Mirëqenie

Lipedema, sëmundja e vështirë dhe pak e njohur

Lipedema ose lipoedema është një sëmundje kronike që prek sidmos gratë. Karakterizohet nga mbledhja jonormale indit yndyror në ijet.

Ndryshe nga celuliti, mund të zbresë deri tek gjunjtë dhe të shkaktojë dhimbje intensive. Përfaqëson jo vetëm një problem shëndetësor por dhe estetik me gjithë ndikimet e saj psikologjike.

Kush preket prej saj do të vërë re një rritje të papritur dhe të pashpjeguar të vëllimit të këmbëve dhe ijeve që përfundon me kufizim të aftësive të lëvizjes. Lipedema është e rrallë tek burrat, por në ato pak raste të njohura shoqërohet edhe me një ënjtje të dukshme të fytyrës.

Duhet të keni parasysh se nuk bëhet fjalë për një problem të thjeshtë obeziteti: ushqimi dhe stili i jetës së pacientit ka shumë pak lidhje me formimin e depozitave të dhjamit.

SHKAKU I LIPEDEMËS

Për fat të keq janë të pakta kërkimet për të përcaktuar qartë se çfarë e shkakton lipedemën dhe për pasojë depozitat yndyrore. Dyshohet për një origjinë gjenetike të sëmundjes dhe veprimi metabolik, pezmatues (inflamator) e sidomos hormonal.

SIMPTOMAT

Ky grumbullim jonormal i yndyrës mund të nisë që nga puberteti, pas një shtatzanie apo edhe në menopauzë. Simptomat e para të pacientit janë:

Dhimbjet e indeve të buta kur jeni në qetësi, duke ecur apo thjesht duke e prekur
Grumbullim i papritur i yndyrnave në bel e deri në gjunj e kavilje.
Zakonisht këmbët nuk përfshihen
Yndyra grumbullohet në noduse apo kuzhinieta që ushtrojë presion mbi gjymtyurë derisa pengojnë ecjen normale.
Lëkura humb elasiticetin
Shfaqen edemat dhe mavijosjet

Pasi kalon faza e parë, pas disa muajsh do të vihet re:
Një ndjesi konstante e të ftothti
Ndjesi lodhjeje
Lëkura merr një qëndrueshmëri të ngjashme me gomën
Dhimbje kronike ose humbje graduale të lëvizshmërisë. Dy faktorë që refuzohen nga trupi, dhe sjellin mosrehati, zemërim e trishtim e deri në depresion.

A KA NJË TRAJTIM PËR LIPEDEMËN?

Lipidema nuk është e lidhur me ushqimin apo mënyrën e jetesës. Por përballemi me një sëmundje kronike. Përpjekjet terapeutike janë shumë të gjera dhe të personalizuara, dhe nuk duhet anashkaluar aspekti psikologjik.

Dietat ekstreme apo agjërimi nuk e zgjidhin problemin dhe për momentin nuk ka një trajtim specifik me ilaçe që ndihmon në pengimin e grumbullimit të yndyrës. Trajimet më të zakonshme për lipedemën janë:

Veshje që ndihmojnë në drenazhimin dhe eliminimin e yndyrës.
Masazhe për drenazhimin limfatik
Presoterapia
Mesoterapia
Radiofrekuenca.

Liposuction (procedura e thithjes së dhjamit) nuk ju ndihmon. Nuk është një zgjidhje përfundimtare e problemit dhe në disa raste mund të jetë negative në momentin që yndyra do të rishfaqet sërish. Shumë pacientë kanë rezultate nga noti.

Pra, si përfundim duhen gjetur strategji personale që duhet të merret me optimizëm por dhe duke u përpjekur të kuptoni ndryshimet e pashmangshme të trupit. Mos harroni gjithçka duhet bërë në konsultim me mjekun specialist./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago