Të njohim ilaçet/suplementet

Hipnotikët apo ilaçet për të fjetur gjumë, çfarë duhet të dini

Në ditët e sotme, për shkak të stilit të jetës në vendet e industrializuara, shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe kanë nevojë për ilaçe për të fjetur. Dhe hipnotikët janë mes tyre.

Ka një kërkesë të madhe për këto ilaçe. Por duhet patur kujdes që të mos abuzohet pasi kanë efekte negative në shëndet. Më poshtë do flasim për shqetësimet e ndryshme të lidhura me gjumin, dhe çfarë duhet të dini për ilaçet që përdoren.

ÇFARË ËSHTË PAGJUMËSIA

Kjo patologji është më shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe ka të bëjë me paaftësinë e personit që ta zërë gjumi, apo zgjimi natën dhe fjetja jomjaftueshëm, por dhe cilësia e gjumit që i duhet për të rekuperuar energjinë dhe të ketë një zgjim normal.

Rezultatet e studimeve të ndryshme për këtë sëmundje sugjerojnë që në bazë të saj ka një tjetër shqetësim të fshehur që shkon më tej. Ky aspekt është i rëndësishëm për të vendosur më pas për trajtimin e patologjisë që vjen nga shqetësimet e gjumit.

Nga ana tjetër, pagjumësia mund të klasifikohet nga kohëzgjatja dhe natyra e vetë asaj. Përsa i përket aspektit të parë, klasifikohet në:

Tranzitor: nëse zgjat më pak se 7 ditë, siç ndodh tek disa femra gjatë periudhës para-menstruale.
Me kohëzgjatje të shkurtër: ajo që ka një kohëzgjatje prej 3 javësh

KronikeL prek personat që kanë vuajtur nga ky problem për të paktën tre javë.

Përsa i përket natyrës së saj, pagjumësia klasifikohet në tipe të ndryshme:

Kalimtare: nëse pacienti ka probleme të flerë gjumë
Mbajtja: ka probleme të qëndrojë në gjumë (i del gjumi)
Zgjimi i hershëm
Global

HIPNOTIKET, ILAÇET PËR TË FJETUR

Ilaçet për këtë janë substanca psikotropike, psikoaktive që favorizojnë gjumin. Janë gjashtë terapi me bazë ilaçet hipnotikë për të kuruar pagjumësinë. Niset hap pas hapi me fazën e parë e për të vijuar me pas me trajtimet e tjera nëse nuk ka efekt.

Trajtimi 1: substancat natyrale

Ky është një nga mundësitë e përhapura gjerësisht, dhe mund të përdoret valeriana, lisat, lulet e pasionit (pasiflora) ose opioidë.

Trajtimi 2: ilaçe jo benzodiazepine për të fjetur

Këto lloje ilaçesh hipnotikë janë antagonistë selektivë të receptorëve GABA, neurotransmetuesve pengues për sistemin nervor qëndror. Disa nga këto janë zolpiden, zoplicone apo eszoplicone. Për momentin ato japin rezultate pozitive qoftë për efikasitetin dhe për tolerancën dhe për këtë arsye nanë zgjedhja e parë, sidomos në rastet e pagjumësisë akute. Në rastin e asaj kronike nuk kanë efikasitet të veçantë.

Trajtimi 3: ilaçet benzodiazepine për gjumin

Benzodiazepine janë një tjetër lloj ilaçesh për të fjetur. Ndryshe nga të mëparshmit, këto nuk janë selektive për kompleksin GABA. Edhe pse kanë një efektivitet të veçantë ndryshojnë strukturën natyrale të gjumit dhe nxisin mjaft efekte anësore. Gjithashtu ky grup trajtues nxit dhe varësinë prej tij, prandaj duhen marrë me këshilla nga pacientët duhet të ndërgjegjësohen për të gjithë informacionin e nevojshëm

Trajtimi 4: antidepresivët me efekt qetësues

Prej kohësh tashmë për shqetësimet me gjumin merren ilaçe antidepresive si mirtazapina, trazodone, amitriptilina.
Ashtu si benzodiazepine edhe këto ilaçe ndryshojnë ritmin e gjumit.Në këtë rast, efekti i tyre justifikohet me veprimin e antikolinergjikëve, si përmirësimi i neurotransmetuesit aminergjik.

Shumë shpesh kur një pacient vuan nga pagjumësia e rëndë, benzodiazepine nuk janë të mjaftueshme dhe kërkohen këto ilaçe për trajtimin ndihmës.

Trajtimi 5: neuroelektrikët si ilaçe për pagjumësinë

Kur të gjitha ilaçet e mësipërme nuk japin efektin e dëshiruar, përdorimi i antipsikotikëve dhe neuroelektrikëve mund të funksionojë. Ndër më të përdorurit gjejmë Haloperidol, Quetiapine dhe Clozapine.

Në përgjithësi jepen në paciente të moshuar, në delirium, të prekur nga obsesionet dhe me pagjumësi dhe psikotikë.

Duhe të themi që trajtimi i fundit, numri 6, karakterizohet nga ilaçe të tjerë si antihistamikët, melatonina dhe gabapentine, që përdoren në rastet e lehta të pagjumësisë, siç është ajo kur udhëtohet nga një vend në një tjetër që janë me zona të ndryshme kohore.

SI PËRFUNDIM

Sot ka në dispozicion mjaft ilaçe për të fjetur duke luftuar kështu dhe periudhat e pagjumësisë. Duhet ti drejtoheni mjekut për të ditur më shumë për to dhe cilat janë të duhurat gjithmonë sipas këshillave të specialistit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago