Të njohim ilaçet/suplementet

Levotiroksina, hormoni që trajton hipotiroidizmin

Hormoni i tiroides Levotiroksina (e njohur me emra të ndryshëm tregtar si Eutirox, Tirosint, Tiche etj) përdoret në trajtimin e hipotiroidizmit, gjendje e karakterizuar nga një prodhim jo i mjaftueshëm i hormonit nga ana e gjëndrës tiroide.

Levotiroksina përdoret gjithashtu për të kuruar edhe
Hipotiroidizmin kongjenital
Goiter (gjëndrën tiroide të zmadhuar)
Tumorin e tiroides (bashkë me kirurgjinë dhe terapinë me jod radioaktiv)

Në 2017 ka qenë ndër ilaçet më të përdorura në SHBA, duke kaluar dhe ato të diabetit, tensionit të lartë dhe sëmundjeve kardiake. Molekula i përket një kategorie të ilaçeve të quajtura hormone dhe funksion duke zëvendësuar hormonin e tiroides që prodhon zakonisht organizmi.

Pa një prodhim të mjaftueshëm të hormonit të tiroides organizmi nuk funksionon si duhet, zhvillimi fizik gjithashtu pengohet, ka mungesë energjie që mund të shfaqet me

Lodhje të tepërt
Kapsllëk
Rritje në peshë
Rënie flokësh
Tharje të lëkurës
Rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit
Dhimbje muskulare dhe kyçesh
Cikël të bollshëm menstrual dhe të parregullt
Depresion.

Levotiroksina me dozën e duhur korrigjon këto simptoma.

MËNYRA E MARRJES

Levotiroksina merret nga goja në formën e pikave, flakoneve, tabletave apo kapsulave.

Piku i përthithjes arrihet dy orë pasi është marr ilaçi, por mund të vonohet me 3-4 orë nëse merret me ilaçe të tjera, suplemnte apo pije/ushqime ndërhyrëse si:

Kafeja, soja, qumështi, karbonati i kalciumit, hekuri, hidroksidi i aluminit, kolestiramina, raloksifeni dhe orlistati.

Për këtë arsye rekomandohet të merret një herë në ditë me stomakun bosh gjys orë apo një orë para mëngjesit.

Duhet të ndiqni me rreptësi udhëzimet dhe të konsultoheni me mjekun apo farmacistin.

MOS HARRONI! Levotiroksina kontrollon hipotiroidizmin po nuk e shëron atë.

EFEKTET ANËSORE

Levotiroksina si të gjithë ilaçet ka dhe efektet e saj anësore të cilat shfaqen në rast se merrni më shumë se sa duhet apo sa ju është përshkruar doza nga mjeku.

Duhet ti referoni mjekut shqetësimet që ju shfaqen pas fillimit të trajtimit me ilaçin, sidomos nëse keni:

Humbje peshe
Të dridhura
Dhimbje koke
Nauzea apo të vjella
Diarre
Ngërçe të stomakut
Nervozizëm
Pagjumësi
Djersitje e tepërt
Rritje të oreksit
Temperaturë
Ndryshim të ciklit menstrual
Nuk duroni të ngrohtin
Rënie e përkohshme e flokëve, sidomos tek fëmijët në muajt e parë të trjatimit.

Nëse keni anginë apo rrahje të shpeshta e të parregullta të zemrës duhet patjetër ti drejtoheni urgjencës dhe të lajmëroni mjekun./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago