Të njohim ilaçet/suplementet

Hidromorfina, kur përdoret dhe efektet anësore

Hidromorfina është një ilaç opioid gjysmësintetik që rrjedh nga morfina, me një vepri pesë herë më të fuqishëm, edhe pse më të shkurtër. Siç do e shohim, veprimi i saj analgjezik në ndërveprim me receptorin opioid μ, të pranishëm në sistemin nervor qëndror dhe muskukt e lëshuar.

Mund të merret në mënyrë enterake dhe parenterale. Lidhja me receptorët μ janë në bazë të efektit të saj analgjezikë dhe reagimeve anësore.

Grupi i analgjezikëve opioid është një shtyllë e trajtimit të dhimbjeve të moderuara-të rënda, sidomos në rastet akute apo sëmundjeve onkologjike. Në fushën e trajtimt të dhimbjeve akute, studimet klinike tregojnë se hidromorfina ka një ekuivalencë të ngjashme me atë të opioidëve të tjerë.

Përsa i përket trajtimit të dhimbjeve onkologjike (nga kanceri), krahasuar me opioidët e tjerë dhe me formulime të ndryshme, është parë që është ekuivalent me morfinën përsa i përket efikasitetit analgjezik dhe efekteve anësore. Për trajtimin e dhimbjeve kronike, për momentin nuk ka studime klinike zyrtare që të konfirmojnë efikasitetin.

NJE HISTORI E SHKURTER PER HIDROMORFINEN

Hidromorfina është sintetizuar për herë të parë në vitin 1921 në Gjermani. Rezultatet e para mbi efikasitetin klinik të saj u bënë publike më 1926. Por vetëm nga viti 1981 nisën të studiohen vetitë farmako-kinnetike dhe faramako-dinamike të kësaj molekule. Ai është një ilaç që në treg është me emra dhe doza të ndryshme.

VEPRIMI I HIDROMORFINËS NË ORGANIZËM

Hidromorfina është një agonist i fuqishëm i receptorëve opioidë μ. Receptorë të tillë, siç ndodh me receptirë të llojeve të tjera opioidë shoqërohen me proteinën G dhe veprojnë si modulatorë, qoftë pozitivë apo dhe negativë, të transmetimit sinaptik që ndodh përmes kësaj proteine.

Ky ilaç nuk e ndryshon pragun e dhimbjeve të mbaresave nervore, si dhe nuk ndikojnë në transmetimin e impulseve përmes nervave periferikë.

Analgjezia që prodhon është për shkak të ndryshimeve në perceptimin e dhimbjes në shtyllën kurrizore, kur bashkohet me receptorët. Si të gjitha ilaçet e tjera opioidë, ka një efekt shumë të lartë analgjezik.

EFEKTET ANESORE

Hidromorfina si të gjitha ilaçet, nuk përjashtohet nga seria e efekteve anësore. Me termin “efekte anësore” kuptojmë një seri ngjarjesh që mund të ndodhin në mënyrë të padëshiruar dhe të paparashikuar gjatë trajtimit. Në këtë kuptim, mes efekteve anësore më të zakonshme kujtojmë:

Nauzea dhe të vjella
Kapsllëk
Përgjumje
Eufori
Gojë të thatë
Marrje mendsh.

Mes reaksioneve të rënda lidhur me trajtimin me hidromorfinë përfshihen pamjaftueshmëria respiratore, apnea apo ndalim i frymëmarrjes, pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut, shok dhe arrest kardiak.

SI PERFUNDIM

Hidromorfina ka një profil farmakologjik, analgjezik dhe efekte të ngjashme me morfinën, por ekzistojnë ende polemika lidhur me dozat ekuanalgjezike mes këtyre dy ilaçeve dhe dozave orale dhe paraenterale.
Aktualisht nuk ka shumë studime mbi cilësinë e rolit të hidromorfinës në trajtimin e dhimbjeve kronike tek pacientët me kancer. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago