Të njohim ilaçet/suplementet

Noradrenalina, çfarë është dhe pse shërben

Noradrenalina e njohur dhe si norepinefrina, është një neurotransmetues që vepron mbi disa receptorë adrenergjikë. Ajo është jnë katekolaminë që sintetizohet në trup nga tirozina e aminoacideve.

Substanca sintetizohet në gjendrat mbiveshkore dhe neuronet postganglionike të sistemit nervor periferik dhe atij qëndror.

SI VEPRON NË ORGANIZËM?

Noradrenalina lidhet me receptoërt adrenergjikë për të shkaktuar veprimin e saj në trup. Ato mund të bashkohen në dy grupe, receptorët α (alfa) dhe receptorët beta-adrenergjikë.

Kjo e fundit ka tre nëntipe që mund ti lexoni këtu.

Kur një person është në rrezik apo është duke u përballur me një situatë stresuese, aktivizohet përgjgja adrenergjike/ Kjo është një reagim no0rmal i trupit për të cilin sistemi nervor qëndror dërgon në organe të ndryshme një seri sinjalesh përmes sistemit nervor perfierik.

Në gjendrat mbiveshkore ky sistem ësht ënë gjendje të nxisë sintezës dhe lëshimin qoftë të adrenalinës (epinefriniës) dhe të noradrenalinës (norepinefrina) në gjak, që shpërndahet më pas në të gjithë organizmin.

Në kushte normale lëshohet më shumë adrenalinë se noradrenalinë. Kur arrin në organe të ndryshme dhe lidhet me receptorët përkatës, shkakton një seri reagimesh që që sjellin efektet karakteristike të aktivizimit të receptorëve të tillë.

EFEKTET FIZIOLOGJIKE NË ORGANIZËM

Ky neurotransmetues sapo lëshohet në gjak arrin në organe të ndryshme për të aktivizuar efektet e tij. Për shembull, në aparatin respirator stimulon dilatimin e rrugëve ajrore për të ndihmuar frymëmarrjen në një situatë stresuese.

Në venat e gjakut shkakton vasokonstricion dhe në zemër rritja karakteristike e frekuencave kardiake. Efekte të tilla fiziologjike rrisin fluksin e oksigjenit dhe gjakut drejt grupeve kryesore muskulore. Pra kjo përkthehet në një reagim më të madh në një situatë stresi ose rreziku.

Përveç këtyre që përmendëm, ky neurotransmetues jep efekte edhe në metabolizëm, pasi nxit qoftë sekretimin e insulinës qoftë dhe mobilizimin e yndyrës.

Nga ana tjetër, prodhon efekte të rëndësishme në lidhje me vëmendjen, shpejtësinë dhe reagimin në tru. Pas këtyre efekteve të ushtruara në sistemin nervor qendror, noradrenalina konsiderohet një neurotransmetues dhe jo një hormon, si në rastin e adrenalinës.

Megjithatë, kur lëshohet në fluksin e gjakut dhe ushtron veprimin e saj në qeliza të largëta luan rolin e hormonit, ndërsa kur e bën atë mes qelizave ngjitur vepron si neurotransmetues.

PËRDORIMET E NORADRENALINËS

Bashkë me dopaminën, noradrenalina ka një rol të rëndësishëm qoftë në vëmendje dhe në përqëndrimin e personit. Trajtimi i përdorur për këtë arsye përbëhet nga barna psikostimuluese, si metilfenidati, për të rrituri nivelin e noradrenalinës dhe dopaminës në tru dhe për pasojë për të përmirësuar kuadrin klinik të një shqetësimi të tillë.

Depresioni dhe noradrenalina

Frenuesit e rikapjes së seretoninës, të cilët nuk janë plotësisht selektiv ndaj këtij neurotransmetuesi, rrisin edhe sasinë e noradrenalinës në hapësirën presinaptike.

Disa studime madje thonë se ilaçe të tilla ndikojnë edhe në transmetimin e dopaminës. Nëse transportuesi i noradrenalinës prodhon në përgjithësi një molekulë dopamine, këto ilaçe përmirësojnë edhe transmetimin dopaminergjik. Në këtë mënyrë, efektet antidepresive të lidhura me rritjen e nivelit të noradrenalinës mund të jenë rezultat i një rritjeje të njëkohshme të dopaminës.

Tensioni i ulët
Për shkak të veprimiti si vazokonstriktor, noradrenalina udhëzohet edhe për pacientit me rrezik kritik të tensionit të ulët. Në këto raste merret përmes rrugëve endovenoze. Përgjegjës për efekte të tilla është aktivizimi i receptorëve α 1 dhe α 2./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago