ORL

Marramendja spazmatike pozicionale, simptomat dhe trajtimi

Për marramendjen kemi folur në artikullin e mëparshëm (lexo këtu) dhe shkaku më i shpeshtë në bazë të këtij çrregullimi është ai spazmatik pozicional beninj, (BPPV). Le ti shohim termat një e nga një:

Marramendja është termi që identifikon ndjesinë sikur gjithçka përreth rrotullohet.

Spazmatik pasi marramendja shfaqet në formën e sulmeve të shkurtra

Pozicional pasi marramendja është shkaktuar nga një pozicion i caktuar i kokës ose trupit.

Beninj, që do të thotë se nuk është kërcënim për shëndetin.

Sigurisht që prek persona të çdo moshe, por më e shpeshtë është tek ata mbi 60 vjeç dhe karakterizohet nga sulme intensive dhe të shkurtra të marramendjes kur trupi apo koka janë të orientuar në një drejtim të caktuar, si për shembull kur ri shtrirë apo kur ul kokën poshtë.

SHKAQET

Marramendja spazmatike beninje është mes shkaqeve më të zakonshme të marramendjes.

Mendohet se shkaktohet nga fragmente të vogla apo mbetje (kristale të karbonatit të kalciumi) që shkëputen nga veshja e kanalit të brendshëm të veshit. Këto fragmente në përgjithësi nuk bezdisin, vetëm nëse hyjnë në kanalet e mbushura me lëng të veshit.

Kur koka ndalon fragmentet depozitohen në fund të kanalit: disa lëvizje të kokës megjithatë i projektojnë ato përgjatë kanalit të mbushur me lëng, duke i çuar trurit sinjale të paqarta, që bëhen shkak për marramendjen.

Në brendësi të veshit është një organ shumë i vogël i quajtur labirinthi vestibolar, i formuar nga tre struktura të vogla mjaft të ndërlikuara (kanalet gjysmëqarkulluese) që mbajnë sensorët limfatikë që kontrollojnë rrotullimin e kokës.

Struktura të tjera në brendësi të veshit (otolitët) kontrollojnë lëvizjet e kokës, pozicionin e kokës në lidhje me gravitetin. Otolitet përmbajnë kristale dhe na bëjnë të ndjeshëm ndaj gravitetit.

Për arsye të ndryshme këto kristale mund të zhvendosen dhe nëse kjo ndodh shkojnë deri tek një nga kanalet gjysmëqarkulluese, sidomos nëse jeni në pozicionin shtrirë. Kanali gjysmëqarkullues bëhet i ndjeshëm nga pozicioni i kokës që normalisht nuk i kushtojmë vëmendje dhe ndodh kështu marramendja.

Faktorët e rrezikut
Marramendja spazmatike beninje mund të shfaqet pa asnjë shkak të dukshëm, ose si pasojë e:
Infeksioneve të veshit
Kirurgjisë në vesh
Trauma të kokës
Pushimi për një kohë të gjatë në shtrat.

SIMPTOMAT

Marramendja pozicionale përbëhet nga sulmet marramendëse
Të shkurtra (nga disa sekonda në disa minuta)
Intensive,
Të vazhdueshme.

Në përgjithësi, mes simptomave të lidhur me të janë:

Ndjesia që gjithçka që të rrethon lëviz ose nis të rrotullohet
Ndjesia sikur e keni kokën më të lehtë se zakonisht
Pasiguri në lëvizje
Humbje të ekuilibrit
Shikim të mjegullt, e lidhur me ndjesinë e të pasurit marrje mendsh
Nauzea dhe të vjella (rrallë)
Nistagmus (ndjesia sikur sytë lëvizin në mënyrë të pakontrolluar)

Simptomat nxiten nga lëvizje specifike si:
Rrotullimi apo të ktheni kokën poshtë, anash apo pas
Të shtriheni
Të rrotulloheni në pozicionin shtrirë
të përkuleni.

Për një diagnozë të mirë përjashtuese, apo dallim nga shkaqet e tjera, duhet të vini re se kjo formë marramendje:
Nuk shkakton marramendje të vazhdueshme pavarësisht lëvizjeve,
Nuk ndikon në dëgjim
Nuk shkakton simptoma neurologjike si të fikët, dhimbje koke, mpirje apo vështirësi në të folur.

KUR DUHET TE SHKONI TE MJEKU

Këshillohet të telefonin mjekun tuaj kur të keni marrje mendsh në veçanti:

Nauzea dhe të vjellat janë përkeqësuese
Shfaqen tringëllimat në vesh
Episodet vijojnë me frekuencë të lartë.

Duhet ti drejtoheni urgjencës në rast e:

Të fiktit
Simptomave të lidhura me sistemin nervor qendror (vështirësi në lëvizje, të folur, koordinim, shikim)
Dhimbje të forta koke, ndryshe nga zakonisht
Ngurtësi të qafës dhe temperaturë (shenja këto të meningitit)
Shpim të trupit
Traumë

Në prani të këtyre simptomave shkaku mund të jetë i ndryshëm dhe nevojitet një vëmendje e menjëhershme mjekësore.

DIAGNOZA

Mjeku fillimisht do të kërkojë historikun e pacientit dhe një ekzaminim fizik të veshit për të përcaktuar diagnozën. Në varësi të simptomave mjeku mund të kërkojë dhe një rezonancë magnetike për të përjashtuar neuromat akustike ose forma të tjera të dëmtimit që mund të shkaktojnë marramendje.

TRAJTIMI

Ashtu si neuriti vestibular marramendje spazmatike beninje kalon shpesh pa një trajtim pas disa javësh ose muajsh. Mendohet se fragmentet e vogla në kanalin e veshit që shkaktojnë marramendjen rrëshqasin apo ngecin në vende që nuk arrijnë të bezdisin. Ndonjëherë BPPV mund të zmbrapset vetë.

Deri në trajtimin e tij pacienti duhet të çohet ngadalë nga shtrati, të shmangë aktivitete që kërkojnë të shohësh lart, si kërkimi në rafte etj.

Marramendja pozicionale mund të trajtohet përmes një procedurë që queht manovra Epley.

Kjo manovër kërkon ekzekutimin e katër lëvizjeve të pavarura të kokës, në mënyrë që të spostohen fragmentet në origjinë të sindromës në pika ku nuk shkaktojnë më sindroma. Testi për çdo pozicion zgjat të paktën 30 sekonda. Gjatë lëvizjeve personi mund të ketë disa marramendje. Simptomat përmirësohen pas manovrës dhe pse shërimi komplet do të dojë disa javë. Manovra Epley nuk është një kurë afatgjatë por e nevojshme ta ndiqni shpesh.

Ushtrimet Brandt-Daroff

Nëse manovra Epley nuk pështë e praktikueshme në rast se ka probleme të qafës apo kurrizit, janë ushtrimet Brandt-Daroff, një seri lëvizjshme që mund ti bëni vetë, pas shpjegimit të mjekut. Këto ushtrime përsëriten 3-4 herë në ditë për dy ditë rresht.

Manovra e Gufonit
Së fundmi po përdoret si alternativë dhe është mjaft efikase ajo që quhet Manovra e Gufonit, më e thjeshtë dhe që ka tolerancë. Shihni videon. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago