Onkologji

Çfarë është neuroma akustike? Shkaqet, simptomat dhe terapitë

Neuroma akustike është një tumor i rrallë beninj që prek trurin. Në përgjithësi rritet shumë ngadalë dhe ndodh në harkun kohor të disa viteve, por mund të kompresojë (jo të pushtojë, një ndryshim thelbësor ky tek tumoret malinje) indin e trurit.

Me detaje bëhet fjalë për prekjen e nervit vestibulokoklear, struktura që shërben për kontrollin e dëgjimit dhe ekuilibrit. Ky nerv ecën parlalel me atë të nervit facial, që çon informacione nga truri tek muskujt e fytyrës.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të pacientëve shkaqet e rritjes janë të panjohura, por mendohet se mund të jetë një keqfunksionim i një gjeni në kromozomën 22; i vetmi faktor rreziku që është vënë re në neuromën akustike është prania e një sëmundje të rrallë gjenetike, neurofibromatoza e tipit 2. Neuromat akustike formohen në qelizat e Schwann, që veshin nervin vestiboloklear, dhe për këtë arsye njihet dhe me emerin schwanoma vestibolare. Qelizat Schwan nformojnë një veshje mbrojtëse përreth nervave, dhe ndihmojnë sinjalet elektrike të udhëtojnë në organizëm.

Madje nuk dihet me saktësi as arsyeja që disa neuroma akustike nisin dhe vijojnë të rriten, ndryshe nga të tjerë që mbesin të pandryshuar.

SIMPTOMAT

Simptomat kanë tendencën të zhvillohen gradualisht dhe mund të jenë të graviteteve të ndryshme, dhe për këtë arsye është vështirë të diagnostikohet. Një neuromë akustike të përmasave të kufizuara mund të provokojë:

Shqetësime të dëgjimit si shfaqja e tringëllimës (zhurmë e perceptuar në brendësi të veshit pa asnjë burim të jashtëm që ta provokojë) apo shurdhim.
Probleme ekuilibrit që shfaqet me marrje mendsh

Ndërsa një neuromë akustike më e madhe mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, ku përfshihen:

Dhimbje koke dhe shikim i mjegullt
Dhimbje ose mpirje në njërën anë të fytyrës
Probleme me koordinimin e gjymtyrëve vetëm në një anë të trupit.

DIAGNOZA

Shurdhimi apo problemet e dëgjimit, tringëllimat e njënashme/ asimetrike dhe humbja e ekuilibrit janë simptomat paraprake të neuromës akustike. Fatkeqësisht diagnoza e hershme e tumorit mund të jetë e vështirë pasi simptomat mund të jenë të vogla dhe mund të shfaqen në fazat e para të rritjes së tumorit. Përveç problemeve të dëgjimit, marramendja dhe tringëllima janë simptoma të zakonshme të shumë çrregullimeve të veshit të mesëm dhe të brendshëm.

Për një diagnozë korrekte, kur shfaqen simptomat janë thelbësore ekzaminimi i veshit dhe testi i dëgjimit, audiograma. TAC me gjysmëkontrasti dhe rezonanca magnetike janë thelbësore për diagnozën e hershme të neuromës akustike dhe janë të nevojshme për të kuptuar ku ndodhet tumori dhe çfarë madhësie ka për të planifikuar dhe heqjen kirurgjike.

KURA DHE TERAPITË

Për këtë tumor mjekët kanë në dispozicion opsione të ndryshme terapeutike, duke marrë në konsideratë faktorët e tillë si:
Mosha
Gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit
Pozicioni dhe përmasat e tumorit.

Edhe rezultatet e ekzaminimeve, kryesisht TAC (skaneri) dhe rezonanca magnetike, shërbejnë për të kuptuar cilat janë mundësitë më të mira të trajtimit.

Pacienti mund të kurohet nga specialistë të ndryshëm, mes të cilëve:
Neurokirurgu: kirurgu i specializuar në operacionin e sistemit nervor (trurit, nervat dhe palcën kurrizore)
Kirurgu otorinolaringolog: i specializuar në trajtimin e çrregullimeve të veshit, hundës dhe fytit
Radioterapisti: mjeku i specializuar në radioterapi

Neuromat akustike rriten ngadalë dhe nuk shpërndahen në pjesë të tjera të trurit. Në rastet kur janë shumë të vogla dhe nuk sjelli probleme apo simptoma nuk bëhet ndërhyrjet kirurgjikale por mbahet në kontroll, në atë që quhet “pritje vigjilente”./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

1 week ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 weeks ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 weeks ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

2 weeks ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

3 weeks ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

3 weeks ago