Dermatologji

Nekroza e lëkurës, shkaqet dhe diagnoza

Diagnoza e nekrozës së lëkurës është një procedurë komplekse, pasi nuk është një gjendje ekskluzive për një sëmundje. Pasi shkaqet mund të jenë të shumta dhe është e nevojshme një vlerësim me kujdes i kuadrit klinik të pacientit.

Pradaj për diagnozën merren parasysh anamneza, sëmundje të tjera prezente, simptomat e fundit, bashkë me analizat laboratorike.

Cilido qoftë shkaku, nekroza e lëkurës është një patologji e rëndë që kur shfaqet bëhet e pakthyeshme. Prandaj është e nevojshme të reagohet sa më shpejt për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin.

ÇFARË ËSHTË NEKROZA E LËKURËS

Me nekrozë të lëkurës tregohet vdekja e një grupi qelizash apo indesh për arsye patologjike. Karakteristikë është një agjent patogjen apo një proces në gjendje të shkaktojë një lezion kaq të rëndë dhe që është i pamundur të kurohet.

Në përgjithësi shfaqet me ngjyrimin mavi apo të zezë të lëkurës. Ka humbje të ndjeshmërisë në atë zonë, dhe ndonjëherë provokon dhimbje intensive. Shpesh këto lezione kanë dhe erë të keqe.
Nekroza mund të përfshijë inde të zonës ku është përhapur në lëkurë dhe shkakton mungesë të furnizimin me gjak. Kur shoqërohet nga një infeksion bakterial dhe dekompozim quhet gangrenë.

SHKAQET KRYESORE

Shkaqet e nekrozës janë të ndryshme, gjë e cila e bën të vështirë diagnozën. Në përgjithësi është një gjendje që lidhet me tre faktorë:

Faktorët e jashtëm. Mes tyre: substancat kimike, ulçera presioni, ilaçe, djegie dhe ngrirja.
Infeksionet. Disa infeksione mund të shkaktojnë nekrozën: gangrena, ectima, meningokokemia akute, fasciitis nekrotizues.
Okluzionet vaskulare. Ky është shkaku më i shpeshtë: mund të ketë origjinë nga gjendje si krioglobulinemia, vaskuliti, dukuritë trombotike dhe shqetësimë të tjera të hemostazës.

Megjithatë këto nuk janë shkaqet e vetme që mund të çojnë në nekrozën e lëkurës. Por në të njëjtën kohë faktorët janë të lidhur dhe veprojnë së bashku.

INFEKSIONE NEKROTIZUESE

Mes infeksioneve kryesore nekrotizuese gjejmë:

Ectima: infeksioni bakterial që shkakton kore dhe ulceracione.

Fasciitis nekrotizues: Provokn një nekrozë të shpejtë të yndyrnave nën lëkurë me prodhimin e qelbit me erë të keqe.

Gangrena e karbonizuar: infeksion i muskujve me një zhvillim të shpejtë. Mund të çojë në vdekje.

Meningokokemia akute. Shkakton skuqje akute peteriale që mund të ndiqet nga një ënjtje dhe nekrozë ishemike. Ndonjëherë shkakton lezione hemorragjiake.

NEKROZA PËR SHKAK TË OKLUZIONIT VASKULAR

Në rastin e nekrozës së lëkurës për shkak të okluzionit vaskular mund të ndodhin proceset e mëposhtme shoqëruese:
Sindromi i antitrupave antifosfolipid. Një sëmundje imunitare ku organimi gabimisht sulmon proteinat e gjakut.

Krioglobulinemia. Një sëmundje e rrallë, shpesh e lidhur me hepatitin C. Proteinat e gjakut trashen në temperatura të ulëta.

Sindroma e embolizimit të kristaleve të kolesterolit. Më të prekur janë burrat në moshë mbi 60 vjeç dhe personat me aterosklerozë të përhapur. Okluzioni vaskular shkaktohet nga mikrokristale të kolesterolit.

Calciphylaxis. Një sindromë e rrallë por e rrezikshme, e karakterizuar nga kalcifikimi i vazave të gjakut, e për pasojë shfaqjen e një ulçere progresive e të dhimbshme.

Vaskuliti nekrotizues. Përfshin një seri çrregullimesh që shkaktojnë pezmatim të mureve të vazave të gjakut.

Ndryshim i hemostazës. Një grup çrregullimesh të karakterizuar nga aktivizimi i dëmtuar i trombociteve, me dëme në muret e vazave të gjakut.

Siç e pamë janë të shumtë proceset që shoqërojnë nekrozën e lëkurës, dhe kjo është arsyeja që diagnoza rezulton komplekse./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago