Sëmundje infektive

Gripi i këtij sezoni, si ta dallojmë nga ftohja dhe këshillat e duhura

Gripi është një sëmundje respiratore ngjitëse, e shkaktuar nga viruset e gripit dhe që në vendin tonë shfaqet në muajt e ftohtë, dhe pse ka raste që ndodh jashtë kësaj periudhe.

Simptomat karakteristike të gripit të këtij sezoni janë si ato të stinës së shkuar:
Temperaturë e lartë e papritur
Kollë e thatë dhe bezdisëse
Dhimbje koke
Lodhje dhe dobësi
Dhimbje muskulare dhe kyçesh
Dhimbje barku
Diarre, nauzea e të vjella (sidomos tek fëmijët)
Dhimbje fyti
Tështima dhe hundë të bllokuara
Humbje oreksi
Vështirësi në gjumë

Që nga shfaqja e simptomave të para mund të ketë dhe shfaqje klasike të ftohjes, si rritje të sekrecioneve të hundës, djegie dhe lotim sysh. Simptomat kanë tendencën të zhduken në harkun e 5-7 ditëve maksimumi (pak më shumë tek dëmijët), por lodhja dhe kolla mund të zgjasin më gjatë.

PËRDITËSIMET E ISHP-SË
Sipas raportit të ISHP-së për javën e parë të shkurtit, 1664 (54%) nga 3077 mostra të marra nga survejnca sentinel janë konfirmuar me virusin e gripit nga të cilat 65% ishin të tipit A dhe 35% mostra të tipit B. Nga nëntipizimi i viruseve të tipit A, rezultojnë nëntipet A(H1N1)pdm09 (64%) dhe A(H3N2) (36%).Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A (69%) krahasuar me vi-ruset e tipit B (31%).

SIMPTOMAT

Periudha që nga marrja e virusit deri në shfaqjen e simptomave (inkubacioni) zgjat nga 1-4 ditë, por mesatarja është dy ditë.

Kohëzgjatja është 7 ditë tek të rriturit e deri në 10 ditë tek fëmijët. Ata që janë me grip shpesh shfaqin të gjitha ose disa prej simptomave të mëposhtme.

Lexo edhe- Stina e virozave, çfarë duhet të dimë për ftohjen

Temperaturë (e rëndësishme është të vërehet se jo të gjithë të prekurit e kanë)
Ethe
Kollë
Dhimbje fyti
Hundë që rrjedhin apo të bllokuara
Tështima
Dhimbje muskulare dhe kyçesh
Dhimbje koke
Reduktim të oreksit
Lodhje ekstreme

Disa persona mund të kenë të vjella dhe diarre, që më shumë janë të përhapura tek fëmiëjt.

Ndryshe nga gripi, ftohja mund të ketë karakteristika lehtësisht të ndryshme

Fillon gradualisht,
Prek kryesisht fytin dhe hundën
Shkakton një gjendje jo të mirë shëndetësore, por shpesh nuk kërkon regjim shtrati.

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Duhet të shkoni në urgjencë ose tek mjeku nëse keni këto simptoma:

Vështirësi në frymëmarrje
Buzë të kuqe ose mavi,
Dhimbje apo ndjesi presioni në gjoks dhe bark
Marramendje të papritur
Gjendje konfuzioni
Të vjella të forta e të vazhdueshme
Konvulsione
Simptomat e paragripit që duken sikur shërohen, por më pas rikthehen të shoqëruar me një temperaturë më të lartë dhe dhe përkeqësim të kollës.

RREZIQET

Gripi është i paparashikueshëm dhe serioziteti i saj mund të ndryshojë nga një stinë në tjetrën dhe sipas faktorëve të ndryshëm, mes të cilëve kujtojmë:

Lloji i virusit (agresiviteti, prania dhe përhapja në vitet e shkuara,… )
Pjesëmarrja në fushata vaksinimi
Aftësia e vaksinës anti-grip për të luftuar saktësisht virusin që shkakton sëmundjen.

Pjesa më e madhe e personave që sëmuren kanë simptoma të lehta dhe nuk kan ëneovjë për ndihmë mjekësore apo ilaçe antivirale, dhe shërohen në më pak se dy javë. Por ka dhe persona të tjerë që kanë një rrezik më të madh për të pasur komplikacione dhe që kërkojnë shtrimin në spital.

Polmoniti (për shembull nga pneumokoku, infeksioni i të cilit është favorizuar nga kontaminimin gripal) bronshiti, sinuziti dhe infeksioni i veshit janë të gjitha shembuj të komplikacioneve të shpeshta të sëmundjes, që përveç të tjerash përkeqëson problemet e sëmundjeve kronike.

Për shembull, kush vuan nga astma mund të ketë sulme më të shpeshta e më të rënda,
Kush vuan nga pamjaftueshmëria kardiake kronike mund të shfaqë përkeqësim.

DIAGNOZA

Përveçse virusit të gripit gjatë stinës së dimrit qarkullojnë dhe shumë viruse të tjera respiratore, në gjendje të shkaktojnë simptoma të ngjashme. Mes tyre janë rinoviruset (që shkaktojnë ftohjen) dhe virusi sinkytial respirator (RSV), shkaku më i shpeshtë i sëmundjeve respiratore të rënda tek fëmijët dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Ky është ndryshimi mes ftohjes dhe gripit?

Gripi dhe ftohja e zakonshme janë të dyja sëmundje respiratore, por ama të shkaktuara nga viruse të ndryshme. Këto dy sëmundje kanë simptoma të ngjashme, prandaj mund të jetë e vështirë të kuptosh ndryshimin duke u bazuar vetëm në to. Në përgjithësi gripi është më i rëndë dhe simptomat si temperatura, dhimbjet muskulore, lodhja dhe kolla e thatë shfaqen me frekuencë më të shpeshtë dhe më intensive.

Kush e ka të ftohtë zakonisht ka hundë që rrjedhin apo të bllokuara, zakonisht nuk sjell probleme të reënda për shëndetin si polmoniti apo infeksionet bakteriale dhe nuk kërkon shtrim në spital.

Të dy infeksionet pra kanë të përbashkët një pjesë të simptomatologjisë dhe prandaj mund të jetë e vështirë ti ndash bazuar vetëm në to.

TRAJTIMI

Pjesa më e madhe e personave të prekur kanë simptoma të lehta dhe nuk është nevoja të shkoni tek doktore apo të merrni ilaçe. Nëse keni simptomat e infeksionet dhe bëni pjesë në grupin me rrezik të lartë duhet të shkoni te mjeku i familjes.

Disa persona janë më në rrezik se të tjerët për të pasur komplikacione të rënda të gripit. Mes tyre kujtojmë:
Fëijët e vegjël
Të moshuarit mbi 65 vjeç
Gratë shtatzëna
Ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Do të jetë mjeku kurues që do të vendosë trajtimin e nevojshëm.

PYETJET MË TË SHPESHTA PËR GRIPIN

Cilat janë simptomat e gripit?
Gripi në përgjithësi karakterizohet nga prania e menjëhershme e tre simptomave kyçe: temperatura e lartë që shfaqet papritur, të paktën një nga simptomat respiratore (kollë, dhimbje fyti, bllokim hundësh), të paktën një nga simptomat sistemike (dhimbje muskulare apo kyçesh, dhimbje koke..)

Sa zgjat?

Zgjatja maksimale 7 ditë për të rriturit e deri në 10 ditë për fëmijët, por simptoma të tjera mund të zgjasin më gjatë (kolla, lodhja etj….)

Çfarë duhet marrë në rastin e gripit?

Duke qenë se është një sëmundje virale, marrja e antibiotikëve në përgjithësi është e panevojshme. Rekomandohet vlerësimi me mjekun apo farmacistin për të marrë ilaçe simptomatike për të lehtësuar simptomat dhe të prisni që patologjia të ndjek rrugën e saj natyrale.

Çfarë duhet të hamë

Aspekti më i rëndësishëm është ushqimi gjatë periudhës së gripit, ku duhet pasur parsysh një hidratim korrekt, përmes konsumit të ujit, supërave me perime apo pulë, kufizimit të sheqernave dhe pijeve me bazë kafeinën për shkak të efektit të tyre diuretik.

Sa duhet të rrimë në shtëpi nëse prekemi nga gripi?

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshillon që të qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë nga zhdukja e temperaturës dhe gjatë sëmundjes duhet të dilni vetëm për të shkuar tek mjeku, apo nëse e keni nevojë urgjente. Temperatura duhet të zhduket vetë pa përdorimin e antipiretikëve. Duhet të qëndroni në shtëpi e të mos shkoni as në punë e as në shkollë, as të udhëtoni apo të bëni pazarin, dhe të mos merrni pjesë në shfaqje të ndryshme.

Çfarë duhet të bëjmë nëse kemi grip?

Kur jeni me grip duhet të qëndroni sa më shumë larg të tjerëve për të shmangur infektimin e tyre. Nëse do të duhet të dilni nga shtëpia, për shembull për të shkuar te mjeku, vendosni një maskë, ose mbulojeni gojën me fazoletë kur kolliteni apo tështini. Lani shpesh duart për të shmangur kontaminimin e të tjerëve.

Ilaçet

Simptomat e gripit mund të kurohen me apo pa ilaçe. Ilaçet antivirale mund të lehtësojnë simptomat por nuk e bëjnë pacientin më pak kontaminues.

Nëse patologjia zhvillohet dhe transformohet në infeksion bakterial mjeku mund tju rekomandojë antibiotikë.

A mund të kurohet infeksioni apo simptomat pa ilaçe?

Mund të kurohen pa ilaçe duke ndjekur këshillat e thjeshta të mëposhtme:
Pushoni shumë
Merrni lëngje sa më shumë
Vendosni një lagështues në dhomën tuaj për të marr frymë sa më mirë
Bëni gar gar me ujë të kripur për të lehtësuar dhimbjet e fytit.
Mbulohuni me një batanije të ngrohtë për të ndalur të dridhurat.

A është e sigurtë të marrësh njëkohësisht ilaçet për gripin dhe ilaçe të tjera?

Shumë ilaçe kanë të njëjtën përbërës aktiv. Nëse merrni ilaçe të ndryshme me të njëjtin përbërës aktiv, ekziston rreziku i mbidozës, që potencialisht mund të shkaktojë probleme të rënda. Nëse po trajtoheni me ilaçe të tjera duhet të pyesni mjekun cilat janë ilaçet e sigurta në rastin tuaj.

Çfarë janë antiviralet dhe për se shërbejnë?

Antiviralët janë kompresa, shurup që përdoren për të parandaluar apo kuruar viruset e gripit. Janë aprovuar për tu përdorur tek te rriturit dhe tek fëmijët mbi 1 vjeç. Nëse jeni të ekspozuar ndaj virusit, antiviralët parandalojnë sëmundjen.

A duhet të marrë antibiotik?
Antibiotikët janë për të kuruar infeksionet bakteriale. Nuk shërbejnë ndaj infeksioneve virale si gripi, por disa persona mund të kenë infeksion bakterial dhe mund të kërkohet antibiotik.

Shenjë e infeksionit bakterial janë simptomat e rënda dhe të zgjatura, apo simptoma që duken sikur shërohen por më pas shfaqen më të forta. Nëse mendoni se keni nevojë për antibiotik pyesni mjekun tuaj dhe mos i merrni kurrë sipas kokës suaj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago