Ablutofobia është frika për tu larë, lagur apo të keni kontakt me produktet e higjienës personale.
Ky çrregullim me natyrë psikologjike, relativisht e rallë, por e rëndë, duket se është më e përhapur tek gratë dhe fëmijët.
Ablutofobia sjell mjaft shqetësimë për personat që vuajnë prej saj dhe mund të kthehet në ankth. Ashtu siç ndodh në fobitë e tjera, nëse nuk trajtohet frika për t’u larë mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë simptoma somatike mes të cilave, djersët e ftohta, rritje e rrahjeve të zemrës, nauzea dhe ndjesia e mungesës së oksigjenit.
Në terma afatgjatë, ablutofobia përcakton pasoja të rënda që lidhe me higjinenën personale (shqetësime gastrointestinale, infeksione, sëmundje të lëkurës etj.), si dhe pasoja negative në jetën e përditshme.
Frika mund të përballohet dhe kalohet përmes një psikoterapie, në kombinim apo jo me ilaçet, gjithmonë sipas përshkrimit mjekësor.
Përkufizimi: Ablutofobia është një çrregullim fobik i njohur zakonisht si frika për tu larë.
Ata që vuajnë prej saj, një aktivitet të thjeshtë të përditshëm, si dushi apo larja e duarve para vaktit mund të jetë veprimi më i vështirë që mund të bëjë. Në tentativë për të reduktuar simptomat negative të lidhuar me higjienën personale, personi ablutofobik adopton strategji për të shmangur stimulin fobik. Pra, kjo përkthehet në pasoja për jetën e përditshme, era e keqe, apo dhe ekspozimi ndaj sëmundjeve infektive apo të natyre tjetër.
Terminologjia:Ablutofobia është frika patologjike dhe irracionale për tu larë, për të bërë banjë, apo aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me higjienën personale.
Fjala “Ablutofobi” merr nga latinishtja ‘ablutio’ që do të thotë ‘larje’ dhe nga greqishtja phobos që do të thotë “frikë”.
Ablutofobia është një çrregullim ankthi dhe që klinikisht hyn në kategorinë e fobive specifike, pra frikës së tepërt dhe të paarsyeshme për një objekt apo situatë të caktuar.
Ajo mund të shfaqet në shumë mënyra: frikë për të bërë dush, apo ekspozcimi ndaj çdo forme të higjienës (për shembull të jetë në kontakt me ujin, pastrimin e duarve etj)
Pse shfaqet?
Siç ndodh në pjesën më të madhe të fobive specifike, në origjinë të këtij çrregullimi ndodh një ngjarje traumatike e përjetuar personalisht, ose e treguar dhe pse ndonjëherë ablutofobikët nuk e kujtojnë atë. Të tjerë persona ekspozohen ndaj ablutofobisë pas një eksperience të frikshme apo dramatike me banjën dhe ujin, si për shembull një mbytje apo incident tragjik të ndonjë anëtari të familjes në vaskë apo dush.
Kush preket më shumë?
Ky çrregullim është më i zakonshëm tek fëmijët dhe adoleshentët. Por ablutofobia nuk duhet të ngatërrohet me mosdëshirën për tu larë që ndodh në fëmijëri. Në fakt, kjo problematikë nuk quhet fobi nëse nuk zgjat për të paktën 6 muaj në vazhdim dhe vijon të shfaqet në adoleshencë apo moshë të rritur.
Ablutofobia shoqërohet me simptomat e ankthit, kur personi i prekur nis shqetësimin që në momentin që mendon se do të duhet të bëjë dush, të lajë duart. Në disa raste më të rënda, mund të sjellë dhe sulmet e panikut.
Mendoni pak çfarë provokon ablutofobia nëse shmanget larja e duarve pasi është përdorur tualeti apo gjatë përgatitjes sëë ushqimit.
Mirëpo mos larja rregullisht ka dhe pasoja të tjera negative, si probleme në lidhjet personale, në punë e shkollë. Ablutofobia mund të bëjë që personi që vuan të refuzohet nga personat e tjera. Për pasojë ndodh izolimi i tij , kusht që çon në një fobi sociale, siç është Agorafobia dhe rrezik më të madh për shqetësime të pamjes së trupit.
Nëse simptomat e ablutofobisë kufizojnë ndjeshëm jetën e përditshme normale për gjashtë muaj, këshillohet ti drejtoheni një mjeku, psikiatri apo psikologu për të identifikuar problemin.
Vlerësimi fillestar i ablutofobisë është themelor për të kuptuar shkaqet në bazë të çrregullimit, identifikimin e tij e për të ndjekur më pas një mënyrë korrekte terapie.
Trajtimi i ablutofobisë parashikon një rrugë që synon menaxhimin e nxitjes që shkakton ankthin dhe shfaqjet që sjell. Zgjedhja mes ndërhyrjeve apo kombinimeve të ndryshme varet nga personi dhe shkalla në kuadrin klinik, por zakonisht plani i trajtimit parashikon teknikat e terapisë konjitio-sjellje, në kombinim ose jo me ilaçe në gjendje të ndihmojë të mbajë në kontroll frikën.
Psikoterapia– Një nga strategjitë më efikse për të përballuar dhe kaluar ablutofobinë kosiston në psikoterapinë konjitive-sjellje. Kjo ndërhyrje ka si qëllim të shtyjë pacientin në racionalizimin e frikës dhe të përqëndrohet në mundësitë e reagimit ndaj mendimeve të ankthshme që e vendos brenda një rrethi vicioz.
Ilaçet– Në kombinim me trajtimit psikologjik, mjeku psikiatër mund të japë për periudha të shhkurtra edhe ilaçe për të kontrolluar simptomat e ankthit të lidhura me ablutofobinë. Ilaçet që përshkruhen zakonisht janë benzodiazepine, beta-bllokuesit, antidepresivët triciklikë, SSRI dhe MAOI. Duhet të theksohet se përdorimi i ilaçeve zgjidh përkohësisht problemin, po jo në mënyrë përfundimtare/ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…