Psikologji

PSIKOLOGJI/ Ankthi tek fëmijët dhe si mund t’i ndihmojmë

Ankthi është një përgjigje normale ndaj diçkaje që merret si një rrezik apo kërcënim. Kur një person provon një frikë të jashtëzakonshme flasim për shqetësimin e ankthit. Por si mund ta reduktojmë atë tek fëmijët?

Më poshtë do të flasim për ankthin fëminor dhe këshillat më të mira që të ndihmoni të voglin të kalojë ankthin dhe të mos e çojë në zhvillimin e çrregullimeve psikologjike.

ÇFARË ËSHTË ANKTHI?

Ankthi është një emocion thelbësor. Të gjithëve na ka ndodhur të provojmë ankth. Qoftë në një provim në shkollë, në një itnervistë pune që e kemi dashur shumë.

Rreth moshës 2-3 vjeç fëmijët nisin të kenë frikë që gjeneron ankth. Një monstër jeton poshtë krevatit? Çfarë do të ndodhte nëse do më vdisnin prindërit? Po të hynte një hajdut në shtëpi?

Edhe të hipësh në biçikletë dhe frika se mos bie mund të prodhojë ankth. Problemi lind kur kjo ndjesi është kaq e fortë dhe e jastëzakonshme saqë transformohet në një shqetësim.

SIMPTOMAT E ANKTHIT TEK FËMIJËT

Për ata fëmijë që përjetojnë frikën e tyre në mënyrë të tepruar nuk arrijnë të menaxhojnë ankthin e tyre, dhe kështu në mënyrë të padëshirueshme ankthi mund të bëhet “shok” i jetës. Le të shohim së bashku simptomat e mundshme të ankthit tek fëmijët:

Dhimbje e shpeshtë koke apo stomaku pa asnjë arsyetim nga ana mjekësore.
Muskuj të tendosur, ethe dhe djersitje e tepërt
Shqetësime të gjumit që përfshijnë edhe pagjumësinë
Ndjeshmëri ekstreme dhe ankth i dukshëm, që shfaqet përmes të qarës
Shpërthim zemërimi pa asnjë arsye të dukshme
Humori i keq
Frikë e tepërt se bën gabime
Sulme paniku
Fobi dhe frikë e ekzagjeruar: fëmija shfaq frikë ekstreme, për shembull ndaj kafshëve apo fenomeneve natyrale, si stuhia.
Frikë se nuk e duan
Nuk do të shkojë në shkollë dhe as të hajë atje, apo të përdor tualetin e institucionit
Kërkon miratimin konstant të prindërve
Pyet vazhdimisht “Çfarë do të ndodhte nëse…?”
Ka ndjesinë se nuk mund të bëjë gjëra që ende nuk i ka provuar ti bëjë

Siç mund ta shihni simptomatologjia mund të mbivendoset ndaj problemeve të tjera, siç është dhe bulizmi në shkollë. Nëse dyshoni se fëmija juaj vuan nga ankthi, mos hezitoni të konsultoheni me specialistë. Askush më mirë se një profesionist nuk është në gjendje të formulojë diagnozën e saktë.

ÇRREGULLIMET E ANKTHIT

Ankthi mund të shfaqet me një sërë shqetësimesh ku më të zakonshme janë:
Fobitë: i vogli provon frikë ekstreme dhe të paarsyeshme për diçka të caktuar, si një kafshë apo një situatë, për shembull nga insektet apo të shkojë te doktori.
Ankthi nga ndarja: Fëmija ka frikë se mos ndahet nga prindërit e tij.
Ankthi shoqëror: fëmija provon gjendje ankthi kur gjendet në një vend ku ka një prani të madhe njerëzish, si shkolla apo një qendër tregtare.
Sulmet e panikut: fëmija djersit, dridhet ka të përzierja, kë vështirë në frymëmarrje dhe zemra i rreh shpesh në prani të një situate që nxit një frikë intensive.
Ankth i përgjithshëm: fëmija është i shqetësuar nga gjithçka që e rrethon.

KËSHILLA PËR TË REDUKTUAR ANKTHIN TEK FËMIJA

Ndihmoni fëmijën të përballen me frikën e tyre

Sigurisht që reagimi i parë i prindërve është të shmangin aktivitetet që krijojnë ankth tek fëmija i tyre. Mos e bëni këtë! Fëmijët tuaj duhet të mësojnë përballen me frikërat e tyre. Në të kundërt vetëm do të shmangni problemin dhe për pasojë të zgjasni ankthin e tyre në kohë.

Jepni një shembull të mirë për të reduktuar ankthin tek fëmija

Fëmijët shohin prindërit e tyre për të matur sjelljen e tyre për tu përshtatur në situata të caktuara. Tregojuni atyre që jeni të aftë të kontrolloni emocionet tuaja, edhe kur përballeni me situata që gjenerojnë ankth. Le të jeni ju pasqyra ku fëmijët tuaj shohin veten!

Flisni me fëmijën tuaj

Nëse e dini se fëmija juaj duhet të përballet me një situatë që i shkakton ankth më parë flisni me të. Nuk është njësoj të përballesh me një frikë pa e ditur se cfarë të pret para se ta dish. Njohja paraprakisht se çfarë do të ndodhë mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit tek fëmija.

Tregoni ndjenjat tuaja për të reduktuar ankthin e fëmijës

E rëndësishme është të tregoni empati, pra ti dëgjoni pa i gjykuar. Për të pasur besimin e fëmijës tuaj, mund të hapni zemrën tuaj dhe të tregoni se çfarë po ju ndodh. Ndarja e emocioneve tuaja me ta i bën dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë me ju.

Kërkoni ndihmën e një profesionisti

Nëse ankthi i fëmijës tuaj bëhet intensiv sa i pengon ata të bëjnë një jetë normale, duhet ti drejtoheni specialistit. Psikologu do të ndihmojë fëmijën në përballimin e frikës dhe do të kërkojë identifikimin e shkakut. Ankthi tek fëmijët është një fenomen i zakonshëm tek fëmijët më shumë se sa mendoni. Ashtu si të rriturit edhe ata ndonjëherë ndjehen të kërcënuar nga ajo që i rrethon. Pasiguria sjell frikë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago