Semundjet e zemres

Arterioskleroza apo ateroskleroza/ Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Ateroskleroza është një proces që ka të bëjë me grumbullimin e pllakave në brendësi të murit të arteries (arterie janë vazat e gjakut që çojnë gjakun e oksigjenuar në zemër dhe pjesë të tjera të trupit)

Ndërsa kur themi arteriosklerozë nënkuptohet një forcim i përgjithshëm, me humbjen e elasticitetit të mureve të arterieve.

Sipas këtyre dy përkufizimeve, pasi humbja e elasticitretit të arteries ndodh kryesisht për grumbullimin e kolesterolit, termi arteriosklerozë sot konsiderohet i papërshtatshëm dhe përgjithësisht i referohemi termit aterosklerozë sa herë që i referohemi një humbje të funksionit arterial.

Pllaka e formuar brenda vazës përbëhet nga një grup
Yndyrnash,
Kolesteroli,
Kalciumi,
Dhe substanca të tjera që qarkullojnë në gjak.

Me kohën pllaka ngurtësohet dhe shtrëngon arterien, me pasojë redukimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar drejt organeve dhe pjesëve të tjera të trupit, duke rritur kështu rrezikun e problemeve të rënda si infarkti kardiak apo iktusi.

SHKAQET

Shkaku i saktë i aterosklerozës nuk dihet ende, por dimë që bëhet fjalë për një proces të ngadaltë dhe kompleks, që mund të nisë madje që nga fëmijëria dhe të evoluojë me kalimin e moshës.

Mund të nisë kur disa faktorë dëmtojnë muret e brendshme të arterieve, mes të cilave duhanpirja, nivelet e larta të yndyrës dhe kolesterolit në gjak, tensioni i lartë, niveli i lartë i glukozës në gjak për rezistencë ndaj insulinës ose diabetit.

Grumbullimi i pllakave ndodh atje ku arteriet janë të dëmtuara. Me kohën, pllaka ngurtësohet dhe shtrëngon arterien. Pjesë nga kjo pllakë mund të shkëputen.Kur ndodh kjo trombocitet hyjnë në vendin e lezionit. Kështu mund të grumbullojë trombe duke u gjeneruar. Trombet shtrëngojnë arterien duke kufizuar fluksin e gjakut të oksigjernuar në zona të ndryshme të trupit.

Në bazë të zonës ku ndodhet pllaka dhe dhe madhësisë së pengesës trombet mund të:

Përkeqësojnë një anginë (dhimbje në gjoks)

Të shkaktojnë një infarkt kardiak apo iktus,

Faktorët kryesorë të riskut

Niveli jo normal i kolesterolit në gjak. Këtu përfshihen vlerat e kolesterolit LDL (i quajtur “i keq”) dhe nivelet e ulëta të kolesterolit HDL (i quajtur “i mirë”)
Tensioni i lartë. Përcaktohet si tension i lartë kur i kalon 140/90 mmHg, ndërsa tek personat me diabet apo sëmundje veshkash kronike kufiri është 130/80 mmHg.
Duhanpirja. Ajo mund të dëmtojë ose shtrëngojë vazat e gjakut, të sjellë nivele anormale të kolesterolit dhe të rrisë tensionin e gjakut. Për me tepër vetë duhani redukton nivelin e oksigjenit në gjak.
Rezistencë ndaj insulinës.Në këtë gjendje, organizmi nuk arrin të përdorë siç duhet insulinën. Për pasojë mund të shfaqet diabeti.
Diabeti. Në këtë sëmundje glicemia është shumë e lartë pasi organizmi nuk prodhon sa duhet insulinë ose nuk e përdor në mënyrë korrekte.
Mbipesha dhe obeziteti. Me termat “mbipeshë” dhe “obezë” tregohet një peshë më e madhe se ajo e konsideruar e shëndetme sipas gjatësisë.
Mungesa e aktiviteti fizik. Mosaktiviteti fizik mund të përkeqësohet nga faktorë të tjerë rreziku të aterosklerozës, si niveli jonormal i kolesterolit, tensioni i lartë, diabeti, mbipesha apo obeziteti.
Ushqyerja jo e shëndetshme. Një ushqim jo i përshtatshëm mund të rrisë rrezikun e aterosklerozës. Ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura, kolesterol, kripëra dhe sheqerna, mund të përkeqësojnë faktorët e tjerë të rrezikut të sëmundjes.
Mosha e avancuar. Rreziku i aterosklerozës rritet me plakjen. Faktorët gjenetik dhe stili i jetës shkaktojnë formimin progresiv të pllakave në arterie me kalimin e moshës.
Histori familjare dhe sëmundje të hershme të zemrës. Rreziku i aterosklerozës rritet nëse babai apo një vëlla kanë pasur sëmundje të zemrës para 55 vjeç apo nëna e motra janë sëmurur para moshës 65 vjeç.

SIMPTOMAT

Në pjesën më të madhe të pacientëve ateroskleroza nuk shkakton në vetvete shenja apo simptoma derisa nuk ka ngushtuar në mënyrë domethënëse, apo të pengojë tërësisht një arterie. Shumë persona pra janë të pavetëdijshëm për sëmundjen derisa bëhet fjalë për emergjencë mjekësore, si një infarkt apo iktus.

Disa persona mund të kenë shenja dhe simptoma të sëmundjes dhe shfaqje të tilla që varen nga arteria e prekur.

Ateroskleroza koronare

Arteriet koronare çojnë gjakun e oksigjenuar në muskulin kardiak. Nëse ateroskleroza shtrëngon apo pengon këto arterie shkakton simptomë që njihet si angina, apo dhimbje e shtrëngim në gjoks, që vjen nga zona e muskulit kardiak që nuk merr sasinë e duhur të gjakut arterioz.
Mund të perceptohet si një shtypje apo presion në gjoks. Simptomatologjia mund të prekë dhe shpatullat, krahun, qafën, mjekrën apo shpinën. Dhimbja e anginës mund të ngjajë me atë të dispepsisë. Ka tendencën të përkeqësohet gjqatë një aktiviteti dhe zhduket kur trupi është në qetësi. Edhe një stres emocional mund të shkaktojë dhimbjen.

Ka simptoma të tjera si aritmi apo ndjesi sikur nuk mbushesh dot me frymë.

Pllakat mund të formohen dhe në arteriet e zemrës më të vogla. Flitet për sëmundje mikrovaskulare koronare dhe simptomat e saj përfshijnë gjithashtu anginën, ndjesin sikur nuk mbushesh dot me frymë, shqetësime të gjumit, lodhje dhe mungesë energjie.

Ateroskleroza karotide dhe cerebrale

Karotidet bartin gjakun e oksigjenuar në tru. Në rastin e pllakave që shtrëngojnë apo bllokojnë këto vaza (arteriopatia karoteide), simptomat mund të jenë ato të një iktusi. Këto simptoma përfshijnë:

Dobësi të papritur
Paralizë apo mpirje të fytyrës, krahut apo këmbës, në njërën anë të trupit
Konfuzion
Vështirësi në të folur apo të kuptuarit e gjuhës,
Shqetësime të shikimit të një apo të dy syve
Probleme respiratore
Marrje mendsh, problem në të ecur, humbje të ekilibrit apo koordinimit, rënie e papritur,
Humbje të vetëdijes
Dhimbje të papritur koke dhe intensive.

Ateroskleroza periferike
Pllakat mund të krijohen në venat e mëdha që çojnë gjakun e oksigjenuar në këmbë, krahë dhe legen.

Nëse preken ato simptomat janë humbje e ndjeshmërisë dhimbje e ndonjëherë infeksione të rrezikshme.

Ateroskleroza renale
Këto arterie çojnë gjakun e oksigjenuar në veshka. Nëse formohen pllaka mund të krijohen nefropati kronnike. Me kohën, nefropatia kronike përfshin një përkeqësim të ngadaltë të funksionimit të veshkave.

DIAGNOZA

Ateroskleroza diagnostikohet në bazë të shenjave dhe simptove, anamnezës, ekzaminimit fizik dhe analizave.

Nëse është e nevojshme mjeku që ju kuron mund tju rekomandoje të specialisti të cilët janë:
Kardiologu: mjeku i specializuar për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Mund tju këshillojnë për tek ai në rast se bëhet fjalë për ateriopati periferike që është përballë sëmundjes koronare.

Angiologu: Mjeku i specializuar për trajtimin e sëmundjeve të vazave të gjakut. Pacientët me ateropatia perfierike gjithashtu mund të këshillohen ti drejtohen angiologut.

Neurologu: Mjeki i specializuar për trajtimet e çrregullimeve nervore. Ai mund të jetë i nevojshëm në rastin e një iktusi që vjen si pasojë e ateropatisë karotide.
Nefrologu: mjeku i specializuar për trajtimin e sëmundjeve të veshkave dhe mund tju këshillohet në rastet e nefropatisë kronike.

Analizat diagnostikuese

Mjeku mund të kërkojë një ose më shumë analiza për të diagnostikuar aterosklerozën në mënyrë që të planifikojë trajtimin e duhur

Analizat e gjakut

Analizat e gjakut kontrollojnë nivelin e yndyrnave, kolesterolit, glukozës dhe proteinave në gjak. Niveli jonormal i tyre mund të tregojë ekzistecën e rrezikut të një ateroskleroze.

Elektrokardiograma

Analiza e thjeshtë dhe pa dhimbjue që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës. Tregon shpejtësinë dhe ritmin e rrahjeve, konstante apo e parregullt. EKG-ja mund të regjitrojë dhe intensitetin dhe transmetimin e përkohshëm të sinjaleve elektrike të zemrës. Gjithashtu mund të tregojë dhe dëmtimet e zemrës nga kardiopatia koronare. Gjithashtu evidenton shenjat e një infarkti kardiak të kaluar apo akut.

Radiografia
Në këtë mënyrë jepen pamjet e organeve dhe strukturat në brendësi të gjoksit, si zemra, mushkritë dhe vazat e gjakut. Kjo radiografi gjithashtu mund të evidentojë praninë e pamjaftueshmërisë kardiake.

Indeksi i krahut
Ose indeksi i kavilje-krah (ABI, anglisht: ankle-branchial index) që krahason tensionin arterioz të kaviljes me atë të krahut në mënyrë që të marrë një vlerësim kompleks të qarkullimit të gjakut. Kjo analiza është e nevojshme në rastet e ateropatisë periferike.

Ekokardiografia

Ekokardiografia përdor ultratingujt për të gjeneruar pamje të lëvizjes së zemrës. Këto pamje tregojnë përmasat dhe formën e zemrës, por edhe si po punon zgavra dhe valvulat e zemrës. Gjithashtu mund të tregojë dhe vaskularizimin e zemrës, zonën e muskulit kardiak që nuk kontraktohet normalisht apo lezione të mëparshme të muskulit të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e fluksit të gjakut.

TAC, tomografia e kompjuterizuar
Ajo krijon pamje digjitale të zemrës, trurit apo zonave të tjera të trupit. Ekzaminimi përmes saj të jep mundësinë të identifikosh forcim apo ngushtim të arterieve të mëdha. TAC e zemrës mund të tregojë dhe depozitim të kalciumi në muret e arterieve koronare, që janë shenja të parakohshme të kardiopatisë koronare.

Prova e sforcos

Kjo provë tregon aktivitetin e zemrës gjatë një ushtrimi fizik, në mënyrë që të stimulojë dhe përshpejtojë aktivitetin kardiak. Tek personat që nuk arrijnë të bëjnë këtë aktivitet kardiak, zemra do të stimulohet përmes ilaçeve. Nëse zemra punon më me intensitet dhe rreh më shpesh do të ketë nevojë për më shumë gjak e oksigjent. Arteriet e shtrënguara nga pllakat nuk arrijnë ta përmbushin këtë. Prova e sforcos tregon shenja e simptoma të kardiopatisë koronare.

Angiografia
Kjo bazohet në një agjent kontrasti dhe rreze të veçanta X për të studiuar në brendësi të karotideve. Në këtë mënyrë mund të shihet nëse ka pllaka penguese apo pengesa. Vendosja e një kateteri në një vazë gjaku të krahut apo qafës ku injektohet agjenti kontrastit që bëhet i dukshëm në rrezet X. Duke vëzhguar pamjet radiografike mund të studiohet dhe fluksi i gjakut në arterie.

TRAJTIMI

Trajtimi i aterosklerozës konsiston në përgjithësi në kombinimin e:
Ndryshimit të stilit të jetesës
Ilaçeve
Procedurave mjekësore apo kirurgjike

Qëllimet e terapisë janë:
Reduktimi i rrezikut të formimit të trombeve
Parandalimi i sëmundjeve bashkëlidhur aterosklerozës
Reduktim i faktorëve të rrezikut në tentativë për të ngadalësuar apo eliminuar depozitën e pllakave
Lehtësim të simptomave
Dilatim ose bypass të arteries së bllokuar.

Për të parandaluar një aterosklerozë ose për ta ngadalësuar që ajo të ndodhë duhet të keni parasysh një regjim ushqimor të shëndetshëm, aktivitet fizik, kontroll të peshës dhe mos pini duhan!/ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago