Quhet sindromi i Highlander, apo pavdekësisë, duke marrë titullin e filmit të famshëm të viteve ’80 që fliste për veprat e një të pavdekshmi. Ata që preken nga ky sindromë janë mbi 40 vjeç që kanë një tendencë konkurrence, vetëvlerësimi dhe mirëqënieje.
Prek më lehtë atletët që vijojnë aktivitetin e tyre fizik bashkë me të rinjtë, ose njerëz që pretendojnë të bëhen sportistë në një moshë të pjekur.
Ata që preken nga kjo sindromë krijojnë bindjen se ushtrimet fizike mund ta mbrojnë nga çdo patologji, tendencën për të minimizuar simptomat apo faktorët e rrezikut, aktualë apo të mëparshëm. Në praktikë një vlerësim i tepërt i aftësive të veta fizike apo mendore çon në këtë sindromë: shpesh në fakt personat, qofshin këta sendentarë, ish atletë profesionistë apo gjysmëprofesionistë, i rikthehen aktivitetit fizik pas një kohë të gjatë joaktiviteti, të shtyrë nga dëshira e fortë për tu kthyer në një performancë fizike më të mirë apo të njëjtin fizik sportiv si në moshë të re.
Sigurisht që fiziku i një mbi 40-vjeçari nuk mund të krahasohet me atë të një 20 apo 30-vjeçari, sa për formën i pari nuk mund të konkurrojë të dytin. Këshilla e shkencëtarëve, drejtuar atyre që kanë sindromin e Highlnader, është që të heqin dorë nga sportet e “kontaktit”, si futbolli e kalçeto, dhe të preferojnë disiplinat individuale, si noti, vrapi dhe biçikleta. Përpjekje të tilla sforcuese mund të provokojnë rritje të tensionit dhe numrit të rrahjeve të zemrës, duke vënë në rrezik shëndetin e zemrës dhe vazave të gjakut. Pastaj duhet marrë parsysh se është më mirë të nisë gradualisht një sport dhe jo menjëherë. Në të njëjtën mënyrë është e rëndësishme të mbajnë mend se pas një moshe të caktuar të muskujve, tendinat dhe kyçet kanë nevojë për një kohë më të gjatë rekuperimi.
Shumë shpesh atletët janë të bindur, gabimisht, se ushtrimet fizike i mbrojnë nga çdo sëmundje dhe kanë tendencën të minimizojnë simptomat e faktorët e riskut të çdo lloji. Por shumë, si në të gjitha gjërat, është telash, dhe madje tendenca e fortë për rininë rezulton të jetë tundim i papërmbajtshëm duke besuar se sforcoja fizike është një mundësi më shumë, por në fakt duhet të jenë koshient për limitet e tyre./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…