Ortopedi dhe Fizioterapi

Çfarë është cervikobrakialgjia/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Me termin “cervikobrakialgjia” kuptojmë dhimbjen që i korrespondon qafës, shpatullës dhe krahut që përfshin dhe nervin e brakialit të afërt, duke u shtrirë dhe në gishtat e dorës.

Kjo gjendje klinike e njohur si sindroma “cerviko-brakiale” shkaktohet zakonisht nga shtypja e shtyllës kurrizore në pjesën e qafës (në veçanti C5, C6, C7 dhe C8)dhe prek kryesisht ata që kanë si aktivitet kryerjen e veprimeve të përsëritura.

SHKAQET

Faktorët e origjinës së këtij shqetësimi janë të shumtë dhe mund të përfshijnë:

Keqformime gjenetike të shtyllës kurrizore;
Hernie diskale
Prania e osteofiteve në nivelin e cervikales
Shtypje nervi
Kryerja e aktiviteteve që kërkojnë lëvizje të përsëritura;
Shkaqe të tjera radikulopatie cervikale (si artroza e qafës apo artriti reumatoid)

Shtypja e një nervi të shkaktuar nga pozicioni i ulët i klavikulës, nëse është më e ulët se normalisht dhe për arsye është më e afërt me brinjën e parë;
Trauma të llojeve të ndryshme

SIMPTOMAT

Fillimisht cervikobrakialgjia shfaqet me dhimbje qafe që në pak kohë mund të shoqërohte me dhimbje shpatulle dhe parakrahu. Kjo dhimbje në përgjithësi ndodh në njërën anë të trupit, dhe përshkruhet si djegëse ose pulsuese dhe mund të jetë me intenistet të ndryshëm gjatë ditës.

Mund të shoqërohet nga
Shpim apo ndjesi mpirje në krah
Shpim në gishtat e dorës dhe gjithë dorën
Ndjesi mpirjeje dhe shpimi në shpatulla dhe kraharorin pranë tij,
Reduktim të aftësisë për të kontrolluar lëvizjet fleksionale të gishtave të dorës
Dobësi të zonës së shpatullës
Marrje mendsh
Ndryshime të gjumit
Dhimbje koke.

DIAGNOZA

Neurologu është specialisti që merret me diagnozën dhe trajtimin e patologjive të sistemit nervor.

Procesi diagnostikues i nevojshëm për njohjen e cervikobrakialgjisë parashikon:

Anamnezën e kujdesshme: mjeku merr detaje të historisë klinike të pacientëve dhe kërkon informacione që mund të jenë mbështetëse për diagnozën, si profesioni, aktiviteti fizikë, trauma të fundit, patologji.
Ekzaminimi objektiv: duke vizituar pacientin, mjeku mund ti kërkojë lëvizje që vlerëson dhimbjen e zonjës së cervikobrakiales dhe autonominë e ekzekutimit të tyre.

Mund të kërkohen dhe analiza të tjera si:
Radiografia apo rezonanca magnetike e kraharorit: për të parë ndryshime të daljes së kraharorit që mund të jetë përgjegjës për patologjinë.

Tomografia apo rezonanca magnetike e pjesës cervikale të shtyllës kurrizore: falë këtyre ekzaminimeve mund të shihen nëse ka shtypje nervore të nervave kurrizore të cervikales, duke përcaktuar dhe shkakun.

Elektromografia: e cila lokalizon me siguri nervin që mund të jetë shtyput dhe të vlerësoj dëmin dhe shkallën e tij.

TRAJTIMI

Trajtimi i cervikobrakialgjisë në përgjithësi është:

Konservativ (që nuk parashikon ndërhyrje kirurgjikale)

Dhe simptomatik (merren mjekime të këshilluara nga mjeku për të lehtësuar dhimbjen)

Trajtimi kirurgjikal në përgjithësi është i kufizuar në rastet e dështimit (pas rreth një viti) të terapive konservative; parashikon ndërhyrjen në rastin e shtypjes së nervit që ka synim të “lirojë” strukturat nervore përgjegjëse për simptomatologjinë klinike.

PARANDALIMI

Sigurisht që nuk mund të parandalosh totalisht këtë kusht klinik por disa këshilla për të reduktuar rrezikun e cervikobrakialgjisë:

Praktikoni rregullisht aktivitet fizik, në përputhje me kushtet tuaja
Mbani një posturë korrekte, në mënyrë të veçantë kur jeni ulur.
Nëse ngrini pesha, duhet të shmangni kthimet e menjëhershme të kurrizit. Është e nevojshme të ndiqni disa udhëzime specifike gjatë bërjes së ushtrimeve fizike të rënda.
Duhet të pushoni në mënyrën e duhur. Postura e këshillueshme është ajo që e mban linjën e qafës në mënyrë natyrale dhe në bosht me pjesën tjetër të shtyllës kurrizore.

Jastëku është shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbajë qafën pa qenë shumë i butë. / MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago