Ortopedi dhe Fizioterapi

Tendinopatia/ Çfarë është dhe si trajtohet?

Tendinopatia është përkufizimi me të cilin mjeku tregon çdo dhimbje, vuajtje apo dëmtim të tendinave. Ndodhin si pasojë e traumave akute, mbingarkesë funksionale apo sëmundje sistemike, mes të cilave dhe diabeti.

Tendinopatia është një gjendje përgjegjëse për simptomatologjinë lokale, që përfshin shqetësime si dhimbje, ënjtje, ngurtësim dhe nxehtësi.

Duhet të dimë që tendina është indi lidhës fibroz, me një fleksibilitet të caktuar dhe me sasi të madhe kolagjeni, që bashkon muskul skeletik me një kockë. Ato hyjnë tek përbërësit e aparatit muskolo-skeletor, si kockat, kërcet, gjymtyrët, ligamentet dhe muskujt.

SHKAQET

Në përgjithësi në origjinë të një tendinopatie është një traumë apo mbingarkesë funksionale e tendinës. Në përgjithësi, kur ka këto shkaqe ka të bëjë me vetëm një tendinë. Ndërsa në rastin e sëmundjeve sistemike si diabeti, shfaqet tek më shumë tendina të trupit të njeriut.

Tendinopatia nga një traumë
Tendinopatia nga trauma është dhimbja që shkaktohet nga një ngjarje akute që ka dëmtuar integritetin e tendinës. Ngjarje akute mund të quajmë përshëmbull gjatë një rrëzimi ku një pjesë e trupit e përfshirë, (psh. shpatulla) merr një goditje të dhunshme, në atë pikë sa ndryshon anatominë normale.

Faktorët e rrezikut
Tek tendinopatitë nga traumat luajnë rol faktorët e rrezikut si:
Sporti i kontaktit;
Aksidentet rrugore
Punët e rënda që kanë si pjesë të tyre dhe përdorimin e shkallëve portative.

Tendinopatia nga mbingarkesa funksionale

Tendinopatitë e mbingarkesës funksionale janë probleme që lindin nga stresi i përsëritur dhe i përnqëdruar në kohë në një tendinë, përmes një gjesti apo lëvizje që nëse kryhet në mënyrë sporadike apo në doza të vogla, do të ishte i padëmshëm. Si shembull mund të përmendim ngritje peshash për shkak të punës

Faktorët e rrezikut për këtë janë:
Sporti i praktikuar në nivelet e larta apo mënyrën e gabuar.
Punë që kërkojnë ekzekutimin e përsëritur të lëvizjeve që nxisin një apo një grup tendinash.

SIMPTOMAT

Tendinopatia është përgjegjëse për një simptomatologji lokale, që përfshin shfaqjen e dhimbjes, ënjtjes, ngurtësimit dhe nxehtësisë në tendinën e prekur.

Komplikacione
Nga një tendinopati e natyrës inflamatore të patrajtuar mund të shfaqen komplikacione si kalcifikimi në nivelin e tendinës apo defromim kockor ku vendoset tendina e prekur.

Ndërsa tek tendinopatia nga këputja e strukturës së tendinave ndodh një debilim i dukshëm i muskulit të lidhur, që çon në një mosfunksionim motorik të kufizuar.

DIAGNOZA

Zakonnisht për diagnozën e tendinopatisë janë të rëndësishme informacionet që vijnë nga simptomat e pacientit, ekzaminimi objektiv dhe anamneza. Megjithatë janë të nevojshme dhe ekzaminimet imazherike, dhe kur dyshohet ndonjë sëmundje sistemike dhe analiza e gjakut.

Ekzaminimet imazherike
Ndryshimi i tendinave që karakterizojnë tendinopatinë janë të dukshme në ekografi, dhe akoma më shumë në rezonancën magnetike.

Në kontekstin e tendinopatisë, përdorimi i imazherisë diagnostikuese shërben për të konfirmuar atë që është mbledhur më parë nga anamneza, simptomat dhe analizat objektive, dhe në rastin e komplikacioneve, për të treguar entitetin e një komplikacioni aktual (kalçidikimi, deformimi kockor etj).

TRAJTIMI

Trajtimi i tendinopatisë varet nga lloji i saj. Bën përjashtim këputja e tendinës, ku ndërhyrja kirurgjikale është trajtimi i mundur. Përveç këtij rasti, mjekët kanë tendencën të shkojnë në trajtimin konservativ duke sugjeruar mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale vetëm në raste ekstreme.

Mes terapive konservative për tendinopatinë janë ato që quhen Protokolli RICE (pushim, akull, kompresim dhe ngritja) ushtrimet fizioterapeutike, përdormi i një paterice dhe ilaçet antiinflamatore.

PROGNOZA

Duhet të dini që koha e rekuperimit kërkon shumë durim dhe dedikim nga ana e pacientit, duke pasur parasysh se shërimi i një tendine të inflamuar, kërkon muaj dhe ndonjëherë më shumë se një vit.

Koha e shërimit për një tendinopati
Për pjesën më të madhe të pacientëve koha e shërimit vjen pas 6-12 muaj, sigurisht flitet për pacientë që kanë ndjekur një plan terapeutik./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: tendinopatia

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago