Të njohim ilaçet/suplementet

Çfarë janë beta-bllokuesit dhe efektet e tyre anësore

Beta-bllokuesit janë një lloj ilaçi të përdorura vetëm me recetë nga mjeku si:

Antiaritmikët: veprojnë duke parandaluar ose korrigjuar anomali të ritmit të rrahjes së zemrës.
Antihipertensive: verpojnë në kontrollin e tensionit të gjakut

Antianginal: veprojnë duke reduktuar simptomat e angjina pektorisit, një sindromë klinike e karakterizuar nga dhimbje në gjoks dhe zonat përreth si krahu, qafa, shpina e madje dhe nofulla.

Këto ilaçe veprojnë duke u lidhur me receptorët e tipit β (beta) për adrenalinë dhe noradrenalinë dhe synojnë, falë bllokimit të efektit të këtyre hormoneve në zemër, një reduktim të forcës kontraktuese të rrahjeve të zemrës. Pra me fjalë të tjera zëvendësojnë substancat e prodhuara në trup që normalisht stimulojnë dhe rregullojnë zemrën, duke parandaluar shfaqjen e shqetësimeve.

Nga ana tjetër, falë veprimit të tyre frenues të hormoneve të stresit, mund të jepen dhe në terapitë e gjendjeve të ankthit.

Në përgjithësi jepen në formën e tabletave ose pikave (këto të fundit për trajtimiun e patologjive okulare)

Receptorët β-adrenergjikë

Duke folur për organizmat jetësore, një receptor është një strukturë (proteinë) që mund të lidhet me një molekulë specifike; në prani të këtij bashkimi shfaqet një efekt specifik biologjik.

Ekzistojnë shumë lloje receptorësh, por meqë flasim për beta-bllokuesit vëmendja do të përqëndrohet tek receptorët β-adrenergjikë; ekizstojnë tre lloje të ndryshëm të këtij receptori që ndërveprojnë me adrenalinën, dhe katekolaminat (noradrenalina, dopamina): dhe janë B1, B2 dhe B3. I pari në nivelin kardiak dhe renal, i dyti në muskulaturë dhe i treti në indet dhjamore.

Bazuar në veprimin e receptorët ilacet beta-bllokues mund të jenë:

Joselektivë: nuk veprojnë ekskluizivisht në zemër, por edhe në receptorët beta të lokalizuar në zona të tjera si B2.
Selektivë: kanë veprim antagonist selektiv në receptorët B1, dhe veprojën kryesisht në nivelin kardiovaskular.

PËR ÇFARË SHËRBEJNË?

Ka lloje të ndryshme beta-bllokuesisht, secili i karakterizuar siç pamë më lartë nga veti specifike, pra, të nevojshme për trajtimin e patologjive specifike.

Nga një këndvështrim i përgjithshëm ato veprojnë kryesisht në këto patologji:

Tensioni i lartë: gjendje klinike e karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut në venat arterioze.

Aritmia kardiake: ndryshimi i ritmit kardiak, kur rrahjet janë të parregullta, me momente të rritjes (takikardia), apo të uljes (brakikardia) apo çrregullim absolut krahasuar me normën.

Pamjaftueshmëri kardiake: keqfunksionim si pasojë e të cilës zemra nuk arrin të plotësojë kërkesat e organizmit me një reduktim të fluksit të gjakut dhe akumulimin e tij në vena e në mushkëri dhe/ose ndryshime të tjera që zvogëlojnë funksionalitetin e zemrës.

Infarkti i miokardit (në parandalimin sekondar, pra që synon mospërsëritjen e tij) . kur ndalet rrjedhja e gjakut në zemër, që me kohën dëmton ose shkatërron një pjesë të muskulit të zemrës.

Tirotoksikoza: gjendja klinike që lind pas ekspozimit të indeve të trupit ndaj veprimeve të hormoneve të tiroides që janë të pranishme me tepricë.

Glaukoma: sëmundja okulare që lidhet me tensionin e lartë të syrit.

Dridhja: shqetësime të lëvizjes e karakterizuar nga dridhja kryesisht në gjymtyrët e sipërm, që përkeqësohet në gjendje irritimi apo ankthi.

Migrena (disa forma): shfaqet me dhimbje intensive dhe pulsuese, që lokalizohet përgjithësisht në pjesën e përparme apo një anë të kokës.

Vihet re që në përgjithësi nuk rekomandohet si ilaçe të zgjedhjes së parë për trajtimin e tensionit të lartë nëse nuk bashkëlidhen apo të kenë alternativë mjekime të tjera, si diuretikët.

EFEKTET ANËSORE OSE TË PADËSHIRUESHME

Pjesa më e madhe e pacientëve me terapi me beta-bllokues nuk vuajnë nga efekte të padëshiruara, dhe nëse ka zgjidhen gradualisht me kohën. Efektet anësore të lidhura me marrjen e tyre ndryshojnë sipas kohës, mënyrës së marrjes së tyre.

Ndër simptomat më të zakonshme sipas studimeve klinike mbi efektet e beta-bllokuesve të marrë nga goja janë: marrje mendsh, shikim i mjegullt, këmbë e duar të ftohta, rrahje të ngadalësuara zemre, diarre, mbyllje të bronkeve me vështirësi në frymëmarrje, tension i ulët akut dhe nauzea.

KUNDËRUDHËZIMI

Beta-bllokuesit nuk rekomandohen tek pacientet e prekur nga bronkostriksionet, si astma apo BPCO (bronkoneumopatia kronike obstruktive)
Rrahjet e ulëta të zemrës
Acidoza metabolike,
Patologji e vështirësisë së qarkullimit të gjymtyrëve, njohur si sindroma e Raynaud.

Gjithashtu mund të mos jepet tek pacientët diabetikë, apo që trajtohen me insulinë, apo sindroma të hipoglicemisë (glicemisë së ulët), çrregullime të funksionalitetit të mëlçisë.

Beta-bllokuesit nuk rekomandohet gjithashtu të përdoren gjatë shtatzënisë apo ushqyerjes me gji. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago