Dermatologji

Çfarë është Ecthyma, infeksioni i rëndë bakterial i lëkurës

Ecthyma (anglisht) është një infeksion i lëkurës që është pjesë e piodermës, ose e infeksioneve të lëkurës të shkaktuar nga bakteret patogjenë, si stafilokoku apo steptokoku, të afta të provokojnë reaksione inflamatore me dalje qelbi

Për dallim nga piodermat e zakonshme, si për shembull
Impetigo (infeksioni bakterial që përfshin sipërfaqen e lëkurës) dhe folikul në të cilin inflamacioni prek pjesën e sipërme të lëkurës

Dhe erypsea ku inflamacioni prek dermën, shtresën poshte epidermës

SHKAQET

Ecthyma është një piodermit i karakterizuar nga ulçera, apo humbje të substancave. Sipas disa autorëve ecthyma mund të jetë dhe pasojë e ndonjë impetigo të lënë pas dore.

Echtyma shkaktohet nga bakteret streptokokë beta hemolitikë të grupit A, apo nga Stapylocoçus aureus që mund të penetrojnë në lëkurë përveç plagëve, qoftë dhe të vogla, si një pickim insekti apo artropodi si merimanga. Zgjebja është një faktor i zakonshëm rreziku ashtu si dhe dermatiti atopik, të dyja sëmundje që shkaktojnë një kruarje intensive. Kruarja që vetë pacienti i provokon vetes luajën një rol të rëndësishëm në shkaktimin e patologjisë.

Frekuenca më e lartë e ecthyma është tek fëmijët që jetojnë në zona tropikale dhe turistët që qëndrojnë atje.

Sëmundja është e lidhur edhe me higjinenën e dobët, si për shembull tek të pastrehët, dhe në të shkuarën te ushtarët pas gjatë luftës, dobësim i mbrojtjes imunitare, mosha e avancuar dhe diabeti melit.

SIMPTOMAT

Lezionet fillestare të ecthyma janë të ngjashme me ato të piodermit tjetër, impetigos. Bëhet fjalë për pustula ose lexione lëkure që përmbajnë material purulent (qelb), që zhvillohen me një baze eritematoze (skuqje) e lokalizuar kryesisht në gjymtyrët e poshtme.

Ndërsa tek impetigo lezionet përhapen në vazhdimësi ose nga veti-inokulimi i mikrobit në lëkurë, ndërsa tek ecthyma infeksioni penetron më në thellësi duke dëmtuar shtresën e lëkurës që ndodhet poshtë epidermës (dermën) dhe formon një ulcer të mbushur me qelb
Ulçera ka kufij të fortë, të ngritur dhe të purpurt dhe baza e sak shtrihet në thellësi drejt dermës. Zakonisht është e mbuluar nga një kore e verdhë ose gri. Lezionet e lëkurës lidhen shpesh me një inflamacion të linfonodeve rajonale, linfoadenopatia dhe/ose vazave linfatike (linfagjit)

Kur diagnoza është korrekte dhe terapia është e shpejtë prognoza është e mirë, përndryshe një ndërlikim sekondar potencialisht i rrezikshëm do të prezantohet nga glomerulonefritet, patologjia inflamatore e glomeruleve renale.

Shërimi ndër të tjera mund të lërë shenja.

DIAGNOZA

Diagnoza bazohet kryesisht në ekzaminimin klinik dhe konfirmohet nga një test i kulturës së një kampioni të materialit purulent të marrë nga baza e ulçerës me një tampon të lëkurës. Nga lezioni fillestar zakonisht kultivohet streptokoku, ndërsa më pas është më e lehtë për tu zbuluar një florë bakteriale e lehtë.

Ecthyma duhet të jetë ndryshe nga tipat e tjerë të ulçerës infektive apo joinfektive që mund të prek gjymtyrët e poshtëm mes të cilave:
Vaskuliti
Eritrema e induruar
Difteria
Sifilizi

Ecthyma gangrenoze gjithashtu është një tjetër entitet, ose ulcera e lëkurës e shkaktuar nga Pseudomonas aeruginosa; ngjan me ecthyma, por ndryshe nga kjo e fundit, lezione është e karakterizuar nga zonat e indeve nekrotike (ose indeve të vdekura)

TERAPIA

Terapia më efektive është ajo me bazë antibiotikët nga goja të klasës së penicilinës ose cefalosporinës, që duhet të merret për javë të ndryshme pasi procesi i shërimit është shumë i ngadaltë. Për pastrimin e ulçerës kur mbulohet me qelb, mund të përdoren solucione dezinfektuee me bazë jodin povidon dhe nitrat argjendi.

Në momentin që ulçera thahet dhe mbulohet nga korja shërimi është spontna, por duhet të kujtohet pacienti të mos e heqë koren për të shmangur zgjatjen e procesit të shërimit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: ecthyma

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago