ORL

Sinuziti, simptomat dhe trajtimi

Dhomat e ajrit në kockat pas faqeve, vetulla dhe nofulla quhen sinuse paranazale dhe në brendësi të tyre ndodh prodhimi i mukusit, një substancë fluide që filtron ajrin e thithur nga bakteret dhe grimcat e tjera. Qime të vogla të buta, të quajtura cilia nxjerrin mukozën nga sinusi që eliminohen pastaj përmes hundës.

Flitet për sinuzit kur ka inflamacion riveshja e sinuseve paranazale. Sinuziti ndiqet shpesh nga një ftohje, sulm alergjik apo irritim ndotësit e mjedisit. Ndryshe nga ftohja, sinuziti bakterial ka nevojë për mjek për diagnozën dhe trajtimin me antibiotikë për të kuruar infeksionin dhe parandaluar komplikacionet e mundshme.

SHKAQET

Bllokimi i sinuseve krijon një ambient të lagësht që lehtëson fillimin e infeksioneve. Sinuset e infektuara dhe të bllokuara mbushen me qelb, duke sjellë shenjat e simptomat si sekrecione të trasha nga hunda, të verdha ose jeshile, dhe simptoma të tjera të infeksionit.
Sinuziti akut mund të shkaktohet nga”

Infeksioni virale: Në shumë raste, sinuziti akut është pasojë e një ftohje të zakonshme

Infeksioni bakterial: Nëse një infeksion i traktit të sipërm respirator zgjat më shumë se 7-10 ditë, origjina e saj është bakteriale më shumë se virale.

Infeksioni kërpudhor: anomalitë e sinuseve paranazale apo një sistem imunitar i dobët rrisin rrezikun e infeksioneve kërpudhore.

Disa kushte shëndeti mund të rrisin rrezikun e infeksionit të sinuseve paranazale (pra, sinuzitit) dhe ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve më të mëdha. Në veçanti:

Alergjitë si ethet e senës: inflamacioni që vjen nga alergjitë mund të bllokojë sinuset.
Polipet apo tumoret e hundës: këto përhapje indesh mund të bllokojnë sinuset dhe hundët.
Devijim i septumit nazal: palosja e septumit të hundës (muret në mes të hundës) mund të shtrëngojnë apo bllokojnë rrugët e komunikimit me sinuset.

Infeksioni i dhëmbëve: një përqindje e vogël e sinuzitit ndiqet nga një infeksion dentar.

SIMPTOMAT

Rinosinuziti klasifikohet sipas kohëzgjatjes së simptomave në:

Akute: prania e simptomave për 4 javë apo më pak
Subakute: prania e simptomave më shumë se 4 por më pak se 12 javë.
Kronike: prania e simptomave për më shumë se 12 javë
Akute e përsëritur: 4 apo më shumë episode akute brenda një viti, me zhdukje të simptomave mes dy episodeve

Sinuziti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme në varësi të moshës:
Fëmijët e vegjël kanë shpesh simptoma si ato të ftohjes, si hunda e bllokuar ose që rrjedh, temperaturat me intensitet të dobët. Nëse fëmija nis të ketë temperaturë çdo 5 apo 7 ditë pas shfaqjes së simptomave të ftohjes ky mund të jetë një simptomë e sinuzitit apo ndonjë infeksioni tjetër, si bronshiti, polmoniti apo infeksion i veshit dhe për këtë duhet të kontaktoni mjekun.

KUJDES PRINDËR! Shumë prindër ngatërrojnë dhimbjen e kokës të fëmijës e lidhur me ftohjen me infeksionin e sinusiteve paranazale, por sinuset paranazale në ballë nuk zhvillohen para moshës 6 apo 7 vjeç, pasi nuk janë aq të zhvilluara sa të shkaktojnë infeksione. Prandaj dhimbja e kokës së fëmijëve janë të lidhura me ftohjen.

Tek fëmijët më të rritur apo adoleshentët, simptomat më të shpeshta të sinusitit janë: kolla e thatë gjatë ditës, që nuk përmirësohet shtatë ditët e para të simptomave të ftohjes, temperaturë të lartë, përkeqësim të kongjestionit, dhimbje dhëmbësh, dhimbje veshësh dhe dhimbje në fytyrë. Ndonjëherë adoleshentët me sinusit kanë dhe dhimbje stomaku, nauzea, dhimbje koke dhe dhimbje në pjesën e pasme të syve.

Sidomos tek të rriturit një simptomë e zakonshme të çdo lloj sinuziti është dhimbja, vendndodhja e së cilës varet nga sinusiti që ka inflamacion. Një dhimbje në ballë do të thotë se janë prekur sinuset e ballit (mbi vetull). Nëse dhimbja prek nofullën, mund të preken harku i dhëmbëve të sipërm dhe faqet, pasi mund të jenë prekur sinusest e nofullave.

Një dhimbje në mes të syve, ndonjëherë shoqëruar dhe me ënjtje të qepallave dhe indeve perorbital, me dhimbje të butë në anët e hundës, mund të tregojë sinuzitin e sinuseve emtoidale.

Dhimbje në qafë dhe në vesh, me një dhimbje të madhe në majë të kokës, mund të jenë shenja të inflamacionit të sinuseve sfenoidalë, por ato preken shumë rrallë.

Testi i Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë

Zgjidhni “po” para një prej këtyre simptomave nëse i keni për dhjetë ditë ose më shumë, në të kundërt zgjidhni jo.

Presion/dhimbje në fytyrë?
Dhimbje koke?
Kongjestion apo hundë të bllokuara
Sekrecione të trasha hunde, jeshile-të verdhë?
Temperaturë jo shumë të lartë (37.2-37.8°)
Frymë me erë të keqe?
Dhimbje të pjesës së sipërme të dhëmbëve?

Nëse përgjigja është “PO” për të paktën tre nga simptomat e mësipërme, mund të jeni prekur nga sinuziti i shkaktuar nga alergjitë, bakteret ose myku. Mund të kërkohet ekzaminimi nga mjeku specialist otolaringolog (ORL).

KUR DUHET SHKUAR TEK MJEKU

Nëse simptomat nuk përmirësohen në pak ditë apo përkeqësohen, keni ende temperaturë, apo keni vuajtur nga sinusiti i përsëritur dhe kronik duhet ti drejtoheni mjekut.

Kontaktoni urgjencën nëse keni dhimbje dhe enjtje periorbitale, ënjtje të ballit, dhimbje koke intensive, ndjesi konfuzioni, shikim jo të qartë apo shqetësime të tjera të shikimit, qafë të ngurtë dhe ju mbahet fryma.

Komplikacionet që sjell sinuziti janë:
Astma: sinuziti akut mund të çojë në sulme azmatike
Meningjiti: pasojë e përhapjes së infeksionit në veshjen e trurit.
Probleme me shikimin: nëse infeksioni përhapet në orbitën okulare mund të shkaktojë reduktim të shikimit. Kjo është një urgjencë mjekësore që kërkon trajtim të menjëhershëm te mjeku për të parandaluar dëmet e përhershme.
Infeksion të veshit: një infeksion i veshit mund të vijë nga sinuziti akut.

DIAGNOZA

Një test i vjetër, por që ende është shumë i përdorur për diagnostikimin e sinuzitit është diafanoskopia, që konsiston në vendosjen në gojë të një burimi të vogël drite. Nëse drita filtron përmes strukturave kockore të fytyrës sinuset paranazale janë të lira dhe nuk ka prani të sinuzitit. Nëse nuk arrinë të filtrojë, apo filtron vetëm në një pjesë të sinuseve ato janë të bllokuara me qelb.

Alternativë më moderne është radiografia apo tomografia. Ndonjëherë është e nevojshme të merret një kampion nga sinusi i prekur për të përcaktuar cili është bakteri përgjegjës për infeksionin për të zgjedhur antibiotikun e duhur.

KUJDESI DHE TERAPIA

Shumë infeksione të sinuseve paranazale zgjidhen me masa të vetëmjekimit dhe trajtimit mjekësorë jo invazive. Në rastet përsëritjes së shpeshtë duhet të përjashtohen prania e polipeve nazale, alergjive apo kushteve të tjera kronike.

Mjekët mund të japin antibiotikë nga goja për të kuruar rastet e sinuzitit me origjinë të supozuar bakteriale.

Sipas disa udhëzimeve antibiotiku duhet të merret për 14 ditë, dhe kur flitet për sinuzitin kronik, derisa pacienti të jetë i lirë nga simptomat për të paktën shtatë ditë. Nëse pas pesë ditësh të kësaj terapie nuk ka përmirësim, atëherë duhet ndryshuar antibiotiku.

Disa mjekë mund tju këshilloje dhe dekongjestionues dhe antihistamikë për të lehtësuar simptomat apo spraj krotizonikë.
Në rastet e sinuzitit të shkaktuar nga viruset ato zhduken në mënyrë automone pa ndonjë trajtim mjekësor. Paracetamoli de ibuprofeni dhe kompresat e vakëta mund të reduktojnë dhimbjen.

Tek fëmijët mjekimet për ftohjen nuk kanë treguar të jenë efikase në reduktimin e simtpomave dhe mund të shkaktojnë dhe efekte anësore.

Vlerësohet situata me mjekun në rast se:
Ftohja zgjat më shumë se dhjetë ditë dhe nuk përmirësohet
Ftohje që duket se përkeqësohet pas shtatë ditësh simptoma
Simptoma alergjike që nuk largohen me ilaçe të zakonshme antialergjike

Kontaktoni mjekun në prani dhe të çdo simptome tjetër të sinuzitit, si për shembull, dhimbje dhe ashpërsim të faqeve, temperaturë apo ftohje që duket më keq se zakonisht./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago