Mirëqenie

Hipotermia dhe ngrirja nga i ftohti/ Shkaqet dhe simptomat

Kur ekspozohemi ndaj temperaturave shumë të ulëta organizmi nis të humbë nxehtësi më shumë se sa arrin të prodhojë dhe në këtë moment arrin gjendjen e hipotermisë, një gjendje e karakterizuar nga një temperaturë e organizmit shumë më e ulët se normalja.

Bëhet fjalë për një situatë delikate dhe të rrezikshme për organizmin, pasi në temperatura më të ulëta se normalja truri nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet dhe personi humb aftësinë e të menduarit në mënyrë të kthjellët dhe të lëvizë siç duhet. Në këtë mënyrë personi mund të mos jetë i vetëdijshëm për çfarë po ndodh dhe të humbë kështu aftësinë të ndërmarrë veprime (psh. Rasti i ngrirjes në dëborë)

Hipotermia ndodh më shpesh në temperatura shumë të ulëta, por mund të ndodh dhe në një mjedis të freskët (temperatura mbi 4 gradë Celsius) nëse personi laget në shi apo zhytet në ujë të ftohtë.

Ngrirja është një lezion i organizmit i provokuar nga temperatura shumë të ulëta që humb ndjeshmërinë e zonës së prekur, e cila bëhet e zbehtë për shkak të vazokonstrikcionit dhe zvogëlimit të rrjedhjes së gjakut në sipërfaqe. Në pjesën më të madhe të rasteve prek hundën, veshët, faqet, ballin, gishtat e duarve dhe të këmbëve. Ngrirja mund të shkaktojë lezione të përhershme në organizëm.

SHKAQET

Kuptimi i fjalës hipotermi është i lidhur me dy terma
ipo- (nga greqishtja ὑπό, ὑπο- dhe nga latinishtja shkencore pra “e ulët” apo “nën”)
termia- vjen nga termi gjithashtu grek ϑερμός apo “nxehtësi”

pra, tregon një temperaturë trupi më të ulët se normalja.

Hipotermia ka mundësi më të madhe të ndodhë mes:
Të moshuarve,
Atyre që nuk ushqehen si duhen
Që nuk janë veshur në mënyrën e duhur
Jetojnë në ambiente të ftohta,
Të porsalindurit që flenë në dhoma të ftohta pa mbulimin e duhur,
Fëmijët pa mbikqyrje
Të rriturit nën efektin e alkoolit,
Personat me paaftësi mendore
Persona që për zgjedhje të tyre apo jo, duhet të rinë në vend të hapur, si të pastrehët, eskursionistët apo gjahtarët.

Të porsalindurit dhe të moshuarit janë në rrezik më të madh të vuajnë nga çrregullime të lidhura me të ftohtin.

Të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël humbin nxehtësinë më lehtësisht se të rriturit dhe nuk arrijnë të rrisin temperaturën e trupit përmes të dridhurave. Fëmijët nën një vjeç për shembull nuk duhet të flejnë kurrë në një dhomë të ftohtë. Duhet të mbulohen me një mbulesë të ngrohtë dhe batanije që e mbajnë në temperatura të ngrohta. Në raset emergjencash mund ta mbani të voglin ngrohtë përmes temperaturës suaj trupore.

Të moshuarit shpesh nuk arrijnë të mbajnë një temperaturë trupi të mjaftueshme pasi metabolizmi i tyre është më i ngadaltë dhe bëjnë më pak aktivitete fizike. Nëse jeni mbi 65 vjeç dhe jashtë është shumë ftohtë, kontrolloni temperaturën në shtëpi. Nëse keni fqinj apo të afërm të moshuar, kontrollijini vetë ose këshillojini të kontrollojnë temperaturën e shtëpisë së tyre për të qenë të sigurtë që kanë ngrohjen e nevojshme.

SIMPTOMAT

Sapo të shfaqen shenjat e para të skuqjes apo dhimbjes në çfarëdo zoone të lëkurës zhvendosuni në një vend më të ngrohtë ose mbroni zonoën e ekspozuar të lëkurës: ajo mund të ketë ngrirë tashmë. Mes simptomave kryesore të ngrirjes kujtojmë:
Zona me lëkurë të bardhë, të hirtë ose të verdhë,
Lëkura që duket jashtëzakonisht e ashpër ose e dylltë,
Mungesa e ndjeshmërisë dhe mpirja.

Pacienti shpesh nuk është i vetëdijshëm për ngrirjen derisa e vë re dikush tjetër, pasi indet e ngrirjes humbin ndjeshmërinë.
Në rastet më të rënda të hipotermisë shfaqen këto simptoma:
Tek të rriturit:
Të dridhura në fazën fillestare,m
Lodhje,
Konfuzion
Dridhje të duarve,
Humbje të memories,
Vështirësi në të folur,
Përgjumje.

Tek fëmijët:
Lëkurë e ftohtë dhe e përskuqur,
Dobësi ekstreme

HIPOTERMIA TEK FËMIJËT

Foshnjet dhe fëmijët janë në rrezik më të madh të hipotermisë, pasi sistemi i tyre i rregullimit të temperaturës është ende i papjekur.
Për të parandaluar rrezikun e hipotermisë këshillohet:
Të mbuloni siç duhet ekstremitetet (koka, duart e këmbët) para ekspozimit në çdo ambient të ftohtë dhe të lagësht.

Mbajeni fëmijën të thatë sa më shumë të jetë e mundur.
Vishini me shtresa, në mënyrë që të mbuloni zonat sipas kërkesave (megjithatë është e rëndësishme të shmangni si të ftohtin dhe rrezikun e djersitjes)
Duhet të keni parasysh nëse tek i rrituri koka përmbën 10% të sipërfaqes së trupit, tek një i porsalindur përbën 20%, çka do të thotë se të mbash ekspozuar çon në humbje të konsiderueshme të nxehtësisë dhe rritje të rrezikut të hipotermisë.

Trajtimi i një gjendje të hipotermisë parashikon të:
Zhvendosni fëmijën nga ambienti i ftohtë dhe ta thani nëse është e nevojshme (psh, nëse është lagur nga shiu)
Ngroheni me mbulesa të ngrohta, sidomos qafën dhe gjoksin.
Nëse është në gjendje të pijë, mund t’i jepni pije të ngrohta
Në raste të rënda të hipotermisë (të dridhura, konfuzion…) shkoni menjëherë në urgjencë.

ÇFARË DUHET TË BËNI

Ngrirja nga i ftohti

Nëse pacienti ka ngrirë por nuk ka simptomat e hipotermisë dhe urgjenca nuk mund të vijë menjëherë duhet të ndiqni këtë procedurë:

Çojeni personin në një dhomë të ngrohtë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Nëse nuk është absolutisht e nevojshme, mos kaloni mbi këmbë apo gishta të këmbëve të ngrirë pasi ka dëme të rënda.
Shpëlajeni zonën e prekur me ujë të vakët (jo të ngrohtë!). Temperatura duhet të jetë e rehatshme për zonat e tjera të trupit.

Për alternativë, ngroheni zonën e prekur duke përdorur nxehtësinë e trupit tuaj, për shembull për të ngrohuhr gishtat e duarve vendosini ato nën sqetullën tuaj/

Mos masazhoni zonën e prekur me dëborë, pasi do të shkaktoni dëme të tjera

Mos e ngrohni personin duke përdorur një mbulesë termike apo pranë sobës, pasi zona e prekur humb ndjeshmërinë dhe mund të digjet lehtësisht.

Këto procedura nuk zëvendësojnë ndërhyrjen e personelit të kualifikuar mjekësor, i cili duhet të mbërrijë sa më shpejt.

Hipotermia
Nëse dikush pranë jush ka simptomat e hipotermisë, matini temperaturën. Nëse është më p[oshtë se 35 gradë Celsius bëhet fjalë për urgjencë dhe duhet të lajmëroni ambulancën.
Derisa t ëvijë ambulanca, apo nëse jeni në një vend të izoluar filloni ta ngrohni personin në këtë mënyrë:
Zhvendoseni në një dhomë më të ngrohtë
Nëse veshjet i ka të lagura, hiqjani
Përdorni një ngrohës shtrati, nëse keni për të ngrohur më parë pjesët qëndrore të trupit, qafën, gjoksin, kokën dhe barkun. Për alternativë mund të përdorni nxehtësinë tuaj, duke vendosur mes jush dhe personit veshje të ndryshme si peshqirë, rroba, mbulesa të thata dhe të mëdha.
Pijet e nxehta mund të jetë të nevojshme për të rritur temperaturën, por ato alkoolike duhen shmangur.Nëse pacienti ka humbur ndjeshmërinëm, mos u përpiqni ti jepni për të pirë.
Jepini personit ushqime energjike si çokollata, por vetëm nëse janë në gnedje të gëlltisin.
Pasi të keni arritur të rrisni temperaturën, mbajeni pacientit ngrohtë me një mbulesë që mbulon dhe kokën dhe qafën.
Mos përdorni borsa me ujë të nxehtë apo ta fusni personin të bëjë dush të nxehtë, pasi ringrohja e shpejtë çon në aritmi (ndryshim të rrahjeve kardiake)
Shmangni masazhimin e këmbëve dhe krahëve./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago