ORL

Afonia, humbja totale e zërit/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Me termin “afonia” do të kuptojmë humbjen komplet të zërit që mund të jetë i përkohshëm, apo i përhershëm.

Paaftësia totale për të prodhuar tinguj lidhet me pamundësinë e vibrimit të kordave të zërit, që për të punuar siç duhet duhet të hyjnë në kontakt me njëra-tjetrën dhe ajrin që vjen nga mushkëritë duke gjeneruar përmes lëvizjes së tyre tingujt e dëshiruar.

Lëvizshmëria e kordave vokale, në kushtet e normalitetit, është e garantuar nga prania e muskujve të laringut që marrin sinjalet që vijnë nga nervat për të gjeneruar lëvizjet.

Në kushtet e afonisë, ky sinjal nervor ndërpritet, kordat vokale nuk janë në kontakt dhe vibracionet e nevojshme për të prodhuar tinguj ndodh më pak.

SHKAQET

Shkaqet e afonisë në përgjithësi janë:

Shqetësime të natryës psikologjike ose lodhje fizike.

Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes (ftohja, faringiti, laringiti akut)

Refluksi i gastroezofagut

Përthithja e substancave toksike dhe acaruese për rrugët e frymëmarrjes, si piperi, uthulla, monoksidi i karbonit, produktet kimike.

Lidhjet e laringut si inflamacioni, neoplazmat, keqformime të lindura, trauma, apo mosfunksionim të kordave vokale

Ndryshime neurologjike mes të cilave kryesorja është Parkinson.

Shqetësime të tiroides që shkaktojnë shfaqjen e një gjendre të zmadhuar

Abuzimi me alkoolin dhe duhanin

I ftohti i tepërt

Gëlltitja e objekteve të jashtme

Disa raste të afonisë gjithashtu mund të vijnë dhe si pasojë e ndërhyrjeve kirurgjikale, sidomos në rastet kur procedurat mjekësore parashikojnë futjen e tubit në traktin tretës ose respirator.

SIMPTOMAT

Kur shfaqet afonia si një paaftësi totale të prodhojë tinguj me zë, kur shkaktohet nga infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes, ndërlidhet dhe me simptomat e mëposhtme si:

Kolla
Temperatura
Dhe vështirësi të mundshme respiratore.

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Më rastet e gjendjeve të thjeshta inflamatore, si gripi, këto simptoma zgjidhen në mënyrë spontane. Por nëse afonia zgjat më shumë se dy javë, në mungesë të një inflamacioni duhet patjetër ti drejtoheni specialistit (otorinolaringologut)

Këshillohet të konsultoheni me një mjek edhe nëse:

Mungesa totale e zërit alternohet me shfaqjen e një zëri të ngathët ose të papritur.

Futi është shumë i thatë dhe me dhimbje

Ju duhet të pastroni fytin shpesh

Afonia lidhet edhe me dhimbjen vazhdueshme të veshit, me humbje të pashpjegueshme në peshë dhe oreksi, kollë me gjak, zmadhim i nyjeve limfatike.

Në këtë rast në fakt, në bazë të çrregullimit mund të jenë kushte më të rënda, si nodulet, polipet apo tumore të laringut, që duhen marrë në konsideratë sidomos nëse pacienti pi duhan.

DIAGNOZA

Përpjekja e parë për të diagnostikuar sëmundjen është vizita te mjeku specialist, për të zbuluar:

Kohëzgjatjen dhe seriozitetin e problemit;
Simptomat aktuale dhe shoqëruese;
Historinë mjekësore si alergji respiratore, përdorim ilaçesh, infeksione apo ndërhyrje kirurgjikale të mëparshme;
Mënyra e jetesës dhe profesionit, si ekspozimi ndaj agjentëve irritues, konsumi i alkoolit dhe duhanit.
Mjeku më të kërkojë më pas edhe
Një eksplorim të thjeshtë të fytit
Laringoskopinë
Analiza më specifike si elektromografinë laringite që mat rrymën elektrike të muskujve të laringut.

TRAJTIMI

Trajtimi varet nga shkaku i afonisë, nëse problemi ekziston për më shumë se 2 apo 3 ditë, duhet konsultuar mjeku për formulimin e diagnozës dhe përcaktimin e terapisë më të mirë.

Mund të jepen antibiotikë dhe antiinflamatore me recetë nga mjeku nëse janë të nevojshme, kur shkak i problemi ka qenë një infeksion i rrugëve respiratore.

Në rastet e tjera të afonisë, trajtimi i sëmundjes themelore apo heqja e agjentëve që e kanë shkaktuar mund të çojë në përmirësimin ose zgjidhjen e simptomave.

Pavarësisht nga shkaku ndërkohë mund të favorizohet shërimi i afonisë përmes këtyre këshillave:

Pushim, sidomos i zërit, favorizon shërimin.
Mbajeni të ngrohtë fytin, duke shmangur ndryshimet e mëdha të temperaturës.
Mbajeni të hidratuar duke konsumuar sasi të madhe lëngjesh.
Bëni gar-gar me një solucion kripe prej 8% ose shpëlajeni fytin me lëng limoni dhe uthull.

Kur shkak i afonisë është një çrregullim gastrointestinal është e nevojshme të ndiqet një regjim ushqimor korrekt për të shmangur problemet që lidhen me gastritin. (kufizoni ose reduktoni sasinë e kafesë, çokollatës, agrumeve, domateve, alkoolit dhe ushqimeve që rrisin aciditetin e stomakut)/ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago