Oksiuret janë krimbat përgjegjës të parazitozës më të zakonshme të zorrëve të njeriut, që prek miliona njerëz në botë por sidomos fëmijët.
Nëse fëmija ka oksiure mos u shqetësoni pasi nuk shkaktojnë asnjë dëm (përveç kruarjes) dhe nuk do shumë kohë të shërohen. Oksiuret janë krimba të vegjël të butë, me ngjyrë të bardhë, që gjejnë ambientin e përshtatshëm për të mbijetuar në zorrët e njeriut. Shumë persona nuk kanë asnjë simptomë ndërsa të tjerë kanë kruajtje rreth anusit apo vaginës në rastin e femrave. Kruarja ndonjëherë bëhet intensive sa ndërpret gjumin dhe shkakton nervozizëm.
Infeksioni i oksiureve është i përhapur në të gjithë botën dhe prek njerëzit e të gjitha moshave dhe nivelit socio-ekonomik. Rreziku i kontaminimit ndodh për shembull përmes duarve, ushqimeve, veshjeve të kontaminuara, lodrave të fëmijëve.
Vezët e oksiureve bëhen infektive në vetëm pak orë dhe janë në gjendje të mbijetojnë për 2 apo 3 javë në veshje, çarçafë dhe objekte të tjera. Nuk durojnë nxehtësinë por jetojnë gjatë në temperatura të ulëta. Vezët kalojnë përmes sistemit tretës për të përfunduar në zonë ku dhe jetojnë si parazitë. Gjatë një kohe të caktuar, mes dy dhe katër javëve nga kontaminimi oksiuret e rritura nisin të migrojnë brenda zorrës përreth rektumit. Krimbat femër sidomos gjatë natës dhe herët në mëngjes dalin nga anusi për të depozituar mijëra vezë.
Pas gëlltitjes së vezëve të oksiureve kalojnë rreth 1-2 muaj para se të shfaqen shqetësimet e para. Simptomat karakteristike të infeksionit të oksiureve janë kruarja rreth anusit, që përkeqësohet gjatë natës për shkak të migrimit të krimbave femra drejt zonës së rektumit për të depozituar vezët.
Oksiuret mund të dalin jashtë me feçen dhe dallohen lehtë si fije të holla të bardha që lëvizin. Mund të shfaqet dhe në veshjet intime, sidomos në mëngjes. Më rrallë shfaqet bruksizmi, fëmija gjatë natës në mënyrë të pavetëdijshme kërcet dhëmbët.
Shkoni tek mjeku nëse fëmija juaj ankohet nga kruarjet në të ndenjura apo gërvishtet në zonën e rektumit. Oksiuret mund të jenë dhe shkak i çrregullimeve të gjumit të fëmijës apo të bëjë çiçin në krevat.
Prezenca e kruarjes gjatë natës në zonën perianale të një fëmije tregon praninë e oksiureve dhe pse diagnoza bëhet përmes një individualizimi të parazitit dhe vezëve të tij.
Diagnoza mund të jepet edhe përmes analizës së feçes, analizës së zgjedhur që quhet “scotch test”. Kjo analizë aplikon vendosjen e një ngjitësi transparent në zonën perianale për disa sekonda dhe vijon më pas me analizën në mikoroskop. Në përgjithësi ajo përsëritet tre ditët pasuese, në mëngjes.
Infeksioni i oskiureve trajtohet me ilaçe specifike antiparazitare sipas përshkrimit të mjekut. Kura parashikon dy doza të ilaçit me dozën e dytë pas dy javësh nga doza e parë. (për shembull Vermox ose Combantrin) Mjekët këshillojnë që të trajtohen të gjithë familjarët, për shkak të lehtësisë së kontaminimit.
Sigurisht duhet një higjienë intime e duhur çdo mëngjes dhe ndërrimi i përditshëm i veshmbathjeve, për të shmangur përhapjen e vezëve në mjedis. Larja bëhet me ujë të nxehtë për të eliminuar infeksionin./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…