Onkologji

RISI NGA SHKENCA/ Zbulohet aksidentalisht qeliza imune që vret disa lloje kanceri?

Një lloji i ri qelizash imune të cilat vrasin pjesën më të madhe të tumoreve janë zbuluar aksidentalisht nga shkencëtarët britanikë, në një zbulim që mund të jetë një përparim i madh në trajtimin e tyre.
Shkencëtarët e Universitetit të Cardiff po analizon gjak nga banka e Uellsit, duke kërkuar qelizat imune që mund të vrasin bakteret, por në fakt ata gjetën një lloj krejtësisht të ri të qelizës T.

Këto qeliza të reja imune kanë receptorë që nuk janë parë kurrë më parë të cilët veprojnë si një kapëse goditëse, për pjesën më të madhe të tumoreve tek njeriu, teksa injorojnë qelizat e shëndetshme.

Në studimet laboratorike, qelizat imune të pajisura me receptorin e ri tregohet që vrasin kancerin e mushkërive, lëkurës, gjakut, zorrëve, gjoksit, kockave, prostatës, vezores, veshkës dhe qafës së mitrës.

Profesori Andrew Sewell, kreu i ekipit të shkencëtarëve dhe një ekspert i qelizave T nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Cardiff, thotë se ishte “shumë e pazakontë” të gjeje një qelizë që kishte një terapi të gjerë të luftës ndaj kacnerit dhe rrit perspektivën për një trajtim universal.

“Ky ishte zbulimi kryesor, askush nuk e dinte se këto qeliza ekzistonin”, thotë për The Telegraph profesori Sewell.
“Zbulimet tona rrisin perspektivën për trajtimin “një për të gjitha”llojet e tumorit, një lloj i vetëm qelizash T që mund të jetë e aftë të shkatërrojë disa lloje tumoresh në popullatë. Më herët askush nuk e besonte se kjo mund të ishte e mundur”, vijon ai.

I pyetur nëse dikush në Uells po shëtit komplet imun ndaj tumorit, ai thotë se: “Mundet. Këto qeliza imune mund të jenë mjaft të rralla, ose mund të ndodhë që shumë njerëz e kanë këtë receptor, për për shumë arsye nuk aktivizohen. Ne nuk e dimë ende këtë.

Terapi që përfshijnë qeliza imune për të luftuar lloje specifike të tumoreve ekzistojnë, por aktualisht ato janë të dobishme për disa forma të leucemisë, dhe nuk funksionojnë për tumore solide të cilat përbëjnë shumicën e tumoreve.

Këto trajtime të njohura si terapitë CAR-T dhe TCR-T synojnë marrjen e qelizave imune nga një pacient të cilat më pas ndryshone për tu kyçur në molekula që ulen në sipërfaqen e qelizave të kancerit. Qelizat rriten më pas në numër të madh dhe injektohen përsëri në sistemin qarkullues të gjakut të pacientit.

Terapia CAR-T funksionon për sisa forma të leucemisë por jo për tumore solide, si pjesa më e madhe e tyre. Terapia TCR-T funksionon për disa tumore të tjera, por duhet të kyçen në molekula të quajtura HLA, të cilat ndryshojnë shumë në popullatë.

Në të kundërt, qelizat e reja i bashkëngjiten një molekule në qelizat e kancerit të quajtur MR1, e cila nuk ndryshon tek njerëzit.

Kjo do të thotë se trajtimi do të funksiononte jo vetëm për pjesën më të madhe të tumoreve, por ai mund të ndahet mes njerëzve, duke rritur mundësinë që bankat e qelizave speciale imune mund të krijohen në të ardhmen për trajtimin “e menjëhershëm”.

Kur shkencëtarët injektuan qelizat e reja imune tek minjtë, bartës të kancerit njerëzor dhe me sistem imunitar të njeriut, ata zbuluan rezultatet “inkurajuese” për pastrimin nga kanceri.

Ato treguan gjithashtu se qelizat T tek pacientet me kancer të lëkurës, të cilat ishin modifikuar për të treguar receptorin e ri, mund të shkatërrojnë jo vetëm qelizat e kancerit të vetë pacientit, por dhe qelizat e kancerit të pacientëve të tjerë në laborator.

Prof. Sewell thotë se “njerëzit e duhur” janë tashmë të interesuar në zhvillimin e potencialit të terapisë së re dhe thotë se përparimi tani mund të lëvizë ‘shumë shpejt’. Ekipi i shkencëtarëve thotë se përpjekjet tek njerëzit e sëmurë mund të nisin në nëntor nëse trajtimi i ri kalon me sukses testimet në laborator.

Profesori Oliver Ottmann, shefi i Hematologjisë në universitetin e Cardiff departamenti i të cilit bën terapitë CAR-T, thotë: “Ky lloj i ri i terapisë me qelizat T ka një potencial të pamatë për të tejkaluar kufizimet aktuale të CAR-T, e cila po përpiqet për të identifikuar të përshtatshme dhe të sigurta objektivat aktuale për më shumë se disa lloje tumoresh”.

Profesori Awen Gallimore, i departamentit të Universitetit të Infeksionit dhe Imunitetit dhe Imunologjisë së së kancerit për Qendrën Kërkimore të Kancerit të Uellsit shton: “Nëse do të mbahet kjo gjendje e re transformuese, ajo do të hedhë themelet për një ilaç ‘universal’ të qelizave T, duke lehtësuar kostot e jashtëzakonshme të lidhur me identifikimin, gjenerimin dhe prodhimin e qelizave T të personalizuara”.

“Kjo është me të vërtetë tërheqës dhe një hap i madh potencial për qasjen e imunoterapisë nga kanceri”.

Duke komentuar këtë studim, Daniel Davis, profesor i Imunologjisë në Universitetin e Manchester thotë se është një zbulim emocionues që hap derën për terapinë qelizore për më shumë njerëz.

“Ne jemi në mes të një revolucioni mjekësor duke shfrytëzuar fuqinë e sistemit imunitar për të trajtuar kancerin. Por jo kushdo mund ti përgjigjet terapive aktuale dhe mund të ketë efekte anësore të dëmshme. Grupi i shkencëtarëve ka treguar bindshëm se në një enë laboratorike, kjo lloj qelize imune reagon ndaj qelizave të ndryshme kanceroze. Ne duhet ende të kuptojmë saktësisht se si i njeh dhe i vret qelizat e kancerit, ndërkohë që nuk i përgjigjet qelizave të shëndetshme normale”, thotë ai. Studimi është publikuar në revistën “Nature Immunology. / Përkthyer dhe përshtatur nga MeMjekun Burimi: The Telepgraph

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago