Okulistike

Çfarë janë skotomat? Nga se shkaktohen dhe si shfaqen

Me termin “skotoma” në terma mjekësorë është një verbim i pjesshëm ose i plotë në fushën viziv dhe përgjithësisht i atribuohet patologjive të ndryshme, lezioneve të indeve nervore apo efekteve të padëshiruara të lidhura me përdorimin e disa ilaçe (si për shembull antibiotiku streptomicinë).

Skotomat shfaqen si njolla të errëta, të ngjyrosrua apo në formën e llampave ndriçuese, dhe mund të prekin një sy apo të dy duke ndërhyrë në shikim.

SKICA E FIZIOLOGJISË OKULARE

Tre përbërësit kryesor që garantojnë funksionimin e syrit janë:
Kornea dhe thjerrëzat (kristalina): të pozicionuar në pjesën frontale të bebes së syrit dhe kanë si detyrë të përqëndrojnë dritën që vjen nga jashtë, duke bërë riprojeksimin e pamjeve në retinë.

Retina: e përbërë nga inde fotosensibile të dritës dhe ngjyrave që ndodhet në fund të syrit. Ajo bën konvertimin e impulseve vizive në sinjale elektrike, duke lejua transmetimin nervor. Zona qëndrore e retinës quhet makula.

Nervi optik: transmeton sinjale elektrike nga retina në tru, i cili i nterpreton dhe lejon të kuptuarin e informacionit të dritës dhe ngjyrave që merret nga syri.

CILAT JANË SHKAQET E SKOTOMAVE?

Shkaqet e skotomave janë patologji të ndryshme mes të cilave ajo e makulës, shkëputje e retinës, retinopatia diabetike, retinoblastoma, ndryshime në nervin optik si glakukoma, otikopatitë etj., lezione që përfshijnë dhe rrugët okulare si retinë dhe qendra kortikale vizuale, probleme të natyrës vaskulare (spazma të arteries retinike, hemorragji të retinës), migrena, marrja e ilaçeve si streptomicina, katarakti bërthamor (paqartësia qendrore e thjerrëzave)

Skotomat shfaqen në fushën vizive kur retina humb ndjeshmërinë dhe është në dy lloje:
Skotoma negative: shfaqej njolla të zeza që nuk lejojnë shikimin qartë të pamjes, ose e lejojnë pjesërisht.

Skotoma pozitive: shfaqen disa zona me ngjyra të ndryshueshme, ose me shkëlqim të përhershëm.

Sipas patologjive njihen këto forma të skotomës:

Skotoma fiziologjike (e njohur si njolla e verbër e Mariotte)
Skotoma qendrore
Skotoma paraqendrore
Skotoma periferike
Skotoma centrocekale
Skotoma anulare
Skotoma formë harku
Skotoma shndritëse

SI SHFAQET?

Sipas rasteve skotomat mund të përcaktojnë perceptimin e
Njollave të errëta
Njollave me ngjyra
Shkëndija të shndritshme

…të cilat ndërhyjnë ndjeshëm në shikim.

Skotomat e shndritshme
Ato janë tipike të aureas, një sindromë që shfaqet tek disa pacientë që i paraprijnë shfaqjes së migrenës. Shfaqen në mënyra të ndryshme, por kryesisht si shkëndije drite që ndërhyjnë në shikim, zakonisht prekin të dy sytë dhe në ndryshim nga skotomat negative, zona e prekur nuk është e errët.

KUR DUHET TI DREJTOHENI MJEKUT

Rekomandohet që shkoni menjëherë tek mjeku për perceptimin e skotomave, pasi shpesh janë shfasqje të dëmeve progresive të shkaktuara nga një sëmundje që është në një gjendje pak a shumë të avancuar.
Përjashtim bëjnë skotomat e lidhura me migrenën, që kur njihen dhe diagnostikohen me saktësi, nuk lidhen me komplikacione specifike.

DIAGNOZA

Prania e skotomës në përgjithësi konfirmohet gjatë një vizite te okulisti ku bëhet ekzaminimi i fushës vizive, ku balli dhe mjekra e pacientit vendosen në një pajisje që nxit një stimul viziv dhe lejon matjen e hapësirës së shikimit përreth syrit.

Këtij ekzaminimi i shtohen dhe të tjera për të ëqenë të sigurtë si:

OCT (tomografia okulare) e papillës dhe makulës: një ekzanimin jo invaziv që jep pamje me rezolucion të lartë të strukturave okulare dhe jep informacione mbi ndryshime strukturore të retinës, duke identifikuar problemin me saktësi.

Vizita neurologjike

TRAJTIMI

Trajtimi është i lidhur me kujdesin ndaj patologjisë bazë, si për shembull:

Tek glaukoma përdoren pikat që ulin tensionin e syrit, duke parandaluar shfaqjen e lezioneve të nervit optik.

Kur shkaku i skotomës është një patologji e thjerrëzave apo kataraktit, mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të vendosur lente artificiale intraokulare.

Ilaçe antikoagulante, antiagreguesit dhe trombolitikët sipas këshillës së mjekut, në rastet e patoligjive vaskulare të retinës.

Në rastin e migrenës mund të përdoren sipas rastit Ilaçet Antiinflamatore Jo Steroide (IAJS), për të kontrolluar kryesisht dhimbjen. Ergotamina dhe triptani sidomos në rastet e migrenës oftalmike që i atribuohet vazodilimit, beta-bllokuesit dhe ilaçet antagonistë-kalciumit, për të favorizuar relaksimin e vazave cerebrale, ilaçe antidepresive apo antikonvulsante, si profilaksia, për të zvogëluar fillimin e krizave.

Në patologjitë retinike si zbehja makulare si pasojë e moshës është e rëndësishme të stabilizohet forma e makulopatisë, (e thatë/ atrofike apo e lagësht) për të zhvilluar një terapi të përshtatshme.

E fundit, në shkëputjen e retinës kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të rikthyer retinën në pozicionin e saj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: skotoma

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago