Hematologji

Trombocitemia esenciale, shkaqet dhe trajtimi

Trombocitemia esencial është një çrregullim jo i zakonshëm kur trupi prodhon shumë trombocite të gjakut. Kjo gjendje mund tu bëjë të ndjeheni të lodhur, dhimbje koke dhe ndryshime në shikim. Gjithashtu rrit rrezikun për mpiksjen e gjakut.

Trombocitemia esenciale është më e zakonshme tek njerëzit mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet dhe tek më të rinjtë. Ajo është disi më e zakonshme tek gratë.

Fatkeqësisht trombocitemia esenciale është një sëmundje kronike pa kurë. Nëse keni një formë të butë të sëmundjes mund të mos keni nevojë për trajtim, por nëse keni një formë më të rëndë mund tju duhen ilaçe që ulin numrin e trombociteve, hollojnë gjakun apo të dyja bashkë.

SHKAQET

Trombocitemia esenciale është një lloj çrregullimi kronik mieloproliferativ. Kjo do të thotë se palca e eshtrave, indet e buta brenda kockave, prodhojnë shumë nga një qelizë e caktuar. Në rastin e trombocitemisë esenciale palca e kockave prodhon më shumë qeliza që krijojnë trombocitet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkakton atë. Por 90 % e njerëzve me këtë çrregullim kanë një mutacion gjenetik të fituar që ndikon në këtë sëmundje.

Trombocitet bashkëpunojnë për të ndihmuar në mpiksjen e gjakut. Normalisht, mpiksja e gjaku ndalon gjakderdhjen kur dëmtohet një venë, si për shembull kur priteni.

Një numër normal i trombociteve varion nga 150.000 në 450.000 për mikrolitë gjak. Ndërsa personi që ka trombociteminë esenciale ka më shumë se 450 000 trombocite për mikrolitër gjak.

Për më tepër, trombocitet e tepërta nuk funksionojnë normalisht, duke çuar në mpiksje apo gjakderdhje jonormale.

Nëse një gjendje e caktuar si infeksioni apo mungesa e hekurit shkakton numër të lartë trombocitesh quhet trombocitemia reaktive, apo sekondare . Trombocitet sekondare shkaktojnë një rrezik më të vogël të mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes se sa trombocitemia esenciale.

KOMPLIKACIONET

Personat e moshuar me trombocitemi esenciale janë në rrezik komplikacionesh. Edhe njerëzit që kanë pasur mpiksje gjaku apo gjakderdhje më herët të lidhura me një sëmundje të caktuar gjithashtu janë në rrezik.

Mpiksja jonormale e gjakut për shkak të trombocitemisë esenciale mund të çojë në komplikacione serioze përfshi këtu:

Goditje në tru. Një mpiksje që bllokon qarkullimin e gjakut në tru dhe që shkakton goditje në tru. Nëse keni shenjat e goditjes në tru, kontaktoni menjëherë mjekun.

Sulm në zemër. Mpiskja e gjakut pengon qarkullimin e tij në zemër duke shkaktuar infarkt.
Gjakderdhje e tepërt. Kjo mund të shfaqet si gjakderdhje nga hunda apo nga goja.
Në raste shumë të rralla, trombocitemia esenciale mund të zhvillohet dhe të sjellë sëmundje kërcënuese për jetën siç është leucemia akute mielogjene apo mielofibroza.

SIMPTOMAT

Mund të mos keni ndonjë simptomë të dukshme të trombocitemisë esenciale. Shenja e parë që mund të keni mund të jetë mpiksja e gjakut. Ato mund të zhvillohen kudo në trup, por trombocitemia esenciale ndodh më shpes në tru, duar e këmbë.

Shenjat dhe simptomat varen nga forma e mpiksjes. Ato përfshijnë:
Dhimbje koke
Marramendje
Dhimbje gjoksi
Dobësi muskulare
Ndryshim të përkohshëm të shikimit
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar e këmbë
Skuqje, dridhje dhe dhimbje si kur i ke djegur duart e këmbët (eritromelgjia)

Kur duhet të shkoni tek doktori?

Nëse keni shenjat ose simptomat e një sulmi ishemik ose goditje në tru, si mpirje ose paralizë të një ane të trupit tuaj.
Nëse keni shenja dhe simptoma të një sulmi në zemër, të tilla si dhimbje shtrënguese në gjoks që zgjat më shumë disa minuta, një dhimbje që shtrihet në shpatulla, shpinë, krahë, dhëmbë ose nofulla dhe djersitje.
Nëse keni shenja apo simptoma të mpiksjes jonormale të gjakut apo gjakderdhje.

DIAGNOZA

Nëse numri i trombociteve është mbi 450.000 për mikrolitër gjak, mjeku do të vlerësojë gjendjen. Ai do të përjashtojë të gjitha shkaqet e tjera për të konfirmuar diagnozën e trombocitemisë esenciale.

Analizat e gjakut
Mostrat e gjakut do të kontrollohen për:
Numrin e trombociteve
Madhësinë e trombociteve
Aktivitetin e trombociteve
Të meta gjenetike specifike, si mutacionet gjenetike JAK2, CALR apo MPL
Nivelet e hekurit
Shenjuesit e inflamacionit

Analizat e palcës së kockave
Mjeku mund tju kërkojë:

Aspirimin e palcës së kockave. Mjeku përmes një gjilpërë do të përthithë një sasi të vogël ulëng nga palca kockore që më pas do të ekzaminohet në mikroskop për qeliza anormale.

Biopsia e palcës së kockave. Mjeku mund të marr një mostër të indit të fortë të palcës kockore përmes një gjilpëre. Ajo më pas do të ekzamimohet në mikroskop për të parë nëse palca kockore ka një numër më të lartë se normalja të qelizave të mëdha që bëjnë trombocitet.

TRAJTIMI

Dhe pse nuk ka një kurë për trombociteminë esenciale, ka disa trajtime në dispozicion. Jetëgjatësia është normale pavarësisht sëmundjes.

Trajtimi i trombocitemisë esenciale varet nga rreziku që keni për mpiksjen e gjakut apo episode gjakderdhje. Nëse jeni më i ri se 60 dhe nuk keni shenja apo simptoma, thjesht duhet të bëni kontrolle periodike mejkësore.

Mjeku do ju përshkruajë mjekime në rast se:
Jeni më shumë se 60 vjeç dhe keni pasur më parë mpiksje gjaku apo goditje në tru
Keni faktorë të rrezikut kardiovaskular, si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Ilaçet

Mjeku mund tju sugjerojë një nga ilaçet e mëposhtme, ndoshta bashkë me një dozë të ulët aspirine, për të reduktuar numrin e trombociteve apo mpiskjen e gjakut.

Hydroxyurea (Droxia, Hydrea). Ky ilaç është supresues ndaj palcës së kockave që prodhojnë qelizat e gjakut përfshi dhe trombocitet. Efektet e saj anësore janë të lehta dhe përfshijnë nauzea, humbje flokësh, zbardhje të thonjve dhe ndonjëherë ulcer të gojës ose të këmbëve.

Mjeku do të monitorojë gjakun dhe funksionin e mëlçisë. Ekziston shqetësimi se përdorimi afatgjatë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të leuçemisë akute mielogjene.

Anagrelide (Agrylin). Ndryshe nga hydroxyurea, anagrelide nuk lidhet me rritje të rrezikut të leuçemisë por nuk konsiderohet efektive. Efektet anësore të saj përfshijnë probleme me zemrën, dhimbje koke, nauzea dhe diarre dhe mbajtje të lëngjeve.

Interferon alfa (Intron A) ose peginterferon alpha-2a (Pegasys). Këto ilaçe bëhen me injeksion dhe shkaktojnë efekte anësore më të rënda se hydroxyurea apo anagrelide. Por janë zgjedhja më e mirë për disa njerëz. Efektet anësore mund të përfshijnë simptoma si të gripit, konfuzion, të vjella, depresion, diarre, nervozizëm dhe përgjumje.

Procedurat e emergjencës
Ekziston një procedurë mjekësore që quhet feresa e trombociteve dhe që përdoret vetëm në rastet e emergjencës, si pas një goditje në tru apo mpikjse të tjera të gjakut të rrezikshme. Ajo ul përkohësisht numrin e trombociteve. Një gjilpërë e lidhur me një tup lejon gjakun të kalojë përmes një pajisjeje ku hiqen trombocitet, pas të cilës gjaku rikthehet sërish në trup./ MeMjekun.com

Burimi: mayoclinic.org

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago