Mirëqenie

Reumatizma/ Gjaku, simptomat dhe trajtimet

Mjekësia është një art antik, që ndoshta ekziston që nga origjina e species njerëzore. Për të kuptuar më mirë rrënjët e saj mjafton të kujtosh që betimi profesional, që edhe sot bëhet nga mjekët në të gjithë botën, është vetëm një version i modifikuar që i atribuohet Hipokratit të Kos, një mjek dhe mendimtar grek që ka jetuar pothuajse pesë shekuj para Krishtit.

E bëmë këtë shpjegim për të kuptuar se një pjesë e termave mjekësore vijnë nga gjuha e lashtë greke apo latine. Një prej tyre që vjen nga greqishtja është edhe ajo që të gjithë e njohim si reumatizma.

Origjina e kësaj fjale vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “rrjedh”, dhe besohet se është shpikur për të treguar një sëmundje që vjen nga çekuilibri i fluksit të disponueshëm, katër lëngjeve që sipas teorisë antike qeverisin mirëqënien fizike dhe psiqike të trupit njerëzor. Zhvillimi i shkencës mjeksore pa dyshim që i ka shpërndarë këto besime në historinë e mjekësisë, megjithatë fjala “reumatizëm” ka mbijetuar deri sot duke marrë gradualisht domethënie të ndryshme e duke i dhënë emrin e saj një dege të plotë të mjekësisë: Reumatologjisë.

Por çfarë do të thotë vërtetë fjala “reumatizëm”?
Nuk ka një patologji që i përgjigjet “reumatizmës”, edhe pse emri i bën jehonë disa gjendjeve si ethet reumatike, artritit reumatoid dhe shumë të tjerave.

Në disa kultura popullore, megjithatë, një lemë i tillë vijon të përdoret me kuptime të ndryshme dhe herë pas here mund të kuptohet si
Dhimbje gjymtyrësh
Sëmundje të gjakut
Patologji febrikle
Dhe shumë të tjera.

Këto idioma vazhdojnë të ekzistojnë përkundër faktit se termi tani është vjetëruar dhe ky keqkuptim lehtë mund të jetë shkak për më pak nevojë.

OSTEOATRITI DHE ARTRITI

Sëmundjet e aparatit osteo-artikular janë më shpesh të lidhura me fjalën “reumatizëm”. Kësaj kategorie i përket osteoatriti dhe forma të tjera të tij.

Osteoatriti është një proces degjenerativ i kyçeve që në pjesën më të madhe të rasteve prek personat në moshë të avancuar. Edhe pse ndonjëherë është si pasojë e problemeve të caktuara si trauma apo infeksione, apo si pasojë e problematikave ekzistuese (si obeziteti apo keqformim kockor), në pjesën më të madhe të rasteve ndodh për shkak të procesit të ezaurimit të veshjes kockore të nyjeve.

Zakonisht patologjia prek në mënyrë simetrike (në të dy anët e trupit) disa kyçe të veçanta të cilat mbajnë peshën më të madhe të punës:
Legeni (ku në këtë rast njihet me emrin coxarthrosis)
Gjurin (gonarthrosis).

Osteoatriti shfaqet me dhimbje dhe kufizim të aftësisë së lëvizjes në segmentin kockor që preket dhe mund të diagnostikohet falë prezantimit klinik apo përmes një analzie radiologjike, (një radiografi është zakonisht e mjaftueshme për të zgjidhur çdo dyshim diagnostikues). Tipike është edhe mugnesa totale, (ose pothuajse) e proceseve inflamatore që siç do shohim më poshtë dallojnë nga artriti.

Prapashtesa –it në mjekësi tregon një pezmatim (inflamacion): është pikërisht kjo e përbashkëta e patologjive që i përkasin kapitullit të gjerë të artritit. Bëhet fjalë për një grup sëmundjesh shumë heterogjene që përfshijnë entitete shumë të ndryshme mes tyre për shkak të shkaqeve, prognozës dhe tajtimit.

Do të shohim tre raste:

Artriti me origjinë infektive,
Artriti i Përdhes
Dhe ajo që është cituar tashmë artriti reumatoid.

Shkaku i artritit infektiv është sigurish infeksioni që në pjesën më të madhe të rasteve ndodh për shkak të mikroorganizmave bakterial. Kjo formë ndodh zakonisht në një gjymtyrë të vetme dhe shfaqet pas një traume (plagët e hapura për shembull mund të paraqesin një mënyrë të lehtë kontaminimi për mikrobet patogjene). Kuadri klinik përfshin, përveç dhimbjes intensive, enjtje të gjytyrës dhe temperaturë të lartë, ndërkohë që trajtimi më i përshtatshëm është terapia me antibiotik.

Artriti i Përdhes (apo më thjeshtë Përdhes) ndodh për shkak të grumbullimit në hapësirën e gjymtyrës të kristaleve të acidit urik. Kjo substancë grumbullohet për shkak të çrregullimit të metabolizmit. Për më shumë rreth saj lexoni KËTU.

Së fundmi, një vëmendje të veçantë meriton artriti reumatoid. Bëhet fjalë për një patologji me origjinë autoimune, e shkaktuar nga një ndryshim i sistemit imunitar që në mënyrë të gabuar sulmon vetë organizmin (në vend që ta mbrojë atë nga agjentët e dëmshëm). Artriti reumatoid shfaqet më shumë në popullsinë femërore dhe karakterizohet nga përfshirja e gjymtyrëve të vogla (kryesisht në dorë) në mënyrë simetrike dhe progresive. Shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje që për fat të keq ka tendencën të përkeqësohet me kohën, derisa të japë deformime evidente dhe humbje të lëvizshmërisë. Trajtimi bazohet në imunosupresantë, pra ilaçe që depresojnë funksionet e sistemit imunitar.

DHIMBJET MUSKULARE DHE TENDINAT

Në këtë pjesë do të flasim mbi dhimbjet me origjinë muskulare apo tendinat, që zakonisht janë sekondare në një proces inflamator (përveç atyre me origjinë traumatike, si tërheqja apo shtrirja) dhe që grupohen në emra gjenerikë të:

Miozitit,
Tendinitis,
Dhe enthesiti (kjo e fudit tregon pezmatimin e pjesës së fundit të tendinës, ajop që futet në kockë)

Shkaqet mund të jenë të ndryshme si sforcim i tepërt, lëvizje e njëjtë dhe e përsëritur, infeksion apo sëmundje sistemike. Në këtë grup bën pjesë dhe sëmundja e fibormialgjisë për të cilin do të flasim në një tjetër artikull.

ETHET REUMATIKE

Ethet reumatike (reumatizmat e gjakut) është një patologji që është shumë e rrallë në vendet e industrializuara falë përmirësimit të kushteve higjione sanitare dhe shpërndarjes së ilaçeve antibiotike.

Një sëmundje e tillë shfaqet me një sërë simptomash, ku më të rëndësishmet janë endokarditi dhe poliartriti. (në këtë rat është i bukur citimi i mjekut francez Lasègue,që e përshkruan si një sëmundje që “ha zemrën dhe xhiron gjymtyrët”), por që përfshin edhe

Temperaturë
Eritremë dhe noduse të lëkurës
Shqetësime në lëvizje.

Ndodh zakonisht pas një farinigit baktearial (që ka si shkak streptokokun e tipit A), edhe pse mendohet se dëmi nuk është shkaktuar nga vetë mikroorganizmi, por më shumë nga një reagim jonormal i sistemit imunitar./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago