llojësh:

I drejt për drejtë, që vlerëson fundusin okular dhe e zmadhon rreth 15 herë
Jo i drejtë për drejtë, që vlerëson fundusin kokë poshtë duke e zmadhuar dy deri në pesë herë po në gjendje të japë një pamje panoramike.

Oftalmoskopi mund të ketë dhe një burim drite me përmasa të vogla, mesatare apo të mëdha që përdoren në varësi të dilatimit të bebes.

Shpesh përdoren dhe filtra të ndryshëm sipas strukturës që do analizohet:

Filtra të kuq që përdorne për të evidentuar vazat që kanë hemorragji në mënyrë më të detajuar duke përmirësuar kontrastin. Në këtë rast retina shfaqet në ngjyrat bardhë e zi.

Filtra blu: përdoret për të vërejtur dëmtimet ose ulçerën e kornesë pas ngjyrosjes me fluoreshencë.

SI BËHET EKZAMINIMI?

Herën e parë ekzaminimi mund të bëhet pa ndonjë parapërgatitje, sigurisht që pacienti duhet të jetë zgjuar. Për të pasur një inspektim më të mirë përmes bebes së syrit që në praninë e dritës fiziologjikisht ka tendencën të zvogëlohet, shpesh është e nevojshme të përdoren disa pika që ta mbajnë të dilatuar. Pikat përdoren në përgjithësi me bazë ilaçi antagoniste parasimpatike si tropikamid, ciklopentolat, atropinë, molekula që e paralizojnë përkohësisht muskulin dilatues dhe muskulin ciliar. Për këtë merren 1-2 pika rreth 15-20 minuta para ekzaminimit.

Para se të jepen pikat, mjeku ndërton kushtet klinkike të paacientit përmes një anamneze të detajuar, duke vlerësuar alergjitë që mund të ketë, marrjen e ilaçeve të tjera, patologji që mund të ketë (ekziston rreziku i përkeqësimit të glaukomës para-ekzistuese)

EFEKTET ANËSORE

Ekspozimi ndaj dritës së pajisjes mund të jetë i bezdisshëm, por pa dyshim që është i padëmshëm dhe i padhimbshëm, ashtu si një presion i lehtë që ushtrohet në rastin e oftalmoskopisë jodirekte.

Vetë ekzaminimi i fundusit okular nuk është invaziv dhe nuk ka rreziqe apo efekte të padëshiruara. Si pasojë e përdorimit të pikave shikimi mund të jetë pak i mjegullt për disa orë, prandaj është e këshillueshme:
Të vendosni syze dielli për të mbrojtur sytë nga drita e diellit e për të shmangur kështu dëmet e strukturës delikate okulare.

Të shoqëroheni nga dikush për në shtëpi pas vizitës, pasi nuk mund të jeni në gjendje të ngisni makinën

Shumë rrallë pikat mund të shkaktojnë reaksione që mund të jenë: marje mendsh, tharje e gojës, nauzea apo të vjella. Efekti i pikave largohet brenda disa orëve./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago